E shtunë, 26 Janar 2019
09:20
Arrestohet në Tiranë finlandezi i shumëkërkuar

Një shtetas finlandez, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Tiranë.

09:17
Ministria e Brendshme: Për karta identiteti aplikohet edhe sot. Ja si të shmangni radhët

Zyrat e aplikimit për karta identiteti do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë.

09:01
Vlorë, digjen 3 automjete gjatë natës. Policia dyshon se…

Tre automjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Uji i ftohtë”, në qytetin e Vlorës.

08:15
Planet e Facebook, shkrin tre shërbime në një

Facebook planifikon të shkrijë në një shërbimet e tij të mesazheve Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

E premte, 25 Janar 2019
22:47
Jemi dy minuta larg Apokalipsit

Sa pranë shkatërrimit të planetit është njerëzimi? Ora simbolike e apokalipsit qëndron ende dy minuta para mesnate.

22:25
Surprizat nuk kanë fund në “The Voice Kids”!

Konkurrenti ynë çapkën, Markus sapo kaloi në fazën tjetër duke u bërë pjesë e skuadrës së Arilenës.

22:16
Gjoba, Borxhe, Trukime. Rënia e një ‘gjiganti’ si Fenerbahçe

Të paturit si tifoz presidentin autokrat Rexhep Taip Erdogan nuk e ka ndihmuar Fenerbahcen të evitojë një rënie të frikshme në elitën e futbollit turk dhe atij europian.

22:08
Për herë të parë në “The Voice Kids” një performancë me çifteli!

Konkurrentët që vijnë në “The Voice Kids” kanë jo vetëm pasion e dëshirë muzikën por janë të talentuar edhe në fusha të tjera të artit apo sportit.

21:56
Sara, konkurrentja që kaloi oqeanin për të qenë pjesë e “The Voice Kids”

Sara është artistja e vogël e cila sapo i është bashkuar skuadrës Gjoka.

21:53
Ismail Kadare dhe intelektualët më të spikatur botërorë: “Europa po shpërbëhet para syve tanë”

“Vlerat intelektuale në Europë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, thonë disa nga intelektualët më të spikatur nga 21 vende të botës, përfshirë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, teksa Britania po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it e nacionalistët duket se do të marrin shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian.

21:31
Zbulohet insekti prehistorik brenda një opali

Një opal është zbuluar rastësisht, e brenda duket se mban një insekt që mund të jetë futur aty që miliona vite më parë.

21:28
Beckham pronar ekipi, u bashkohet shokëve të skuadrës

Në vitin 1992 një grup prej 6 futbollistësh të talentuar te Manchester United, fituan kopertinat e asaj kohe me spektaklin e dhuruar në fushë dhe suksesin në Kupën e Ligës për të rinj, një edicion që pasuroi historinë e futbollit anglez.

21:11
SHBA: Hiqni taksën; Kërcënimi i ambasadorit: Do keni pasoja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan pezullimin e menjëhershëm të tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja si një masë e nevojshme për të rimëkëmbur procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

21:01
“Studentët për Trump”, seksi dhe të armatosura

Të rinjtë që mbështesin Donald Trump, teksa viti zgjedhor afrohet, postojnë vazhdimisht foto në një grup ën Instagram, të quajtur Students4Trump.

20:54
Fiks Fare/ Mjeku në Gjermani, pacientët pa ilaçe; Drejtoresha: Bëni si të bëni deri më 4 shkurt

Një banor i Ndroqit ankohet në Fiks Fare se janë burrë e grua dy pleq të sëmurë që kanë mbetur pa ilaçe, sepse mjeku ka marrë lejen e zakonshme dhe ka ikur në Gjermani.

20:45
Fiks Fare bën të mundur takimin e babait me vajzën pas 3 vitesh

Falë Fiks Fare më në fund pas 3 vitesh Ylli Hoxha takon vajzën e tij.

20:42
Fiks Fare/ Qytetari nuk martohet dot, rezulton i martuar në gjendje civile

Dhimitër Kavaja ankohet në Fiks Fare pasi edhe pse ka një vendim gjykate që është divorcuar në vitin 2014, nuk martohet dot pasi në gjendjen civile rezulton i martuar.

