Ylli brazilian i futbollit, Neymar vijon periudhën e rikuperimit nga një dëmtim, që pritet ta mbajë rreth dy muaj larg fushave të lojës.

Megjithatë gjatë ditës së djeshme ylli brazilian festoi ditëlindjen në Paris, nën shoqërinë e shumë miqve të tij, nga bota e sportit, por edhe e “show-bis”-it.

Ajo që ra në sy gjatë festës së ditëlindjes së brazilianit, ishte fakti se ky i fundit qëndronte thuajse tërë kohës në krah të modeles Elif Aksu.

Çifti kanë qëndruar bashkë thuajse gjatë tërë mbrëmjes, ndërsa shpesh janë parë edhe të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin, ndërsa menjëherë janë ngritur thashethemet për një tjetër romancë të yllit brazilian.

Deri tani asnjë prej palëve nuk ka reaguar ndaj këtij lajmi, ndonëse është ende herët, por në ditët e ardhshme mund të kemi të tjera detaje.

FOTO GALERI
1/40

Top Channel