15:06
Ushqimi elektrik – dieta e re “fantashkencë” që mund të shpëtojë planetin
Raportimi i tmerrshëm për shfarosjen biologjike (60% e vertebrorëve të jetës së egër janë zhdukur, që nga viti 1970), është shkaktuar kryesisht nga industria e ushqimit. Peshkimi dhe blegtoria janë shkaqet kryesore të shkatërrimit të ekosistemeve në det dhe në tokë. Mishi, që konsumohet më shumë nga të pasurit se nga të varfrit, është shkaku më kryesor. Mund të tundim kokën të tmerruar për shpyllëzimet, tharjen e moçaleve, vrasjen e kafshëve grabitqare dhe masakrimin e peshkaqenëve e të breshkave nga flotat e peshkimit, por të gjitha këto bëhen të urdhëruara nga ne.