Në ditën e dytë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, studentët e Juridikut po zhvillojnë mësim në kushte jo normale.

“Disa në këmbë, disa s’janë futur fare. Është ambient i vogël, por po përpiqemi”, tha një student.

“Na kanë thënë se zgjidhja do të jetë e përkohshme, kështu që thjesht të mos jetë shumë afatgjatë, se ju e shikoni vet, nuk janë vendet e mjaftueshme për të gjithë”, tha një tjetër.

“Klasat janë të vogla dhe numri i studentëve është i madh, e sigurisht që ka vështirësi si në të dëgjuar, si në të kuptuar”, u shpreh një tjetër.

Për shkak të klasave të vogla, pedagogët janë detyruar të përsërisin të njëjtin leksion dy herë, duke i ndarë studentët e një viti në grupe, në mënyrë që të marrin pjesë të gjithë. Ndërkohë që, jo të gjithë kanë ndjekur rregullisht procesin mësimor.

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Drejtësisë kanë pritur më shumë se 20 minuta që të fillonte mësimi, por pedagogia nuk u paraqit.

“Kemi më shumë se 20 minuta që presim pedagogen. Nuk ka ardhur, kështu që po largohemi për t’u rikthyer orën tjetër. Nuk na ka njoftuar pse s’ka ardhur”, tha një student.

Top Channel