Kreu i PD, teksa ka zhvilluar në Shkodër takime të rastësishme qytetarët në rrugë duke i ftuar ata në protestën e 16 shkurtit, foli edhe për pensionistët, duke premtuar rritje të kushteve për personat në nevojë dhe frenimin e koncensioneve.

“Pensionistët nuk kanë bukë të hanë, qeveria këtë vit jep 1.5 miliard euro për koncesione. Paralajmëroj ata që kanë bërë kontrata të tilla me Edi Ramën, se do t’i falimentojmë!

Rritja e pensioneve do të jetë masa e parë që do të ndërmarrim. Sepse pensionistët janë për bukën e gojës. Nuk quhen pensione, ato janë lëmosha. 1.5 miliard euro do t’i harxhojë këtë vit me koncesione. Dua ta paralajmëroj sot nga ku treg i Shkodrës.

Të gjithë ata katër apo pesë që kanë bërë kontrata të tilla me Edi Ramën do t’i falimentojmë! Nqs na vendosin para zgjedhjes që pensionistët të mos kenë të hanë, e të pinë, të mos paguajnë dritat, ujin, ilaçet, ne nuk do ta pranojmë këtë zgjedhje. Më mirë të falimentojnë ata 4-5, se sa t’i kemi pensionistët në këtë gjendje. E kemi marrë këtë vendim. Përpara se këtë vendim ta bëjmë realitet e të kemi një qeverisje nga vota juaj, duhet të ndalim të keqen. Ju ftoj të gjithë me datë 16 shkurt të jemi në Tiranë!”, u shpreh Basha.

Top Channel