Zjarr në një apartament në Vlorë, dyshohet për shkëndijë elektrike
Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka, ngjarje e ndodhur të mërkurën e kaluar në fshatin Agonas të Kavajës.
Sipas hetimeve, krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për kalimin e viktimës me zetor në një rrugë mes tokave bujqësore, e cila përdorej nga i dyshuari.
Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se një ditë më parë, në Gjykatën e Durrësit u zhvillua seanca për vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. Rreshka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Seanca u zhvillua pa praninë e familjarëve të të arrestuarit, i cili është baba i tre fëmijëve.
Gjykata i caktoi atij avokat kryesisht, teksa vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës “arrest në burg” për Muhamet Rreshkën, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Top Channel