20:35
Shpërthim tritoli në Gjirokastër, s’ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen Granicë në Gjirokastër pak pas orës 20:00 të së premtes. Shpërthimin e ka shkaktuar vendosja e lëndës eksplozive në garazhin e një godine trekatëshe.

20:28
Trump: Qeveria amerikane rihapet deri më 15 shkurt

Presidenti Donald Trump njoftoi marrëveshjen për të rihapur qeverinë amerikane për tre javë, pas  mbylljes rekord të agjencive federale.

20:18
TopAwards/ Shaolin Gang, shumë hyrje të reja në pak kohë!

Qershorin e vitit të kaluar, dyshja e njohur, Blunt dhe Real u shndërruan në qendrën e vëmendjes për shkak të bujës që bëri në rrjetet sociale me frazën e njohur “shaolin sku sku”. Si pasojë dy reperat e njohur vendosën të ndryshonin emrin e tyre, duke u vetëquajtur Shaolin Gang.

20:15
The Voice Kids/ Pas pak nata e dytë e Audicioneve të Fshehura

E premtja trokiti shumë shpejt dhe jemi gati të njihemi me të tjerë talente në natën e dytë të Audicioneve të Fshehura. Ashtu si javën e kaluar, trajnerët do të jenë në luftë për rrëmbyer në skuadrën e tyre zërat më të mirë të kësaj mbrëmjeje.

20:10
Hapet procesi i regjistrimit online për Samitin e Dytë të Diasporës

Ministri i shtetit për diasporën njoftoi se nisi procesi i regjistrimit online për Samitin e Dytë të Diasporës.

19:59
Gola dhe topa dëbore në përballjen Skënderbeu-Partizani

Partizani fitoi përballjen kryesore të javës së 19 të kategorisë Superiore duke thelluar distancën me ndjekësit më të afërt. Në temperaturat e ulëta në qytetin e Korçës, skuadra kryeqytetase u imponua minimalisht 0-1 ndaj Skënderbeut, duke nxjerrë vendasit të paktën momentalisht, jashtë zonës së kupave europiane.

19:40
Shteti më i pasur në Europë nuk ka aeroport

Pasi u plaçkit dhe u shkretua gjatë dy luftërave botërore, kombi i vogël i Lihtenshtajnit e pa veten në një krizë financiare, dhe përpiqej të mbijetonte me ekonominë të bazuar pothuajse të gjithën në bujqësi, ndërsa familja drejtuese u detyrua të shesë pikturat.

19:38
Qumësht me ujë në treg; Analiza zbulon mashtrimin

Një analizë e thjeshtë mbi 5 lloje qumështi të zgjedhur rastësisht në treg tregon mashtrimin me përdorimin e ujit për të rritur sasinë. Me nivelin më të lartë të ujit rezultoi një shishe e zgjedhur rastësisht mes tregtarëve që shesin në rrugë, e cila rezultoi të ishte gjysmë-përgjysmë me ujë.

19:15
Voilà/ Eneda Tarifa, prezantuese e “Top Talent 2”

Sezoni i dytë i talent show-t “Top Talent” do të vijë me shumë supriza dhe me një koncept të ri. Në emsionin Voilà, i cili ka nisur në kanalin e YouTube të Top Channel, është zbuluar cila do të jetë prezantuesja e këtij spektakli.

19:13
Voilà/ Enver Petrovci: “Edhe një rol e do t’a lë teatrin si aktor”

Aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci,  në një intervistë te realizuar për emisionin “Voilà” në kanalin e Youtube të Top Channel,  është shprehur se ka vendosur  që të luajë dhe një rol në teatër dhe pastaj do të tërhiqet, por do t’i përkushtohet dramaturgjisë, regjisë dhe televizionit.

19:08
Apelohet vendimi i KPK, anëtari i KLP sërish nën sitën e Vetting

Besnik Cani, i cili ka mbajtur detyrën e Prokurorit të Elbasanit, është një prej anëtarëve të institucionit më të ri të organit të akuzës, Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por përzgjedhja si anëtar i KLP, nuk do të thotë përfundim i procesit të vettingut.

