E enjte, 31 Janar 2019
12:19
Valdet Rama, nga Kina te Kukësi

Kukësi sjell një tjetër futbollist në radhët e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin Valdet Rama, i cili ka nënshkruar me verilindorët një kontratë deri në përfundim të sezonit dhe për pjesëmarrjen në evenimentet evropiane, me opsion rinovimin e saj për një vit tjetër.

12:14
Fshati ku nuk duan shi. Në Spille fermerët kanë frikë se u përmbyten tokat

Në Spille të Rrogozhinës shiu nuk sjell gjithnjë bereqet. Prej 10 vjetësh, sa herë shfaqen retë e zeza në horizont, fermerët ndihen të frikësuar për tokat e mbjella.

12:10
Anulohet tenderi për unazën e re. Skualifikohen të gjitha kompanitë e futura në garë

Pas anulimit të tenderit të parë për shkak të skandalit me kompaninë fantazmë “DH Albania”, dështon ritenderimi për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi Shqiponja.

12:04
Pushohen hetimet në Itali ndaj ish-deputetit. Rahovica kërkon rikthimin e mandatit

Pushohen hetimet ndaj deputeti t të LSI, Gledion Rahovica. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Tiranës pasi saj, rezulton që Rahovica nuk ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

12:02
Në shtëpinë tonë/ Furkat e veçantë të Shqipërisë, 180 modele të ndryshme

Koleksionisti Lulëzim Perati, pasionin për koleksionin e ka nisur që në moshën 9 vjeçare.

12:02
Në shtëpinë tonë/Ja disa ide për dhurata të personalizuara

Dhuratat e personalizuara janë gjithmonë të veçanta.

12:00
Vjedhja si ‘punë zyrtare’, arrestohen në Itali 5 hajdutët shqiptarë

Bën kërdinë në vjedhje e bizneseve, arrestohen 4 kosovarë dhe një shqiptar. Në pranga kanë rënë vëllezërit Sabadin dhe Arsim Bytyqi, përkatësisht 50 dhe 40 vjeç; Visar Sopjani, 33 vjeç; Fitim Emiri, 45 vjeç me origjinë nga Kosova dhe Raimond Çela, i vetmi shqiptar 30 vjeç.

11:58
Përplasen dy automjete në Elbasan, 2 të plagosur

Në aksin rrugor Elbasan–Peqin, te kryqëzimi i Gjocajve, Peqin, mjeti tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz”.

11:52
Izolim për pak kilometra; Në Hundëkuq fermerët s’dërgojnë dot prodhime në treg

Rruga rurale që shkon drejt fshatrave të sipërm të njësisë Odrie është plotësisht e amortizuar.

11:35
Basha: Parlamenti, bodrum i krimit. Qeveri kalimtare, ose…

Duke iu referuar shkrimit të Zërit të Amerikës që flet për blerjeve të votave, kreu i PD, Lulzim Basha theksoi në sallën e Kuvendit se Rama është në pushtet falë mbështetjes së krimit, i cili është vënë në shërbim të tij për të blerë votat.

11:25
Blerja e votave, Basha: E gjithë bota e di si erdhët në pushtet në 2017-n

Duke iu referuar shkrimit të Zërit të Amerikës që flet për blerjeve të votave, kreu i PD, Lulzim Basha theksoi në sallën e Kuvendit se Rama është në pushtet falë mbështetjes së krimit, i cili është vënë në shërbim të tij për të blerë votat.

11:04
Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren. S’lejon ministren të flasë

Teksa ministrja e re e Financave, Anila Denaj, ka marrë fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, me argumentin se ajo duhet t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe jo të bëjë pasqyrim të të ardhurave.

10:54
Mjerimi i fshatit Kocul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu

Cinxife Idrizin e tremb më shumë mjerimi sesa burgu. Me një djalë të sëmurë ajo vë edhe jetën në rrezik për të rilidhur energjinë, sepse nuk ka para ta paguajë.

10:45
Bulqizë/ Në pranga një 29-vjeçar, ishte shpallur në kërkim

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: D.T, 29 vjeç.

10:20
Çështja “Tahiri”, më 6 shkurt shqyrtohet ankimimi i ish-ministrit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij, duke kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë.

10:08
Operacion anti-drogë në Durrës, 4 të arrestuar

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale kanë finalizuar operacionin e koduar “Vollga”.

