El Classico-ja e vlefshme për fazanë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, përfundoi pa fitues në aktin e parë të saj, të zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”.

Në atë që u cilësua edhe finalja e parakohshme e këtij kompeticioni, Barcelona dhe Reali i Madridit prodhuan një 90-minutësh spektakolar, por që u mbyll në barazim 1-1.

Lucas Vasquez shënoi për madrilenët në pjesën e parë, ndërsa Barcelona riktheu baraspeshën në minutën e 57′, me anë të sulmuesit brazilian Malcom.

Në minutat e mbetura, të dy trajnerët tentuan të marrin fitoren, duke hedhur në fushë emra si Messi, Vidal, Bale, e Asensio, të cilët e nisën sfidën nga stoli.

Por pavarësisht rasteve të shumta, asnjë prej skuadrave nuk arriti të gjejë golin e fitores, ndërsa finalisti mbetet për t’u përcaktuar në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel