E premte, 01 Shkurt 2019
17:36
Ervin Kurti: Kam fjetur në një krevat me shumicën e VIP-ave, madje edhe me…

Gazetari i njohur Ervin Kurti ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të zbuluar më shumë nga puntata e parë e “E Diell”, që nis këtë të dielë në ekranin e Top Channel.

17:33
Katari shkruan historinë: kampion i Azisë!

Katari ka arritur që të fitojë titullin e tij të parë të madh ndërkombëtar pasi fitoi 3-1 ndaj Japonisë në finalen e Kupës së Azisë, kompeticion që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

16:56
Në pishinë me Jem Wolfie (Foto)

Modelja australiane Jem Wolfie ka treguar të pasmet në foton e saj më të re të postuar në Instagram.

16:46
Basha: Dako është shëmbëlltyra e regjimit që sundon vendin

Lulzim Basha deklaroi nga Durrësi se Vangjush Dako është shndërruar në “shëmbëlltyrën e regjimit që sundon sot Shqipërinë”.

16:43
Dilemat e programit ekonomik të PD-së. Një ekspertizë nga Besart Kadia

E premtja ishte një ditë intensive politike, por ajo që ra më shumë në sy ishte pikërisht programi ekonomik i Partisë Demokratike, një program politik dhe teknik i prezantuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Për të hedhur më shumë dritë, përmes një ekspertize më të detajuar, e për ta bërë më të thjeshtë për publikun, i ftuar në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Besart Kadia, ekspert ekonomie.

16:15
Pas aksidentit, Rama shfaqet në…

Pas aksidentit të eskortës së kryeministrit Edi Rama në fshatin Gosë të Rrogozhinës, kreu i qeverisë u shfaq në Rroshnik të Beratit.

16:05
Krijon një makinë prej bore, policët ndalojnë për t’i vënë gjobë (Foto)

Ka shumë vende ku bora “pushton” rrugët gjatë dimrit. Përveç problemeve që shkakton ajo në qarkullim, ka edhe raste kur njerëzit e shfrytëzojnë atë për të punuar rrengje.

15:54
Të fortit të Shkodrës i jepen 6 orë liri. Ja arsyeja

I konsideruar si kreu i një grupi tejet të rrezikshëm kriminal që ka vepruar ndër vite në Shkodër e që mund të jetë një ndër subjektet që do t’i nënshtrohet ligjit famëkeq “41 biss”, ose ndryshe burgut të egër, Safet Bajri doli këtë të premte 6 orë në liri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

15:50
Renato Mekolli shuan zërat: Qëndroj në Top Channel për Hell’s Kitchen 2

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social më të ndjekur nga rinia e sotme, Renato Mekolli i ka dhënë fund çdo aludimi të portaleve.

15:26
PD prezanton programin ekonomik, Basha: Konfiskim oligarkëve

Krahas organizimit të protestave, Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për të ardhur në pushtet. Në programin ekonomik të demokratëve listohen 30 masa për të lehtësuar biznesin dhe rritur punësimin.

15:26
Protesta, nuk ka konsensus; Pedagogët takohen me ministren

Ministrja e Arsimit priti në takim mëngjesin e të premtes një përfaqësi pedagogësh, të cilët kishin lënë si afat për plotësimin e kërkesave 1 shkurtin, në të kundërt do të hynin në grevë. Pas 2 orëve diskutim, pedagogët nuk kanë marrë zgjidhje.

15:24
KLP nuk ka zyra! Ibrahimi, letër Kuvendit: Duhen 250 mln lekë

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, se kush është përgjegjës për faktin që KLP-ja nuk ka ende zyrat e veta, përgjigjja e kreut të këtij institucioni të ri të Reformës në Drejtësi, Gent Ibrahimi ishte e qartë: Qeveria!

15:17
Pirateria, bllokohen 3 TV kabllorë. AMA: Vodhën edhe klientët e tyre

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur një kontroll të imtësishëm të transmetimeve të televizioneve kabllore.

15:13
Bie kredia për ekonominë, FMN: Shkak edhe largimi i bankave europiane

Largimi nga Shqipëria i disa bankave me origjinë nga vendet e Bashkimit Europian duket se ka filluar të japë efektet e para negative në ekonomi. Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se tërheqja e grupeve bankare të BE-së ka dëmtuar kreditimin e ekonomisë shqiptare, duke kufizuar ofertën.

15:05
Gripi prek 16 mijë persona. Te fqinjët ka shkaktuar edhe viktima

Ndonëse ende nuk jemi në prag epidemie gripi, çdo javë në vendin tonë raportohen 16 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se, pragu i epidemisë arrin kur numri i të prekurve të jetë 20 mijë çdo javë, e me gjasë, mesi i shkurtit mund të na sjellë në këto shifra.

15:02
Absurdi! Sheriat në Shqipëri; Deputeti holandez kundërshtohet nga bashkëpatriotët

Sheriati duhet të largohet nga Evropa; nën këtë titull, revista e përjavshme Elsevier, sjell qëndrimin e Pieter Omtzigt, deputet holandez dhe anëtar i asamblesë parlamentare të KE, sipas të cilit, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Turqia duhet të distancojnë veten nga Deklarata e Kajros.

14:37
Pa buxhet, Kosova nuk mund të bëjë asnjë pagesë

Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asnjë pagesë buxhetore nga e premtja, për shkak të mosmiratimit të projektbuxhetit për vitin 2019.

14:06
Takimi me pedagogët, Shahini: Bojkoti dhe ultimatumet s’janë mjetet e nevojshme

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit të zhvilluar me Pedagogët. Edhe pse takimi nuk ka prodhuar rezultat konkret e as dakordësi mes palëve, për ministren Arsimit takimi nuk ka qenë një dështim.

13:58
Kosovë, arrihet marrëveshja. Të hënën rifillon shkolla

Pas tri javësh në grevë, shkolla në Kosovë rifillon të hënën. Kjo, pas një marrëveshjeje të arritur mes krerëve të shtetit dhe Sindikatës së Arsimit, detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura.

13:48
Viti i Ri hënor, këtë radhë nën shenjën e derrit

Kur ora të shënojë mesnatën, më 5 shkurt, urime për fat të mirë do të shprehen, fishekzjarret do të shpërthejnë në qiell dhe zarfe të kuqe të mbushura me parà do të këmbehen, ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën do të hyjnë në Vitin e Ri hënor.

13:48
Aksidentohet eskorta e Ramës. Lajmin e jep Berisha

“Eskorta e kryeministrit Edi Rama është përplasur sot me një trajler në aksin Gosë-Rrogozhinë”, ky është pretendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili teksa i referohet mesazhit të “qytetarit dixhital”, qe njofton per aksidentin e ndodhur, duke postuar edhe foto nga vendi i ngjarjes.

13:39
Strakosha, heroi i Lazios në kualifikimin ndaj Interit

Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha ishte heroi i Lazios në kualifikimin drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

13:37
Veliaj: Reforma Administrative një sukses; Zgjedhjet? Të inkurajojmë një fushatë më civile

Kreu i Bashkisë e cilësoi pozitive reformën administrative, e cila krijoi mundësi për shpërndarjen e investimeve edhe në zonat rurale, që me ndarjen e vjetër do e kishin të pamundur financiarisht të përmirësonin kushtet e jetesës për komunitetin.

13:29
Suksesi i Dua Lipës vendos emrin e Kosovës në zemër të Nju Jorkut

Emri i Kosovës është vendosur në sheshin më të njohur në botë, “Times Square” në Nju Jork.

12:58
Serie A kujton bomberin: Gëzuar ditëlindjen ‘Batigol’!

Në ditën e 50 vjetorit të lindjes, bota e futbollit italian ka kujtuar një personazh që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në serinë A, Gabriel Omar Batistutën.

12:55
Spalletti pranë largimit

Ka nisur të kthehet në një parodi kundër tifozëve të Interit, tripleta e trofeve, për të cilën zikaltërit krenohen. Jashtë garës për titullin, jashtë Ligës së Kampioneve në pengesën e parë dhe jashtë Kupës së Italisë, pikërisht atëherë kur mendohej një derbi ndaj Milan.

12:47
Gara për Kryeprokurorin hapet më 15 mars. “SPAK formohet brenda qershorit”

Data 15 mars është caktuar si data për hapjen e garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili do të zëvendësojë Arta Markun, që e mban këtë detyrë përkohësisht . Ka qenë vetë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i cili ka njoftuar vendimin.

12:43
LSI kërkon shkarkimin e prefektit të Beratit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço, denoncoi sot shkeljet dhe presionet ndaj përfaqësuesve të Bashkisë Skrapar.

12:30
“Testamenti i Mitomanit”; Leka Bungo sprovon veten në prozë

Regjisori dhe skenaristi Leka Bungo sprovon veten edhe në prozë. “Testamenti i Mitomanit” titullohet sipërmarrja e tij që vetë autori e quan kapriço në prozë.

12:27
Wake Up/ Kantautori Jon Tarifa: Kënga për vajzën dhe pse zgjodha emrin e gjyshes

Në një interviste në “Skype” kantautori, Jon Tarifa rrëfeu ndjesitë e para kur ai u bë prind i vajzës që e kanë quajtur, Olivia Sofia Tarifa.

12:26
Flamurtari pret Kukësin. Ekipet bëjnë “llogaritë” që do u japë fitoren

Në ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2019 në fushën e tyre, tifozët e Flamurtarit po shpresojnë se rivali i fortë nuk do të pengojë bregdetarët për të marrë 3 pikë jetike për kupat e Europës.

12:25
Wake Up/ Trajneri Stafa: Palestra duhet të fillojë që në fëmijëri

I ftuar në ” Wake Up” trajneri i Crossfit, Edmond Stafa u shpreh se, ushtrimet në palestër nuk njohin kufij moshe.

12:22
Wake Up/ICT Awards vijon tradita me mbështetjen e Fondacionit “Dritan Hoxha”

I ftuar në ” Wake Up” Kushtrim Shala nga ICT Awards tha se, gara mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë dhe inovacionit vazhdon rrugëtimin inovativ duke hyrë në vitin e shtatë.

12:20
Në gjyq për tokën e pallatit; “Ndërtuesi e shiti pjesën time. Jemi në gjyq”

Mosmarrëveshjet midis individëve dhe ndërtuesve janë kthyer në një fenomen shqetësues dhe me pasoja të rënda ekonomike, për shkak të vlerave të konsiderueshme që kanë objektet që nuk merren në dorëzim sipas kontratave.

12:17
Berat/ Përroi që rrjedh me plehra. Kërkohet pastrimi sepse rrezikon të përmbytë toka

Përroi në hyrje të qytetit të beratit është kthyer në një vend depozitim i mbetjeve.

12:16
Salianji: “Kryebashkiaku Dako duke festuar me 7 kriminelë” (Video)

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka postuar një video në Facebook, ku shihet kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duke festuar.

11:59
Haradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohje, ajo nuk është kundër Amerikës por kundër Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga shteti fqinj.

11:59
Alternativa ekonomike e PD, Basha: Shkatërrim oligarkisë, mundësi për të gjithë

Në një takim me të gjitha Shoqatat e Bizneseve dhe Sipërmarrësit që operojnë në Shqipëri, kreu i PD, Lulzim Basha prezantoi alternativën për zhvillim ekonomik. Por së pari, sipas Bashës sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia.

11:56
Maqedoni, shoqërohen në polici disa nga ish ministrat e bujqësisë

Ish- ministra dhe zv. ministra të bujqësisë së Qeverisë së Maqedonisë, sot në mëngjes, pas një aksioni të sektorit për krim të organizuar të MPB-së janë shoqëruar në polici.

11:43
Basha takon shoqatat e bizneseve: Vendi në prag kolapsi

Partia Demokratike organizoi sot një takim me të gjitha Shoqatat e Bizneseve dhe Sipërmarrësit për prezantimin e shtyllave kryesore te programit ekonomik te saj. Në takim morën pjesë Martin Henze, Kryekëshilltar Ekonomik i Grupit Parlamentar të CDU.

11:37
Pedagogët takim me ministren e Arsimit, paralajmërojnë grevë nëse…

Sot ishte dita e fundit kur pedagogët prisnin një përgjigje nga Ministria e Arsimit e më pas do nisnin grevën. Por duket se do presin edhe disa ditë të tjera ndërsa takimi me ministren përfundoi pa rezultat.

11:21
Makinat e së ardhmes. Modelet më inovative shfaqen në Paris

Bugati, Ferrari, por edhe Reno dhe Peugeot…ekspozita concept car dhe automobile design në Paris, prezanton modelet më inovative të automobilëve në botë në një show që i dedikohet tërësisht makinave të së ardhmes.

11:18
Trump: Bisedimet për murin, humbje kohe

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë hetimin e Robert Mueller dhe bisedimet mbi murin në kufirin me Meksikën, në një intervistë për The New York Times.

11:10
Leopardi në arrati, terrorizon qytetin indian

Një leopard ka shkaktuar panik në qytetin indian Jalandhar pasi u end rreth e rrotull për disa orë duke sulmuar banorët, para se të bllokohej…

10:52
Acar në SHBA, Australia përvelohet nga i nxehti

Janë të paktën 21 viktimat e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rajonet qendrore dhe ato të brigjeve lindore janë mbërthyer nga morsa e akullit me temperatura që kanë arritur në -40 gradë nën zero. Në Nju Jork dhe Uashington, mërkuri në termometër ka prekur -14 gradë celcius ndërkohë që era e fortë dhe e acartë ka bërë që perceptimi të jetë akoma më i keq. Problemet në transport dhe aeroporte kanë qenë të shumta.

10:40
Në mars, FIFA rimodelon Botërorin e Klubeve

E ardhmja e futbollit të klubeve mund të ndryshojë në mënyrë rrënjësore të nesërmen e këshillit të FIFA-s, pasi takimi i programuar në mars në Majemi do të prekë shumë turne, mes të cilëve dhe botërorin.

10:26
Italia në recesion; Ekonomia vazhdon të kontraktohet

Italia ka rënë në recesion sipas shifrave zyrtare nga agjencia italiane e statistikave. Të dhënat tregojnë se ekonomia e italisë është kontraktuar për të dytin tremujor radhazi në fund të vitit.

10:08
ARRSH: Të gjitha akset kombëtare janë të hapura. Ja ku kalohet me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në asnjë prej akseve rrugore kombëtare nuk është i bllokuar nga reshjet e borës së ditëve të fundit, e qarkullimi bëhet pa problem.

09:48
Lezhë, qëllohet me armë në zyrat e njësisë administrative Blinishtit

Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri gjatë natës ndaj godinës ku ndodhen zyrat e njësisë administrative në Blinishtit të Lezhës.

09:36
Organizonin “Turizëm lindjesh”, tre të arrestuar në SHBA

Tre persona u arrestuan me akuza për organizimit të “turizmit të lindjes”.

09:15
Gjermani, vritet një 25-vjeçar shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Mësohet se një 25-vjeçar nga Delvina është vrarë më thikë nga një shtetas afrikan.

08:55
Kosnett: Kërkojmë udhëheqje të guximshme në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ritheksoi kërkesën amerikane për heqjen tarifave ndaj mallrave serbe duke nënvizuar se çështja nuk është nëse Kosova ka të drejtë ta vendosë atë por nëse është vendim i mirë për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara.

08:11
Trump gati për tërheqje nga Afganistani nëse arrihet marrëveshje

Presidenti Donald Trump tha se do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani nëse do të arrihet një marrëveshje paqeje me talebanët.

E enjte, 31 Janar 2019
23:07
Rama: Berisha, i marri që hyn në çdo djep e në çdo varr

“Kush fle me qenin, gdhihet me pleshta”. Me këtë shprehje popullore e ka nisur Rama reagimin e tij të shfajësimit për çfarë ndodhi këtë të enjte gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pati një përplasje të ashpër mes kryeministrit dhe opozitës, veçanërisht ish-kryeministrin Sali Berisha.

22:08
A do të kandidojë sërish? Dako: Unë, në krye të fushatës…drejt fitores!

I pyetur drejtpërdrejt nga Eni Vasili në emisionin “Open” të kësaj të enjteje në Top Channel, nëse Dako do të kandidonte për një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Durrësit, ai u shpreh se “në çdo rast, në çfarëdolloj pozicioni, unë do të jem në krye të fushatës elektorale dhe do të garantoj që fitorja të jetë edhe më e thellë sesa në vitin 2015”.

21:46
Kikia në “Open”: Dakon e bëj përgjegjës politikisht; Më shumë faj ka Prokuroria!

“Bandat, ose blejnë votat, ose shantazhojnë njerëzit!” Kështu është shprehur Vangjush Dako, i ftuar këtë të enjte në “Open” nga Eni Vasili, në Top Channel, kur tha se asnjëri prej panelistëve nuk kishte asnjë provë të vetme se ata kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, apo nëse ata kanë marrë përfitime nga ai si kryebashkiak.

21:32
Mori telefonatë nga BIRN, Dako në “Open”: Më vjen mirë që u publikuan përgjimet

I ftuar në “Open” nga Eni Vasili, Vangjush Dako sqaroi përballë panelit të gazetarëve se ka marrë një telefonatë nga “BIRN” përpara dy ditësh, përmes së cilës e njoftonin se do të publikoheshin disa gjëra.

21:20
Dreka e darka të përditshme, Dako në “Open”: S’e mbaj mend Altin Avdylin!

I ftuari i mbrëmjes së të enjtes në emisionin “Open” nga Eni Vasili ka qenë kryebashkiaku i Durrësit prej 3 mandatesh, Vangjush Dako.

20:50
Kosova, miqësore me Danimarkën dhe Gjibraltarin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka lënë mbresa në ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kombeve, duke marrë vendin e parë në grupin e saj, rezultate që kanë entuziazmuar tifozët dhe drejtuesit e federatës.

20:46
Foto nga i ftohti ekstrem në SHBA

Amerika vazhdon të jetë e pushtuar nga një i ftohtë ekstrem, i shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”, që ka marrë deri tani 12 jetë njerëzish dhe e ka ulur temperaturën në nivele rekord.

20:39
“Universiteti është i jemi”, degjeneron në dhunë ngujimi i studentëve në Shkodër

Kamera e “Fiksit” ka filmuar sherrin dhe përplasjen mes studentëve që duan mësim dhe atyre që protestojnë.

20:28
Acari në SHBA, temperatura deri në -32 gradë. Të paktën 12 të vdekur

I ftohti polar që ka gjunjëzuar “Midwest”-in amerikan me temperatura ekstremisht të ulëta, fajësohet për të paktën 12 vdekje. Zyrat shtetërore në Michigan u mbyllën për një ditë.

20:20
Haradinaj nuk heq taksën, Vuçiç i ankohet presidentit amerikan për Kosovën

Aleksandar Vuçiç i çoi në një nivel tjetër ankesat për taksën e vendosur nga Prishtina zyrtare mbi produktet serbe.

20:06
“9” e Vitmar Bashës, koncert bashkë me këngëtaren Marsela Çibukaj

Ai zgjodhi që albumin e tij të fundit ta ndajë me publikun në recitalin me emër “9”. Vitmar Basha, në bashkëpunim me Marsela Çibukajn, vijnë këtë të enjte me muzikë tërësisht shqip në Teatrin e Kukullave.

19:58
Ndotja e frikshme e ajrit mbyll 439 shkolla, mbush spitalet

Një re e çuditshme smogu ka goditur kryeqytetin e Tajlandës këto javë e nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet.

19:00
Martial rinovon me United për një pagë “stratosferike”

Anthony Martial i dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke firmosur një kontratë të re me Manchester United, e cila do t’i garantojë atij 200 mijë paund në javë për 5 sezonet e ardhshme.

18:50
Dita e dytë te “Petro Nini”, mësim në kushte të vështira për studentët e Juridikut

Në ditën e dytë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, studentët e Juridikut po zhvillojnë mësim në kushte jo normale.

18:44
Kriza e qeverisë në Kosovë, Thaçi takon Haradinajn, Veselin, Pacollin e Limajn

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim krerët e shtetit në zyrën e tij, takim që ka përfunduar pasditen e vonë të kësaj të enjteje.

18:39
Shqip në Parlamentin e Shkupit, kryeparlamentari Xhaferi hapi seancën

“Zonja dhe zotërinj, e hap seancën…”. Me këto fjalë, kryetari i Parlamentit maqedonas Talat Xhaferi çeli seancën e parë të këtij institucioni të drejtuar në gjuhën shqipe.

18:38
VIP-at pozojnë me veten, përgjigjja ndaj “sfidës së 10 viteve”

Rrjetet shoqërore mbushen me “sfida” herë pas here, dhe më e fundit quhej “10 year challenge”, apo “sfida e 10 viteve”, ku përdoruesit vinin një foto të 10 viteve më parë dhe një foto të ditëve të sotme, duke treguar ndryshimet.

18:22
Bieta Sulos nuk i shkojnë të ftuarit e sotëm duarbosh, por gabojnë në…

Të ftuarit e kësaj të enjteje të Bieta Sulos ishin 4 personazhë elegantë sipërmarrës, të cilët diskutuan për mashkullin modern të ditëve të sotme në Shqipëri.

17:49
Anëtari i KPK-së, në Prokurori për provimin e anglishtes

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj u paraqit në Prokurorinë e Tiranës pasditen e së enjtes, për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për falsifikim dokumentacioni.

16:55
Vrasja e ish-policit, hetimet janë përqëndruar te hakmarrja

Hetimet për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali, janë përqëndruar te hakmarrja. Për këtë arsye, prokurorët thirrën të japë shpjegime anëtarë të familjes Xhabafti, me të cilët, familja e viktimës ka një konflikt që nga viti 1997.

16:35
“Ja ku pikëtakohet krimi me politikën”. Artan Hoxha flet në “Top Talk”

Edhe e enjtja e emisionit “Top Talk” iu kushtua aktualitetit kriminal në vend. Kemi një situatë që na sjell në vëmendje se në raport me krimin nuk jemi edhe aq në qetësi, pavarësisht statistikave që vijnë herë pas herë për përmirësim apo pakësim të rasteve të krimit. Për këtë çështje, i ftuari i gazetarit Denis Dyrnjaja ishte gazetari Artan Hoxha.

16:29
Kuvend, rrëzohet Bahri Shaqiri, ngrihet Komisioni hetimor për DSIK-në

Me largimin e kryeministrit Rama nga salla, u largua edhe opozita, ndërsa shumica kaloi pas disa orësh në votim pikat e rendit të ditës, pjesë e të cilit ishte edhe ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për certifikatën e sigurisë së zv.ministrit të Jashtëm, Cakaj, dhe DSIK-në.

16:17
Kuvend, miratohet ngritja e Komisionit hetimor për DSIK-në, ja anëtarët

Parlamenti ka votuar me 78 vota pro, pasditen e kësaj të enjteje, ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për DSIK-në.

15:58
Mish i sëmurë në treg; Nga Polonia u përhap në 9 vende të Bashkimit Europian

Mishi i disa lopëve të sëmura, të therura në Poloni, është në qendrën e një skandali që ka përfshirë vendin anëtar te BE-se. Euronews ka mësuar se ky mish është shitur në 9 shtete të tjera të bllokut, përfshirë Francën, Hungarinë, Rumaninë, Finlandën dhe Suedinë. Filmimet e fshehta të televizionit TVN treguan kafshët e sëmura […]

15:54
Humbi mandatin nga “Dekriminalizimi”, ish-deputeti i LSI-së kërkon pagën

Gjykata Administrative çeli procesin për Gledion Rehovicën, i cili kërkon të kthehet në Parlament, të dëmshpërblehet për pagat që nuk ka marrë si deputet përgjatë 13 muajve mungesë, si dhe të dëmshpërblehet për dëmin moral që iu shkaktua nga dekriminalizimi.

15:53
Lëvizje te Partizani/ vjen Hektor Idrizaj, rinovon Kristi Kote

Partizani ka bërë lëvizjet e tij në merkaton dimërore të transferimeve.

15:43
Mbrojtësi Renato Arapi, blerja e radhës e Teutës

Teuta realizon blerjen e saj të tretë në këtë sesion të merkatos së transferimeve në futbollin shqiptar.

15:38
As Inter e as Roma. Conte mohon zerat e merkatos

Emri i Antonio Contes është rishfaqur sërish në zërat e merkatos së transferimeve pasi në orët e fundit ai është përmendur për një kalim të mundshëm te Interi ose Roma. Vetë tekniku italiani i ka mohuar këto zëra duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

15:26
Kontroll falas mjekësor, për të parandaluar kancerin tek gratë

Për herë të parë gratë që kanë kaluar moshën riprodhuese do të depistohen për kancer të qafës së mitrës.

15:21
Kush e bllokon Juridikun? Studentët: Të ngujuarit, anëtarë të forumeve partiake

“Një numër i vogël studentësh kanë marrë në zotërim ambientet ku zhvillohet procesi mësimor, por veç tyre ka të tjerë që janë më të shumtë në numër, në raport me studentët tanë që vijnë nga Fakultetet e tjera, ose persona që s’kanë lidhje fare me arsimin e lartë”.

15:18
Në gjyq për pensionin; 70-vjeçari nga Tropoja zvarritet në dyert e Gjykatës

70-vjeçari Fran Gjonpalaj nga Tropoja prej më shumë se 4 vjetësh endet dyerve të gjykatave në Shkodër për të përfituar pensionin e munguar për shkak të mos njohjes së viteve të punës.

15:09
Korporata e investimeve; Ekspertët skeptikë: Do krijohet borxh jashtëbuxhetor

Nisma e qeverisë për të krijuar një korporatë shtetërore investimesh është pritur me skepticizëm nga ekspertët.

15:04
“SHBA, vizë të kuqe Berishës”. Përplasje e ashpër në Kuvend për Abi Bank dhe VOA

Kuvendi me praninë e opozitës në sallë shpërtheu në debate të forta me akuza deri edhe fyerje. Opozita përdori si argument lajmin e dhënë dje nga zeri i amerikës se në zgjedhjet e 2017 u përdoren grupe kriminale. Kryeministri debatoi ashpër me Bashën ndërsa ish kryeministrit Berisha i përmendi pamundësinë për të udhëtuar në SHBA sepse nuk i japin më vizë.

14:50
Haradinaj nuk lëkundet, vazhdon të mbështesë taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, rikonfirmoi kërkesën e përsëritur të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar tarifën doganore, që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

14:44
Rama tregon bisedën me Shtëpinë e Bardhë

Në sallën e Kuvendit, kryeministri Rama reagoi kundër përgjimeve të publikuar nga VOA, duke theksuar se po përdoret nga “kazani” i Tiranës. Por nga foltorja e Kuvendit ai paralajmëroi edhe një bisedë që pritej të zhvillonte me Shtëpinë e Bardhë.