09:49
Reshjet e borës krijojnë vështirës në disa rrugë, ja ku rekomandohen zinxhirët

Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona të vendit duke krijuar edhe vështirësi në qarkullimin në disa akse rrugore.

09:43
Donald Trump-Hyjnor, Sanders: Zoti donte keshtu

Sekretarja për shtypin në shtëpinë e bardhë, Sarah Sanders, tha për një rrjet televiziv fetar se zoti ka dashur që Donald Trump të bëhet president.

09:36
Venezuelë/ Rrëzimi i Maduros, Guaido bisedon me ushtrinë

Lideri i opozitës venezueliane, Juan Guaido, ka mbajtur takime secrete me ushtrinë për të marrë mbështetjen e saj për rrëzimin e presidentit Nikolas Maduro.

09:22
Acar në SHBA, temperatura deri në -50 gradë

Qytetet janë thuajse të mbyllur në të gjithë pjesën qendrore të shteteve të bashkuara të amerikës ndërsa rajoni është mbërthyer nga një valë të ftohti i njohur si vorbulla polare.

08:34
Talebanët bien dakord për ekipet teknike për tërheqjen amerikane

Shtetet e Bashkuara dhe talebanët kanë rënë dakord të krijojnë dy “ekipe teknike” për të përcaktuar detajet për tërheqjen përfundimtare të të gjitha trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani si dhe për të parandaluar që terroristët të përdorin tokën afgane kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj. Njoftimi u bë të mërkurën nga grupi kryengritës.

08:27
Sërish tritol në Vlorë, fatmirësisht nuk shpërthen

Një sasi prej rreth 200 gramë lëndë eksplozive tritol është vendosur në hyrje të një lokali në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës. Eksplozivi ishte me fitil dhe vendosur tek dera e lokalit në pronësi te shtetasit Adratik Brahimaj 50 vjeç.

08:18
“Fast & Furious” në Vlorë; Drejtori i mjedisit i dehur në timon aksidenton 11 makina – VIDEO

Drejtuesi i këtij mjeti mund ta konsiderojë veten me fat. I dehur në timon mbrëmjen e së mërkurës u përplas me 11 makina të parkuara në rrugën transballkanike në vlorë.

05:45
Tusk: Marrëveshja e Brexit-it nuk rinegociohet, ende nuk dimë çfarë do Londra

Bashkimi Evropian po i përmbahet marrëveshjes së tërheqjes së Britanisë nga unioni, shkroi Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk të mërkurën, në atë që ai tha se ishte një mesazh për Kryeministren britanike Theresa May.

04:49
Greqi/ Kaçe ndëshkohet me të kuq, Durmishaj kthehet në hero

Panathinaikos ka arritur të marrë fitoren e parë për vitin 2019 në kampionatin grek, pasi mposhti me rezultatin minimal 0-1 skuadrën e Paneitolikosit në transfertë.

04:02
Arabia Saudite mbyll fushatën anti-korrupsion, rikuperohen mbi 100 miliardë dollarë

Arabia Saudite i ka dhënë fund një goditjeje të ashpër ndaj korrupsionit, të urdhëruar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, që thuhet se kishte arritur të rikuperojë më shumë se 106 miliardë dollarë nëpërmjet vendbanimeve të shumë princave, ministrave dhe biznesmenëve të lartë.

03:00
Debora, “muza” e sulmuesit të Sampdorias (Foto)

Fabio Quagliarela po i befason të gjithë me formën spektakolare që po kalon, teksa pas 19 javësh në kampionatin italian, ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 7 të tjerë.

02:17
Trump telefonon Guaidon dhe i premton mbështetje në luftën kundër Maduros

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump telefonoi presidentin e përkohshëm, të vetëshpallur, të Venezuelës, të mërkurën, duke i përsëritur atij mbështetjen në “luftën për të rifituar demokracinë”, pasi Uashingtoni vijon të shtyjë për të detyruar presidentin socialist Nicolas Maduro, të largohet nga pushteti.

01:33
Partizani zyrtarizon Idrizajn, Kamza gjen menjëherë zëvendësuesin

Partizani ka realizuar një tjetër goditje në merkato, duke afruar në skuadër mbrojtësin e djathtë vlonjat, Hektor Idrizaj.

