Kreu i Partisë Demokratike, gjatë takimeve të tij në Shkodër, tregoi një histori personale që i ka ndodhur në spital.

“Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse. Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profeisonale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme. Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere”, tha Basha.

Top Channel