BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar, sektori i ri me 10 hetues ngre databazën e pavarur për organizatat kriminale
02/09 15:18
Një i moshuar rreth 67 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, por mësohet se forcat e rendit kanë nisur hetimet. Familjarët kanë thënë pranë forcave të rendit se nuk kanë mundur ta shpëtojnë 67-vjeçarin.
Viktima ishte banor i lagjes “Kodër” në Shijak. Dyshohet se i moshuari kishte pasur probleme psikologjike, ndërkohë që familjarët kanë thënë se ai vuante nga depresioni prej disa vitesh.
Top Channel