Me largimin e kryeministrit Rama nga salla, u largua edhe opozita, ndërsa shumica kaloi pas disa orësh në votim pikat e rendit të ditës, pjesë e të cilit ishte edhe ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për certifikatën e sigurisë së zv.ministrit të Jashtëm, Cakaj, dhe DSIK-në.

Meqënëse kjo ishte kërkesë e opozitës, në votim ishte një përfaqësi e saj, e përbërë nga demokratët Alibeaj, Salianji, Gjunkshi, si dhe Brahimllari i LSI-së.

Të tre demokratët do të jenë edhe anëtarë të Komisionit, që do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa nga LSI-ja, anëtar do të jetë Luan Rama.

Ndërsa mazhoranca do të ketë shumicën, me Ermonela Felaj si zv.kryetare, e anëtarët Klotilda Bushka Ferhati, Xhemal Qefalia, Spartak Braho dhe Alket Hyseni.

Gjatë votimit, mazhoranca rrëzoi me 77 vota propozimin e presidentit Meta për të emëruar Bahri Shaqirin në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Top Channel