Edhe pse e ka lënë futbollin profesionist prej disa vitesh, Ronaldinho vazhdon të tregojë klasin dhe talentin e tij nëpër botë.

Kampioni brazilian që ka veshur edhe fanelën e Barcelonës e Milanit, mori pjesë në ndeshjen e lamtumirës së një futbollisti brazilian të plazhit, Jorginho, i cili ka shënuar me qindra gola me fanelën e Brazilit.

Sfida ishte pikërisht mes Brazilit dhe Japonisë me Ronaldinhon që tregoi edhe njëherë se e ka ende talentin me të cilin mahniti të gjithë tifozët e futbollit përsa kohë ishte në fushat e gjelbra. Sa për kronikë kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 11-4 për Brazilin.

Top Channel