20:45
Fiks Fare/ Merr leje për të ribërë çatinë, hedh themele për vilë brenda Kalasë së Elbasanit
Ndërtim pa leje brenda zonës Arkeologjike të kategorisë A. Ligji për ndërtimet pa leje është ashpërsuar, por kjo nuk duket të këtë trembur një qytetar nga Elbasani i cili, pasi bleu një truall ku ishte ndërtuar një shtëpi e vjetër, mori leje për rikonstruksion pranë Bashkisë Elbasan, me objekt rindërtimin e çatisë, heqjen e dherave dhe ujërave brenda pronës së tij.