19:02
Ish e dashura e Emiliano Salas: “Hetoni mafien e futbollit. Nuk e besoj aksidentin.”

Ish e dashura e Emiliano Salas, modelja franceze Berenice Schkair, postoi një mesazh befasues në Twiter të cilin më pas e fshiu.

18:49
Temperaturat -7 në Berlin, por të pastrehët refuzojnë fjetoret

Vala e të ftohtit në Europë shkaktoi me dhjetëra të vdekur, më i fundit prej tyre ishte një i pastrehë që vdiq nga ngricat në Berlin. Por DW thotë se mjaft njerëz preferojnë të qëndrojnë në rruge ndërsa shtretërit në fjetore rrinë bosh.

18:35
Arrestohet njeriu i Trump; Ish këshilltari në pranga për dëshmi të rreme

Strategu politik Roger Stone, aleat i hershëm i presidentit amerikan Donald Trump, është arrestuar në Florida me shtatë akuza të ngritura ndaj tij në vazhdën e hetimit të Prokurorit Special, Robert Mueller.

18:04
Ujërat termale me koncesion; Protesta në Peshkopi përpara Bashkisë

Në Peshkopi protestohet kundër dhënies me koncension të ujërave termale.

18:00
Tiranë-Elbasan, rruga e vjetër braktiset

Ndërkohë që autostrada Tiranë-Elbasan është drejt përfundimit rruga e vjetër është lënë në mëshirë të fatit. Pa mirëmbajtje dhe me gropa kjo rrugë është kthyer në një rrezik konstant për qindra drejtues mjetesh që përdorin atë çdo ditë.

17:49
Ronaldo i dënuar, Portugalia mendon t’i heqë vlerësimet

Dënimi i futbollistit portugez Cristiano Ronaldo për evazion fiskal dhe gjyqi që persekutoi ish-fituesin e Topit të Artë për muaj me radhë, me shumë gjasa do të ketë ndikim dhe në vendlindjen e lojtarit.

17:48
4 vite pa legjendën Gent Demaliaj, ja si e kujton bashkëshortja dhe njerëzit e zemrës

Vetëm pak ditë nga përvjetori i katërt i ndarjes nga jeta të këngëtarit Gentian Demaliaj, bashkëshortja e tij Rudi vendosi të ndante kujtime interesante nga jeta e tij në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

17:45
Caka ministër i Jashtëm? Edita Tahiri: Përfshirje e gabuar e Ramës në axhendën serbo-ruse

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka shprehur qëndrimin e saj kundër emërimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Në studion e “Top Talk” ajo thekson se nuk e ka me Cakajn personalisht, por me përfshirjen e Ramës në ndryshimin e kufijve, të cilën ajo e cilëson si axhendë serbo-ruse.

17:26
Ndryshimi i kufirit? Edita Tahiri: Mogherini ka shkelur parimet evropiane

Një shkelje të parimeve evropiane e cilëson Edita Tahiri, ish-ministre e Jashtme dhe ish kryenegociatore e Kosovës në negociatat me Serbinë.

17:07
CNN jep alarmin për bishtat e cigareve

Filtrat plastike të cigareve janë ndotësi numër 1 i botës dhe nuk parandalojnë as kancerin, thotë CNN.

17:07
Ndryshimi i kufijve? Edita Tahiri: Po shpërdorohet qëndrimi i SHBA

Ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës është kundërshtuar ashpër në arenën ndërkombëtare, nga disa shtete, një prej të cilave është Gjermania.

16:50
Ndërrimi i kufijve? Edita Tahiri në “Top Talk”: Thaçi në axhendën serbo-ruse. Synohet Serbia e Madhe

Çështja e ndërrimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një prej temave më të diskutuara në muajt e fundit të viteve që lamë pas, por ka realisht një plan të tillë? Për këtë e për çështje të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën, në studion e “Top Talk” ka qenë e ftuar Edita Tahiri, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatore e dialogut me Serbinë.