00:50
Koalicioni arab në Jemen, gati të nisë sulmet ndaj grupimit Houthi

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët është e përgatitur për të përdorur “forcën e kalibruar” për të nxitur lëvizjen Houthi, të mbështetur nga Irani, për t’u tërhequr nga qyteti port Hodeidah, i Jemenit, nën një marrëveshje të sponsorizuar nga OKB-ja, ka thënë një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën.

00:14
Kryeministri irlandez refuzon planin e May-t për ndryshimin e “backstop”-it

Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar i tha kryeministres britanike Theresa May se ai nuk do të pranonte planet e saj për të rinegociuar marrëveshjen e Brexit-it për kufirin irlandez dhe tha se të ashtuquajturat “backstop” irlandeze duhej të ishin ligjërisht të fuqishme.

E mërkurë, 30 Janar 2019
23:41
Energjia diellore në baxho. E instaloi për të kursyer energji, por tepricën nuk e hedh në rrjet

Alfred Marku nga qyteti i Lezhës ka ngritur një baxho për të prodhuar nënproduktet e qumështit.

23:36
Barcelona nuk e “dhuron” Kupën, përmbys me goleadë Seviljen

Barcelona ka shkatërruar Seviljen 6-1, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit (katalanasit humbën 2-0).

23:12
Liverpool ndalet nga Leicester, Chelsea shkatërrohet nga Bournemouth

Liverpool nuk ka arritur të përfitojë siç duhet nga humbja e djeshme e Manchester City.

22:40
Atalanta largon Juven nga Kupa e Italisë. Fiorentina turpëron Romën

Atalanta ka shkaktuar surprizën në çerekfinalet e Kupës së Italisë pasi ka eliminuar Juventusin, fituesin në fuqi të këtij kompeticioni.

21:51
Sejdini refuzoi intervistën për Top Story, por në një bisedë informale tha që…

Qazim Sejdini nuk pranoi të komentonte akuzat.

21:45
Top Story/ Goditja e Policisë tek tregu ushqimor, autori ende në arrati

Krimet e ndodhura në qytet duket se mobilizuan edhe Policinë e Shtetit të cilat nisën të vëzhgonin nga afër të gjithë elementët për të cilët kishin të dhëna të dyshimta.

21:42
Top Story/ Si i shpëtuan drejtësisë Çapjat dhe Muça, për akuzën e vrasjes

Më 8 qershor 2018 Florenc dhe Bledar Muça do të jenë sërish objekt i kronikës së zëzë. Këtë herë përballja ishte me policinë e shtetit, efetivat e së cilës ishin urdhëruar të mbanin nën vëzhgim fisin Çapja.

21:39
Top Story/ Përplasja e fiseve Rexhepi-Muça-Çapja në Elbasan

Më 23 korrik 2009 ekzekutohet Roland Rexhepi. Ish-agjentit i antikrimit në policinë e Elbasanit, gjeti vdekjen pasi dy breshëri kallashnikovi u derdhën mbi trupin e tij.

21:32
Top Story/ Ja si u ekzekutuan Sokol Çapja dhe Fadil Mema

Mbrëmjen e 26 dhejtorit të vitit 2005 Sokol Çapja, shkoi si zakonisht në lokal “Acquario”, në rrugën Rinia në afërsi të korpusit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

21:28
Top Story/ Ja si u ekzekutuan vëllezërit Beqiri në Elbasan

Në prill 2016 vritet Saimir Beqiri në Elbasan. Biznesmeni u gjet pa jetë në oborrin e një lokali, në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

21:24
Top Story/ Si ka ndryshuar tipologjia e krimit në Elbasan

Ergys Muzhaqi i ka kushtuar një kohë të gjatë studimit të elementevë kriminal në qytetin e tij. I diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, ekperti i sigurisë thotë se lufta për territor ka ndryshuar edhe tipologjinë e akteve kriminale mes grupeve në vend.

21:23
Top Story/ Masakra ndaj fisit Çapja, detaje dhe inskenim i ngjarjes

Në 3 shkurt të vitit 2016, një sulm pa precedent duket se synonte asgjesimin e familjes Çapja, një familje kjo me rekorde për institucionet ligjzbatuese.

21:18
Top Story/ Seria e rrëmbimeve dhe vrasjeve në Elbasan

Vrasjet dhe sfida e hapur që personat me rekode kriminale i bënin organeve ligjzbatuese, duket se i jep krah dhe kriminelëve ordiner.

