Mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, Bashkia e Tiranës kënd lojërash në Vaqarr

02/02/2019 10:36

Krahas punës për të ndërtuar hapësira rekreative dhe argëtimi për të vegjlit në çdo lagje të qytetit, Bashkia e Tiranës po i kushton një rëndësi të veçantë edhe zonave periferike dhe rurale, në mënyrë që të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët.

Fotot e mëposhtme janë marrë pikërisht nga puna që po kryejnë ndërmarrjet e Bashkisë Tiranës për ndërtimin e një hapësire të dedikuar plotësisht fëmijëve në Njësinë Administrative Vaqarr.

Këndi rekreativ do të ketë module lojërash për fëmijë si dhe do të ofrojë mundësi për të kaluar kohën e lirë edhe më të rriturit. Bashkia e Tiranës ka ndërtuar deri tani 40 kënde lojërash në gjithë Tiranën, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se kryeqytetit do ti shtohet një kënd lojërash në çdo muaj.

Top Channel