16:11
Shqipëria përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga Greqia

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës nga Greqia është përshëndetur në Shqipëri.

16:11
Lezhë, biznesi ankohet për Hipotekën

Përfaqësues të biznesit në Lezhë u ankuan për problemet e mëdha që hasin me shërbimin e kërkuar pranë Zyrës së Regjistrmit të Pasurive të Paluajtshme në qytet.

16:00
Bregdeti, rrëmujë me pronat. Në Vlorë, në radhë prej vitesh dhe pa zgjidhje

Thanas Zyka, nga fshati Velçë, ka 30 vjet që nuk po gjen zgjidhje për tokat e tij në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme.

15:53
Zaev uron Ciprasin: E përjetshme “Marrëveshja e Prespës”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, uroi homologun e tij grek pas miratimit në parlamentin e Athinës të “Marrëveshjes së Prespës”.

15:53
Shqiptarët tymosin më pak. Ja shkaqet

Rritja herë pas here e çmimit të paketave të cigareve bëri që shumë duhanpirës t’i zëvendësojnë ato me cigare të dredhura. Sipas të dhënave më të reja të INSTAT-it, në 10 vitet e fundit mbi 7% e shqiptarëve kanë hequr dorë nga duhanpirja.

15:42
Veliaj: Këtë vit do të mbjellim mbi 150 mijë pemë

Nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë i janë bashkuar edhe shqiptarë të diasporës.

15:33
Euro dëmtoi eksportet. Prodhuesit: Nga rënia janë zeruar fitimet

Zef Shtjefni, prodhues tullash dhe pronar i dy fabrikave, njërës në Lezhë dhe tjetrës në Fushë-Krujë, është detyruar që në njërën prej fabrikave, atë të Fushë-Krujës, të ndalojë prodhimin.

15:18
Paditen “tarifat” e dentistëve

Ministria e Shëndetësisë çon në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologëve për t’iu referuar një liste me çmime tavan për shërbimet dentare, pasi i konsideron të paaplikueshme.

15:05
Rektori nuk bind dot studentët. Premtoi nisjen e mësimit në fakultete, nuk u realizua

Dera e bllokuar me karrige dhe banka në Fakultetin e Drejtësisë është dera që ndan studentët e Juridikut: një pjesë që duan të rifillojnë mësimin dhe pjesa tjetër që prej ditësh janë ngujuar brenda Fakultetit.

14:41
Parlamenti grek miraton “Marrëveshjen e Prespës”

Parlamenti grek miratoi sot “Marrëveshjen e Prespës”.

14:39
KQZ: Zgjedhjet po zvarriten!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk e fsheh shqetësimin për zvarritjen e Reformës Zgjedhore, kur kanë mbetur pak më shumë se 5 muaj nga vota e 30 qershorit.

14:28
Mbretëresha kërkon kompromis për Brexit-in

Ndërkohë që vazhdon ethshëm debati në politikën britanike për të ardhmen e Marrëveshjes së Tërheqjes nga BE-ja, Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta e Dytë, ka vlerësuar respektimin e pikëpamjeve të ndryshme për çështjen e Brexit-it dhe ka kërkuar nga deputetët që të gjejnë gjuhën e përbashkët në prag të votimit të dytë të planit të kryeministres për divorcin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

14:25
Wake Up/ Paris Karepi: Do sjell në Shqipëri titullin Kampion Evrope

Paris Karepi është kampion absolut i Shqipërisë në mundje, madje në vitin 2018 u klasifikua si një ndër sportistët e vitit.

14:21
Wake Up/ Urdhëri i Stomatologut: Çmimet nuk janë rritur, lista nuk është e detyrueshme!

Presidenti i Urdhërit të Stomatologëve të Shqipërisë, Nikollë Deda ishte i ftuar në “Wake Up” për të folur rreth ndryshimeve të listës së çmimeve dentare që ka hyrë në fuqi nga 1 janari.

