Ndryshe nga kryeministri Rama, i cili e ka vlerësuar si opozitar qëndrimin e Presidentit Meta që kërkon anulimin e projektit të Unazës së Re. Braçe i ftuar në studion e Open” shprehet se e sheh të tepërt rolin e ri që ka marrë Presidenti Meta, që sipas zv/kryeministrit është tekniku i ndërtimit

“Është e tepërt. Është politike dhe partiake. E shoh të tepërt rolin e Presidentit si një drejtues punimesh të një vepre publike. Më duket i tepërt ky rol i ri. Ajo është një vepër publike që mund të kontrollohet për volumin e punimeve dhe vlerën e saj. Prokuroria po heton për tenderat”, tha BBraçe duke këmbëngulur se punimet e Unazës së re duhet të përfundojnë sepse është në interesin e shumicës e njerëzve.

  Unaza e Re, Meta del me qëndrim publik: Të anulohet projekti!

Më tej Braçe ka shtuar se Presidenti nuk mund të flasë me aludime, pasi të gjitha janë të kontrollueshme.

“Presidenti mund të vendosë kufizime sipas Kushtetutës. Por në letrën e tij skishte asgjë të tillë. A ka shkelje të ligjit në këtë projekt?! Ka disa njerëz që thonë që ka. Me këtë çështje merret Prokuroria dhe po merret me të. Qeveria nuk po ndërhyn. Ndërhyrja e Metës është e padobishme”, tha Braçe.

  Rama: Meta, drejtuesi më serioz i opozitës

Top Channel