Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Shkodër për të ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së opozitës. Ai u takua me qytetarë që ka takuar rrugës, si dhe me tregtarët, të cilët ndanë shqetësimin e madh për rënien e punës.

Pjesë nga biseda e Bashës me tregtaret

Lumturia, tregtare: As sefte s’kam bërë

Basha: Sa kohë ke që punon këtu?

Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në Gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.

Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.

Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lekë? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s’ja jap votën PS sa të kem jetën.

Basha: E kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.

Tregtare: Kemi dalë, fresk po rrimë. Çfarë me bë kur s’ka punë. Njerëzit kanë ikur të gjithë.

Basha: Sa kohë keni që e keni hapur këtë dyqan?

Tregtare: Ne jemi pensioni me ndihmu veten. Me 100 mijë lek pension, çfarë kemi me bë? Asgjë. Paguajmë sigurimet kot. Ikin sigurimet kot!

Basha: Në një vend ku nafta është më e shtrenjta në Europë dhe rrogat dhe pensionet janë më të ulëtat në Europë mos prisni që të keni xhiro.

Tregtare: Normale, kjo është. Ka mbaru çdo gjë këtu. S’di ca ka me u bë.

Basha: Çfarë ka për t’u bërë. Të ulet çmimi i naftës, me ul çmimin e energjisë, me rrit pensionet, me ul taksat tuaja. Të ndizen motorët e ekonomisë. Por së pari duhet të largojmë këtë qeveri që e ka mendjen vetëm me mbush xhepat e vetë.

Top Channel