Tirana dhe Teuta janë ndalur në barazim 1-1 në ndeshjen e parë të javës së 20 të Kategorisë Superiore.

Skuadra durrsake kaloi e para në avantazh në fillim të ndeshjes me anë të Prognit, ndërkohë që ka barazuar brenda 45 minutave Majkëll Ngo për bardheblutë.

Me të njëjtat shifra u mbyll i gjithë 90 minutëshi, duke i humbur ritmin e kryesuesve Teutës që regjistrojnë barazimin e dytë radhazi, ndërkohë që edhe Tirana mbetet në vend të 7 në klasifikim.

Top Channel