TopAwards/ “Lejla” është e pakapshme, por Kida arrin 100 javë me “Anderr”

05/02/2019 16:59

jo javë shënoi javën e 164-t për klasifikimin e “The Top List”, ku shumë projekte muzikore nuk kanë mundur ta përballojnë konkurrencën e hyrjeve të reja por disa të tjera po.

Një ndër këngët që ka kaluar çdo pritshmëri është bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, “Lejla”, e publikuar tetorin e vitit 2016-të. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet, kjo këngë vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga ana e publikut, duke e mbajtur atë në klasifikim për 120 javë rresht.

Ndërkohë që “Lejla” ende është e pakapshme dhe e pamposhtur, një tjetër këngë po i afrohet rekordit të saj. Bëhet fjalë për “Anderr” e Kidës, e cila derimë tani ka mbushur 100 javë në klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Kida, e cila sapo ka përfunduar kontratën e saj me shtëpinë diskografike “On Records”, ka goditur në shenjë me këtë prurje muzikore, e cila e ka bërë të pamposhtur ndaj projekteve të reja që futen në klasifikim nga java në javë.

Pavarësisht se dy artistet kanë publikuar projekte të tjera, të cilat gjithashtu gjenden në listën e 100 këngëve më të bukura ta muzikës moderne shqiptare, duket që të preferuara mbeten dy projektet e sipërpërmendura. Dhe sa kohë do vazhdojnë të mbeten në listë, kjo gjë mbetet për t’u parë në javët në vazhdim dhe sigurisht varet nga votat e publikut, i cili sigurisht ka meritën që këto dy projekte janë më jetëgjatët në “The Top List”.

Top Channel