
Në orën 17:00, vëmendja e kampionatit shqiptar do të spostohet në Vlorë, ku do të luhet edhe supersfida e javës, pasi Flamurtari vendas do të presë skuadrën e Kukësit.
Vlonjatët vijojnë të kenë probleme financiare dhe nuk marrin paga prej disa muajsh, por ashtu si javën e kaluar ndaj Teutës, futbollistët në fushë treguan se janë profesionistë të vërtetë dhe dhuruan paraqitje dinjitoze.
Nga ana tjetër, presioni mbi Kukësin është shumë më i lartë, pasi ka kryer një merkato spektakolare, veçanërisht në letër dhe pas barazimit të javës së kaluar ndaj Laçit, një tjetër hap fals do të ishte i tepërt për të besuarit e Cungut.
Valdet Rama, Eduart Rroca, Vasil Shkurtaj dhe Olsi Teqja, janë 4 afrimet më të bujshme të verilindorëve, të gjithë emra që i veshin Kukësit petkun e pretendentit kryesor për titull, por për ta bërë këtë, duhen marrë 3 pikët në Vlorë.
Top Channel