Gjen mi të gjallë në “milkshake”, klienti padit gjigantin McDonalds (Foto)

07/02/2019 14:02

Një klient i McDonald’s ka paditur markën e famshme pasi pretendon se ka gjetur një mi të gjallë në “milkshake” me çokollatë që kishte porositur.

Kenneth Moyer Jr. thotë se piu shumicën e lëngut para se ta gjente miun brenda gotës.

43-vjeçari nga Ohajo i SHBA-së tani kërkon dëmshpërblim rreth 85 000 dollarë nga McDonald’s.

Klienti pretendon gjithashtu se të nesërmen pasi konsumoi “milkshake” u sëmur dhe ka vjellë gjithë ditën. Menaxheri i pikës ku bleu pijen e ka akuzuar nga ana tjetër se klienti e ka futur vetë miun në gotë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel