Pas dy vitesh punë, 780 shtylla të reja elektrike të pajisura me afërsisht 100 mijë drita led të kontrolluara me kompjuter, do të ndriçojnë tani bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ndriçimi mbulon një sipërfaqe rreth 22 mijë metra katror dhe shpalos më së miri shkëlqimin e kishës më të madhe katolike në botë, që është dekoruar gjatë kohës nga artistët më të mëdhenj të rilindjes dhe periudhave baroke.

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan është një kishë italiane e Rilindjes. Ajo është dizajnuar fillimisht nga Donato Bramante, Mikelanxhelo, Karlo Maderno dhe Xhan Lorenco Bernini.

Është një nga veprat më të famshme të arkitekturës së Rilindjes, kisha më e madhe në botë dhe konsiderohet edhe si një nga më të shenjtat e katolicizmit.

Top Channel