“I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë 27/07 18:47
Zëvendës kryeministri dhe njëherazi Ministri i Brendshëm në Itali, Matteo Salvini ka folur sërish për futbollin dhe konkretisht për skuadrën e tij të preferuar, Milanin.
Në përfundim të sfidës me Napolit, Salvini ka komentuar largimin e Higuain, të cilin e ka konsideruar si vendimin e duhur, ndërsa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit polak Piatek.
“Bëmë mirë që e lamë të largohej Higuainin. Mercenarët nuk më pëlqejnë as në politikë dhe as në sport, ndaj edhe Gonzalo ishte njëri prej tyre. Tani kemi marrë Piatek, i cili do të bëjë shumë mirë dhe mbi të gjitha është komunitar”, tha Salvini.
Top Channel