21:10
Top Story/ Problemet e Sanxhaktarit me ligjin, ja si i ka shpëtuar drejtësisë

Dokumentat që disponon Top Story, tregojnë se Sokol Sanxhaktari është aq i guximshem sa nuk ngurron të konfrontohet me policinë. Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ja ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake.

21:04
Top Story siguron foton ekskluzive të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrrit të Sejdinit

Top Story disponon eksluzivisht një foto të familjes Sejdini. Në krah të djathtë qëndron Qazimi me bashkëshorten dhe përballë tyre dy vajzat të shoqëruara nga dy dhëndrrat, Aurel Mehja dhe Sokol Sanxhaktari.

21:04
Top Story/Arkivoli në shtëpinë e Qazim Sejdinit, mesazh i krimit ndaj politikës

Top Story mbrëmjen e së mërkurës në Top Channel solli në transmetim një dokumentar kushtuar “padrinove” të Elbasanit, ku si kryetar bashkie i këtij qyteti është Qazim Sejdini.

20:50
Zgjidhje nga bashkëqeverisja. Familja nga Fieri gjen zgjidhje për regjistrimin e shtëpisë

Kristina Koçani dhe familja e saj thonë se besojnë në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” pasi kanë zgjidhur shumë shpejt një problem që nuk e zgjidhnin prej disa muajsh në zyrat e Hipotekës.

20:42
Fiks Fare/ UPT regjistron studentët në master, më pas i urdhëron ta ndërpresin

Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Vlorë kanë mbaruar Bachelor-in, por nuk mund të vazhdojnë masterin pa dhënë provim edhe 12 lëndë të tjera shtesë.

20:25
I ftohti pushton Amerikën, por jo festat e Dan Bilzerian

I ftohti i madh ka pushtuar të gjithë Amerikën, duke shënuar temperatura shumë të ulëta, aq sa ekspertët thonë që nivele të tilla ndodhin një herë në një gjeneratë. Por Dan Bilzerian dhe modelet e tij e kanë thjesht një tjetër mundësi për të festuar.

20:24
Fiks Fare/ Rritet çmimi i preshit, rritet apo jo mirëqënia e shqiptarëve?

Paloma e “Fiks Fare” mori mendimin e shqiptarëve mbi rritjen e çmimit të preshit.

20:18
Studentët në gjimnaz. Juridiku zhvillon mësim te “Petro Nini Luarasi”

Pas përplasjeve të studentëve në Fakultetin e Drejtësisë, një grup që kërkonin nga strukturat arsimore garantimin e procesit mësimor, e pjesa tjetër që prej 3 javësh kanë bllokuar hyrjen e Fakultetit, procesi mësimor për Juridikun u transferua të mërkurën në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

19:57
Çarja në koalicion si pasojë e taksës, Kosova drejt zgjedhjeve?

Ditët e fundit, mediet kanë raportuar se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të përçarjes së koalicionit qeverisë për mospërputhshmëri të ideve për taksën e vendosur nga Qeveria për produktet serbe dhe ato boshnjake.

19:43
Me paratë e suedezit u blenë shtëpitë e Palokës dhe Flamur Hoxhës, në Tiranë e Lezhë

Familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm.

19:41
PD kërkon komision “Tahiri 2”. Zgjatja e kohës së hetimit nuk u pranua

Konferenca e Kryetarëve nuk e pranoi kërkesën e demokratëve për një tjetër shtyrje të komisionit hetimor “Tahiri”, pasi ajo ishte paraqitur përtej afateve të parashikuara.

19:01
Ekzekutohet ish-polici, dyshohet për hakmarrje. 9 vite më parë i vranë edhe të vëllanë

Të paktën 14 herë u qëllua mbi Arben Bilalin, 50 vjeç, me një armë automatike kallashnikov. Për shkak të plagëve të rënda të marra, ai ndërroi jetë në spital, ku u transportua nga persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

18:44
Eurodeputeti Stoltes: “Kosovarët të zhgënjyer që BE s’e mbajti fjalën për vizat”

Në një intervistë për European Interest, eurodeputeti Igor Stoltes deklaroi se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku qytetarëve u kërkohen viza për të udhëtuar në vendet Shengen, edhe pse Kosova i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Komisioni Europian.

18:31
Tragjedia e sulmuesit Sala, gjenden mbetje të avionit

Hetimet mbi avionin e zhdukur nga radarët, mbi kanalin e La Manshit, në mjetin ku fluturonte futbollisti Emiliano Sala, duket se kanë arritur në një pikë kthese.

