Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili denoncoi atë që ai e quan “pastrimin më të madh të parave që po bëhet në Shqipëri”.

Duke iu referuar sërish librit gjerman me titull “Partner kriminel në aleancën strategjike”, Vasili tha se Rama duhet të largohet.

“Ti kryeministër duhet të largohesh, je kryeministër i hapjes së ekspozitave me para’ të pista. Ndërkohë që institucionet e drejtësisë gjermane kanë folur qartë dhe prerë, krimi ka marrë me PPP këtë vend”, tha Vasili.

Top Channel