14:07
Wake Up/ Flaka Krelani: Prisja princin, por më erdhi vetëm kali

Flaka Krelani është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar, sidomos ata që pëlqejnë muzikën “rock”.

13:55
Spektakël dritash në Singapor

Një instalacion gjigant dritash bën gjithmonë efekt, po 30 të tilla?

13:49
Klement Balili kërkon gjykim të shkurtuar

Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

13:45
Shuhet ish-futbollisti i famshëm Vasillaq Zëri

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme një nga yjet e futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri.

13:25
Rikthehet Kategoria Superiore, sot Skënderbeu-Partizani

Rikthehet sot Kategoria Superiore e futbollit shqiptar me një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 19, siç është ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit, që zhvillohet në Korçë, në orën 17:00.

13:16
PD, Gjata: Donika Prela me pasuri të pajustifikuar. KPK-ja mos ta mbrojë, por ta shkarkojë!

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, deklaroi se “komisioni i Vetting-ut po përdor standard të dyfishtë për të mbajtur Donika Prelën në sistemin e drejtësisë”, e cila, sipas tij, “ka pasuri të pajustifikuar”.

12:52
Teatri i Elbasanit drejt degradimit

I ndërtuar në vitin 1935, teatri “Skampa” i Elbasanit sot paraqitet në gjendje krejtësisht të amortizuar.

12:34
Rreziku nga Vjosa. Në Kashisht të Fierit, frikë nga përmbytjet

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë krijuar te banorët e fshatit Kashisht të Fierit panikun e përmbytjes nga Lumi Vjosë.

12:15
Nga 1 shkurti, leje ndërkombëtare 3-vjeçare për drejtuesit e mjeteve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë me qëllim rritjen e transparencës dhe të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

12:09
Më këmbë në dëborë. Bllokohen rrugët në Shalë dhe Shosh

Njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult në Shkodër janë ende të bllokuara.

12:04
Në shtëpinë tonë/ 4 receta me spinaq

Emisioni “Në shtëpinë tonë” solli ditën e sotme 4 mënyra për të bërë pjata të shijshme me spinaq.

11:46
Në shtëpinë tonë/ Vlerat kurative të lulevjollcës

Lulevjollca, përveçse dekoruese, në mjekësinë alternative gjen një përdorim të gjerë për shërimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve.

11:35
Alarmi i Vasilit: Në Shqipëri po pastrohen shuma të mëdha parash. Nga kjo gjë pasurohet…

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi në një dalje për mediat se në vend po bëhet një pastrim i madh parash.

11:14
Dyfishimi i çmimeve te dentisti, reagon Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar lidhur me vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen me thuajse dyfish të çmimeve të disa shërbimeve dentare.

11:08
Largohet Henry, Monaco pa trajner

Pasi kërkoi me të gjitha mënyrat që të marrë drejtimin e një “anije” që po mbytet, tani Monaco vendos të sakrifikojë “timonierin” e saj.

10:57
Brenda festivalit të filmave për të rritur (FOTO)

“Daily Star” ka publikuar fotot nga AVN Expo, festivali më i madh i filmave për të rritur në botë.

10:38
Kërkoi favore seksuale, Apeli lë në burg gjyqtarin e Fierit

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani.

10:26
Maqedoni, VMRO-DPMNE kthen sytë nga shqiptarët

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE i kthen sytë nga shqiptarët. Anëtari i saj, Vllatko Gjorçev shpalli kandidaturën për President dhe shprehet i gatshëm t’u zgjatë dorën shqiptarëve për t’i kërkuar votat e tyre.

10:03
Habit studimi: Ja kush janë ata që përhapin “fake news”

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se pjesa më e madhe e lajmeve të rreme në Twitter gjatë vitit 2016 u përhap nga një numër tepër i vogël përdoruesish.

09:17
Venezuelë, ofertë për amnisti Maduros, por vetëm nëse…

Lideri venezuelian, Nicolas Maduro mund të përfitojë amnisti nëse e lëshon pushtetin.

09:06
Stuhi dëbore në Bulqizë. Rikthehen reshjet dhe ngricat

Në Bulqizë kanë rinisur reshjet e dëborës të shoqëruara me erë të fortë dhe temperatura të ulëta.