18:22
Maqedoni e Veriut, qeveria flet shqip! Nis ndërrimi i tabelave me emrin e ri

Pas botimit të “ligjit të gjuhëve” në Fletoren Zyrtare, në qeverinë maqedonase është folur për herë të parë shqip.

18:19
Zëri i Amerikës: Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri

Dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.

18:00
Rekord absolut në futboll, merkato “dogji” 7 mln dollarë

Merkatoja e futbollit europian regjistroi një rekord të ri për vitin 2018, duke kaluar shifrën e 7 miliardë dollarëve të shpenzuara për lëvizjet anembanë globit.

17:44
“Vorbulla polare” pllakos mbi Shtetet e Bashkuara, 6 të vdekur

Një valë e të ftohtit polar është përplasur mbi zona të tëra të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë ngrica, që për meteorologët mund të përjetohen vetëm një herë në një gjeneratë.

17:38
Yjet e muzikës i kërkojnë BBC-së “zhvendosjen” e “Eurovision”-it nga Izraeli

Një numër i madh yjesh kanë kërkuar që festivali i këngës “Eurovision” të mos mbahet në Izrael, edhe pse rregullat e diktojnë që të ndodhë kështu, për shkak se shteti hebre ishte fituesi i edicionit të vitit të kaluar.

17:30
Morena Taraku na tregon anën e saj më të mirë (Foto)

Morena Taraku është një prej femrave më të pëlqyera shqiptare.

17:29
Haradinaj e thotë hapur: Na është kërkuar të japim veriun!

Ramush Haradinaj u tregua më i drejtpërdrejtë këtë radhë, në komentet e tij mbi marrëveshjen e mundshme me Serbinë dhe çështjen e shumëdiskutuar të kufijve.

16:37
Bashkia e Tiranës: PD mashtroi qytetarët! Ja çfarë po bëjmë me parkingjet

Bashkia e Tiranës deklaroi se “Partia Demokratike përhapi sot qëllimisht një lajm abuziv dhe të pavërtetë lidhur me mënyrën e administrimit të parkimit në qytet nga Tirana Parking”.

16:32
Seksualitet dhe agresivitet, Dragoti në “Top Talk”: Jemi shoqëri primitive

Duke marrë shkas nga reagimet që kanë vërshuar në rrjetet sociale, për ngjarjen në fshatin Zall Bastar të Tiranës, ku vëllai, për të shpëtuar nderin e tradhtisë bashkëshortore të së motrës i mori jetën të dashurit të saj, baba i 3 fëmijëve, gazetari Denis Dyrnjaja ftoi këtë të mërkurë në studion e “Top Talk” profesorin e Psikologjisë, Edmond Dragoti.

16:20
Dikur anoreksike, sot “sex bomb” (Foto)

Annie Windley para 5 vitesh peshonte vetëm 29 kg, ndërsa sot është një vajzë shumë seksi.

16:02
Skuadrat më të mira të dekadës së fundit, Guardiola habit me deklaratat e tij

Pep Guardiola u pyet në konferencë shtypi se cilat janë skuadrat më të mira të dekadës së fundit dhe zgjedhjet e tij ngjallën shumë debate.

15:51
Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen 5 persona për heroinë

Pesë persona janë arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë, teksa u kapën me rreth 10 kg heroinë në një automjet, gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar sot në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë një qendre tregtare.

15:45
Si i shpëtoi vdekjes ish-polici në vitin 2010

Ish-oficeri i Forcave të Rendit, Arben Bilali u qëllua me pistoletë në ditët e para të muajit maj të vitit 2010, kur ndodhej në një lokal tek ish-stadiumi “Dinamo”.

15:38
Historiku i vrasjeve në familjen e ish-policit Bilali

Ish-polici Arben Bilali, i ekzekutuar me armë zjarri këtë të mërkurë vjen nga një e shkuar plot atentate dhe përpjekje për atentate.

15:17
Lamtumirë peshkim me grep! Peshkatarët do të regjistrohen në shoqata

Lamtumirë gjuetisë artizanale të peshkut, pa rregulla, me mjete lundruese me grepa apo me rrjeta. Qeveria ka vendosur që i gjithë peshkimi me varka të vogla të administrohet me organizata peshkimi.

15:15
Borxh vetëm 3 bizneseve, përfaqësuesit e Financave: Janë në proces shlyerjeje

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli shifrën e borxhit publik të Shqipërisë për vitin 2018, nga 70.5 për qind e prodhimit kombëtar, në 68.6 për qind, duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura.

