Keni një histori suksesi në fushën e teknologjisë, informacionit apo komunikimit, apo keni një ide që doni ta konkretizoni? Gjithçka është e mundur tashmë, sepse edicioni i 7 i “Albanian ICT Awards” sapo ka nisur, për të përfunduar me dhënien e çmimeve në prill të këtij viti.

A jemi ne në gjendje të ndërtojmë një garë, e cila vlerëson në mënyrë të drejtë punën, mundin dhe pasionin e të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave, të cilat mund të jenë zhgënjyer nga realiteti që i rrethon?

Me këtë pyetje mori jetë “ICT Awards”.

“Vetëm duke menduar pozitivisht, duke punuar, ashtu do t’ia dalësh. Por nëqoftëse thua s’kam, nuk bëhët, asnjëherë nuk do të bëhët”, tha Lona Alia, sipërrmarëse.

Ky ishte mesazhi i Lona Aliajt, e cila sot ka kompaninë e saj dhe punon në Silicon Valley. Sfidës së “ICT Awards” mund t’i bashkohet çdo shqiptar, pavarësisht se ku jeton apo punon.

“Kam kënaqësinë që këtë vit të prezantoj 7 kategori të ndryshme të çmimeve. Do të jetë po ashtu ‘Inovacioni i Vitit’, ‘ICT Mobility of the Year’, ‘ICT Diploma Thesis of the Year’, ‘Woman in ICT’. Duam të promovojmë shërbimin publik më të mirë të vitit në Administratën Publike. Çmimi i fundit është ‘Cyber Security’”, tha Kushtrim Shala, bashkëthemelues i “ICT Awards”.

Në këtë aktivitet morën pjesë të ftuar specialë, si nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, apo ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, të cilët theksuan se Tirana po shndërrohet në një qendër graviteti për shqiptarët.

Për të shtatin vit radhazi, partner strategjik i “Albanian ICT Awards” është edhe Fondacioni “Dritan Hoxha”.

“Partneriteti strategjik me Fondacionin ‘Dritan Hoxha’, me televizionin Top Channel, emër pas të cilit ekziston një njeri shumë i madh për ne. Nëse do të kishte një Jeronim de Rada të dytë, Jeronimi i dytë do të ishte Tan Hoxha”, tha Kushtrim Shala, bashkëthemelues i “ICT Awards”.

Top Channel