Në Itali pas eliminimit nga Kupa kampionët në fuqi i rikthehen Serisë A, ku bardhezinjtë do të masin forcat në Torino me Parmën.

Takimi është programuar në orën 20:30 dhe skuadra emiliane zbret në fushë e qetë dhe pa kurrfarë presioni, për më tepër ekipi i Alegrit ka hasur vështirësi, pa harruar gjithashtu edhe faktin që Cristiano Ronaldo është disi jashtë forme.

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, Napoli ka një mundësi të mirë për t’u rikthyer te rruga e fitoreve, teksa do të presë në orën 18:00 në “San Paolo” Sampdorian, ndërsa takimi që çel Javën e 22 në kampionatin italian luhet që në orën 15:00, kur Empoli do të ndeshet në Castellani me Chievo-n.

Top Channel