15:01
Tiranë, atentat ish-punonjësit të policisë (Foto)

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë, rreth orës 14:35 në zonën e Selitës, në kryeqytet. Viktima i moshës 50 vjeç mbeti i plagosur në vendngjarje dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

15:00
Kokat e krimit në burg, do të izolohen: Pa kontakte me “ushtarët” në terren

Përveç telave që ndajnë qiellin me burgun, në fushën e ajrimit, ecja e një të dënuari ka ritëm dhe shpejtësi tjetër. Sipas ligjit të burgjeve një i dënua i zakonshëm del në ajrim dy herë në ditë, ndërsa të gjithë ata që do t’i nënshtrohen “41 bis” do të dalin në ajrim dhe ecje vetëm një herë në ditë, dhe me orar të përcaktuar.

14:49
Përplasje për imunitetet; Opozita në Kuvend kundër nismës së mazhorancës

Mazhoranca paraqiti në Komisionin e Ligjeve propozimet për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, pjesë e të cilave është edhe nevoja për paraqitjen e provave konkrete, në rastet kur Prokuroria kërkon arrestimin e një deputeti. Opozita kundërshtoi duke e cilësuar këtë provë të frikës që ka kapur shumicën.

14:32
Ina Zhupa: Ja aferat korruptive që po përgatit Erion Veliaj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se “Erion Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive: dhënien me koncesion të parkimeve në Tiranë dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa privatë”.

14:24
Ava Max, si Dua Lipa; Vajza me origjinë nga Saranda, sukses në botën e muzikës

Sweet but Psycho, me të vërtetë që është në top të industrisë muzikore pop. Nuk është çudi që kjo këngë i ka kaluar 100 milionë shikime në youtube, duke marrë parasysh stilin dhe zërin e këngëtares Ava Max.

14:05
Itali/ Vrau bashkatdhetarin për kontrollin e “rrugëve rozë”, dënohet 23-vjeçari shqiptar

Dënohet me 18 vjet burg shqiptari Emiliano Bigmeti, 23 vjeç, i cili më 15 shtator 2017, vrau me armë zjarri bashkatdhetarin Ilir Berisha, 24 vjeç, jashtë një klubi nate në Cermenate të Italisë.

14:05
Atletika, nis Kampionati Individual Dimëror

Atletika shqiptare ngriti siparin e aktiviteteve me Kampionatin Kombëtar Individual Dimëror, i cili u zhvillua këtë të mërkurë në “Elbasan Arena”.

13:57
Studentët e Juridikut, mësim te “Petro Nini Luarasi”. U penguan sërish nga të ngujuarit

Pas përplasjeve të studentëve në Fakultetin e Drejtësisë, një grup që kërkonin nga strukturat arsimore garantimin e procesit mësimor, e pjesa tjetër që prej 3 javësh kanë bllokuar hyrjen e Fakultetit, procesi mësimor për Juridikun u transferua të mërkurën në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

13:53
Moti i keq, borë dhe acar në Evropë e SHBA

Më shumë se 41 mijë shtëpi në të gjithë Francën kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa bora ka shkaktuar kaos thuajse në të gjithë vendet pas kalimit të stuhisë Gabriel.

13:52
U kapën për 650 kg kokainë, por si funksiononte grupi shqiptaro-italian

Hetimet për një ngarkesë prej 650 kg kokainë të gjetur brenda një kontejneri me kafe në portin e Livornos ka bërë që autoritetet italiane të zbulojnë aktivitetin e një organizate të specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, e cila drejtohej nga Salvatore Casamonica, anëtari i familjes së njohur mafioze nga Roma dhe shqiptari Dorian Petoku.

13:49
“Cirque du Soleil”, Messi do të jetë protagonist i spektaklit

Lionel Messi do të jetë protagonisti i spektaklit të “Cirque du Soleil”, premiera e të cilit do të shfaqet në Barcelonë më 10 tetor, e që është krijuar e imagjinuar pikërisht mbi figurën e kapitenit të katalanasve.

13:43
“Super Bowl”, Patriots-Rams, finalja e rekordeve

Kjo e dielë do të përkufizohet si “Super Sunday”, pasi është dita e finales së “Super Bowl”-it, ku përcaktohet skuadra kampione e futbollit amerikan.

