Koreja e Jugut, kërcënohet me vdekje trajneri i dorëhequr i kombëtares aziatike

29/06/2026 12:18

Policia koreanojugore ka nisur një hetim në lidhje me një kërcënim me vdekje të publikuar online kundër trajnerit të dorëhequr të kombëtares së Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, pas dështimit të këtij ekipi për t’u kualifikuar për në 1/16 e finaleve të Botërorit 2026.

Lajmi bëhet i ditur nga transmetuesit koreanojugor Radio Seoul, sipas të cilit një përdorues i internetit që pohonte se ishte një shtetas amerikan 41 vjeçar publikoi një mesazh në të cilin deklaronte se dëshironte të vriste Hong në aeroportin ndërkombëtar të Incheon kur të kthehet në vend duke i shtyrë autoritetet të vlerësojnë hipotezën e intimidimit dhe të vihen në kërkim të identifikimit të të dyshuarit

Kërcënimi shënon një përshkallëzim të rrezikshëm të zemërimit publik që është përhapur nga platformat digjitale në vendet fizike në të gjithë Korenë e Jugut. Përvec postimit online, reagimi negativ përfshin daljen në qarkullim të një imazhi të manipuluar që sugjeronte se Hong i urdhëroi lojtarët e tij të shpërndahen me të mbërritur ai në aeroport, ndërkohë që në baret dhe restorantet e provincës Gyeonggu ishin vënë paralajmërime ku shkruhet: ‘Ndalohet hyrja e Hong Myung-bo’.

Kjo valë e madhe armiqësie reflekton frustrimin e thellë që ndjenë koreanojugorët pas humbjes 1-0 të skuadrës së tyre ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen e fundit të Grupit A që i shoi përfundimisht shpresat e Koresë së Jugut për të siguruar një vend për në raundin e 1/16 të finaleve të Kupës së Botës.

Top Channel