Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës persona te janë munduar të grabisin një nga bankomat, të një banke të nivelit të dytë në Bulqizë. Por edhe pse kanë dëmtuar bankomatin ata nuk kishin mundur që të merrnin asnjë qindarkë.

Pas hetimeve t bëra ana e policisë së këtij qyteti kanë arrestuar edhe dy persona si të dyshuar për këtë vjedhje të mbetur në tentativë.

Mësohet se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me DVP Dibër arrestuan shtetasit E.A, 31 vjeç dhe F.L, 35 vjeç, banues në Bulqizë (të dy të dënuar më parë për veprën penale të Vjedhjes)”, njoftojnë uniformat blu.

Sipas policisë, “këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në “Lagjen e Re” Bulqizë”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” , kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal.

Top Channel