13:28
Kartat e ID pranë skadimit, Lleshaj: Të gjitha të vlefshme deri në fund të vitit

Kartat e identitetit që skadojnë këtë vit do të jenë të vlefshme deri në fund të 2019-ës.

13:15
Cigaret elektronike, të rrezikshme për zemrën

Përdorimi i cigareve elektronike shton rrezikun e atakut kardiak, infarktit apo sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi të ri, rreth një në 20 të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përdorin cigaret elektrike dhe shumë prej tyre pretendon se e bën këtë sepse ato janë më të shëndetshme se sa cigaret normale.

13:01
Qepa, 5 mënyra si ta gatuani dhe disa sekrete për ta përdorur si kurues

Emisioni “Në shtëpinë tonë”, sot solli 5 mënyra se si të gatuani një ndër produktet e stinës, qepën.

12:49
Depresioni në Shqipëri, 70% e të anketuarve përgjigjen se kanë vuajtur

70 përqind e të anketuarve nga INSTAT-i në Shqipëri thonë se kanë vuajtur nga depresioni. Edhe pse qytetareve u duket e ekzagjeruar ky rezultat,

12:31
Wake Up/ Vitmar Basha flet për albumin dhe bashkëpunimin me Marsela Çibukajn

Kantautori Vitmar Basha nesër do të sjellë për publikun në Tiranë, albumin e tij më të ri të titulluar ” 9″.

12:28
25 vjet në kërkim të pronës; Toka e familjes nga Fieri që e kërkojnë prej 3 brezash

Anesti Stefa nuk regjistron dot pronën e tij në lagjen Sheq i Vogël në qytetin e Fierit. Tokën e kërkon që prej vitit 1994. Sot Anesti është 72 vjeç dhe trashëgim të bijve ashtu si prindërit e tij duket se nuk do t’u lërë tokën, por endjet nëpër zyra.

12:26
Wake Up/Avokati Alimadhi: Fluks emigrantësh që kërkojnë azil politik në Itali

Gentian Alimadhi, avokat i së drejtës penale në Itali gjatë një lidhje Skype tregoi se vitet e fundit janë tre-fishuar kërkesat e shqiptarëve për azil politik drejt shtetit italian.

12:23
Wake Up/ Raporti: Ja në cilat zyra të shtetit, shqiptarët sorollaten më shumë

Shqiptarët gjithnjë e më shumë rropaten zyrave të shtetit dhe administratës, ndërsa edhe koha për të marrë përgjigje nga një institucion duket se është zgjatur.

12:18
Shahini “rrëzon” LSI. Ministrja në Kuvend kundër kërkesës së opozitës

Opozita është rikthyer sot edhe në Komisionin e Arsimit. Deputetët e LSI, kishin paraqitur një nisëm ligjore për të rritur praninë e studentëve në vendimmarrjen e universiteteve.

12:13
Rama, zgjidhje për pronat: Do bashkohet ALUIZNI me zyrën e hipotekës

Duke folur për çështjen e pronave, kryeministri Rama tregoi projektin e bashkimit në një të zyrës së ALUIZNI-t me atë të hipotekës një mënyrë për të eliminuar sorollatjet.

12:11
Itali/ Sekuestrohen mbi 650 kg kokainë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Mbi 650 kg kokainë janë sekuestruar nga një operacion i policisë Italiani në Livorno, duke arrestuar 5 persona, mes të cilëve edhe shqiptari i identifikuar si Dorian Poteku.

11:58
Rregullorja, opozita në Kuvend: Po kthehen imunitetet

Opozita është kthyer sot në komisionet parlamentare ku po diskutohet një ndryshim në rregulloren e Kuvendit. Në projektvendim thuhet se nëse Prokuroria do të kërkojë heqjen e imunitetit të një deputeti, provat e hetimit duhet t’ua paraqesë edhe anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

11:46
Gjobitet kompania fasone; Dje 13 rrobaqepëse u helmuan gjatë punës

Autoritetet shëndetësore në Durrës gjobiten dhe pezulluan përkohësisht aktivitetin e subjektit fason ku një ditë më parë u helmuan një grup punonjësesh nga rrjedhja e gazit.

11:43
Kosova mbledh Kuvendin. Nis me debate për ndryshimin e kufijve

Parlamenti i Kosovës është mbledhur në seancë plenare, e para për 2019-ën, duke filluar nga ora 10 e mëngjesit.