14:03
Rritet Facebook me më shumë përdorues dhe fitime

Përdoruesit e Facebook kanë vijuar të rriten pavarësisht një serie skandalesh me të dhënat private dhe kritikave për përpjekjet e kompanisë për të luftuar përmbajtjen e dëmshme.

13:52
UNHCR bën bilancin: 2018, më pak refugjatë në Evropë

Një kërkim i dëshpëruar për një jetë më të mirë që shpesh përfundon me vdekje.

13:47
Instrumentet prej akulli “shkrijnë” kufijtë muzikorë në Alpe

Kur Tim Linhart nisi të bënte instrumente nga akulli, ato kishin më shumë gjasa të shpërthenin me një bum, se sa të prodhonin muzikë, por gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë… Sot, artisti i lindur në Shba, drejton një orkestër akulli të muzikantëve lokalë, që janë mbajtur një seri koncertesh në temperatura nën zero, në alpet italiane.

13:45
Përplasja Rama-Berisha, Basha: Shfaqje e një psikiku për të tërhequr vëmendje

Për kryetarin e PD përplasja me tone të ashpra mes Ramës dhe Berishës në sallën e Kuvendit është një shfaqje që prodhohet nga kryeministri Rama me synim që të tërheqë vëmendjen nga gjendja reale e vendit, nga zgjedhjet e vjedhura dhe nga milionat eurot e vjedhura.

13:37
Fluturat monark; Spektakël ngjyrash në Meksikë

Popullata e fluturave ‘monarke’ që kalojnë dimrin në Meksikën qendrore është rritur me 144 % krahasuar me vitin e kaluar.

13:31
Pankina e Di Francescos; Roma i jep afat sfidën me Milanin

Humbja e thellë ndaj Fiorentinës 7-1 në Kupë ka krijuar një lloj përçarje te drejtuesit e Romës.

13:25
Kampionati i NBA; Fitore për Bostonin dhe Dallasin

Vazhdon momenti pozitiv i Bostonit në kampionatin e NBA. Skuadra nga Massachusetts këtë radhë fitoi ndaj Charlotte me rezultatin 126-94 në një sfidë ku Kyrie Irving nuk u aktivizua duke u lënë sërish pushim nga trajneri Brad Stevens.

13:21
Kuvend/ Debate të forta mes Ramës dhe Berishës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur ndërprerjen e seancës plenare pasi deputetët e opozitës “pushtuan” foltoren duke kërkuar vijimin e fjalës së ish-kryeministrit Berisha, i cili po replikonte me tone të ashpra me kryeministrin Rama.

13:20
Futbollisti i zhdukur; Tifozët e Nantës homazhe Salas

Misteri i zhdukjes së futbollistit Emiliano Sala nuk është zgjidhur ende dhe bota e futbollist vazhdon të bëjë homazhe në nder të tij. Kjo u pa edhe përpara fillimit të ndeshjes së kampionatit francez mes Nantës, ish skuadrës së Emiliano Salës dhe Saint Etienne.

13:07
Wake Up/ Niko Komani ia del të “veshë” Encën

Stilisti Niko Komani dhe regjisorja Romina Ruda ishin të ftuar në ” Wake Up” për të na treguar për projektin më të ri që do të jetë një film i shkurtër me 5 kapituj, ku ashtu siç ndodh nëpër botë së fundmi, koleksionet e reja të veshjeve do të reklamohen me anë të videove dhe jo fotografive.

13:06
Rama shpërthen ndaj Berishës: Gruas time dhe familjes time i ha atë që s’thuhet

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha, se Linda Rama ka aksione të “Abi Bank”.

13:01
Wake Up/ Sociologia Entela Binjaku: Ja arsyet pse shqiptarët mashtrohen lehtë!

Sociologia, Entela Binjaku e ftuar në ” Wake Up” tha se arsyet e mashtrimeve sot janë në forma dhe arsye nga më të ndryshmet. Varfëria është faktori kryesor u shpreh ajo.