12:05
Gremio-River, një ndeshje ku ndodhën të “gjitha”, por në finale janë argjentinasit
River Plate u bë skuadra e parë finaliste e Kupës Libertadores, versioni amerikano jugor i Champions League, që në çdo sezon prodhon polemika, por edhe përmbysje epike. Skuadra argjentinase fitoi të drejtën të diskutojë trofeun në sfidën e fundit pasi fitoi 2-1 në transfertën e Porto Alegres kundër Gremios, në një përballje të çmendur që kishte thuajse gjithçka, polemika, kaos me sistemin e video-arbitrimit dhe plot 14 minuta shtesë.