08:51
Sherr në Parlamentin grek. Votimi për marrëveshjen me Shkupin, sot në orën…

Parlamenti i Greqisë e shtyu për ditën e sotme në orën 14:30 votimin e marrëveshjes së Prespës që njeh vendin fqinj si Maqedonia e Veriut.

08:13
Shqiptarët heqin dorë nga cigarja

Pirja e duhanit ka rënë nga 43% e popullsisë së rritur në 2008 në 35% më 2018 në meshkujt e moshës 15-49 vjeç, teksa është rritur me 1 pikë përqindje pirja e cigares tek femrat për të njëjtën periudhë, sipas një anketë të INSTAT të zhvilluar më 2018 në lidhje me faktorët e riskut që cenojnë shëndetin e popullatës.

E enjte, 24 Janar 2019
22:58
Athinë, degjeneron në dhunë protesta jashtë Parlamentit; disa të plagosur

Ka degjeneruar në akte dhune protesta e mbrëmjes jashtë parlamentit grek, në kohën që brenda ndërtesës vazhdonin debatet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

22:56
Balla në “Open”: Qazim Sejdini s’do jetë më kandidat i PS në Elbasan

I ftuar në studion e “Open” në Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur rreth zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të këtij viti, e për kandidatët që ajo do të prezantojë.

22:50
Majlinda triumfon sërish; Në turneun e Tel Avivit mori medalje të artë në Xhudo

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka arritur të impresionojë sërish me rezultatet e saj, këtë radhë në turneun e zhvilluar në Izrael.

22:33
Sherr në parlamentin grek; Shtyhet për të premten votimi për marrëveshjen me Shkupin

Parlamenti Grek e shtyu për të premten votimin e marrëveshjes se Prespës që njeh vendin fqinj si Maqedonia e Veriut.

22:10
Balla në “Open”: S’ka negociata për kërkesat e opozitës

Partia Demokratike ka vendosur që në muajin shkurt të fillojë sezonin e protestave duke pasur 2 pika kryesore të kërkesave të tyre: Shkuarjen në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare këtë qershor, bashkë me ato lokale.

21:49
Shitet apartamenti më i shtrenjtë në histori

Shtëpia më e shtrenjtë që është shitur në historinë e SHBA-ve, është një apartament në Manhatan, të cilin miliarderi Ken Griffin e bleu për 238 milionë dollarë

21:44
Ndryshimet në Qeveri, Balla: Disa ministra e prisnin. Ja kush është arsyeja e vërtetë

Ndryshimet në Qeveri me disa emra të panjohur në arenën politike ka qenë tema e kësaj mbrëmje në “Open”, ku i ftuar ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

21:29
A i pengon Statuti i PS ministrat e rinj të jenë në qeveri? Balla përgjigjet në Open

Në emisionin “Open” Anila Basha ka hapur një temë diskutimi nëse statuti i PS, i ndalon apo jo vendosjen e emrave të rinj në kabinetin qeverisës, të cilët nuk janë anëtarë të kësaj partie.

21:15
Hitleri planifikonte shfarosjen e hebrenjve edhe në Kanada

Arkivi kombëtar i Kanadasë ka blerë një libër të rrallë, i cili besohet se mund të ketë shërbyer si ide për një spastrim nazist të hebrenjve në Amerikën e Veriut.

21:08
Pezullohet Prokurori i Gjirokastrës, arrestohen dy persona

Prokuroria për Krime të Rënda është duke kryer hetime për një aferë korrupsioni në Gjykatën e Gjirokastrës, ku nën hetim është edhe prokurori i këtij rrethi Spartak Çoçoli.

20:59
Fiks Fare/ Masakra me kanionin e Holtës në Gramsh, diga brenda Monumentit të Natyrës

Fiks Fare dokumentoi shkeljet ligjore të institucioneve qendrore, lokale dhe të firmës që po ndërton HEC-in brenda një zonë të mbrojtur. Sipas ligjit për Monumentet e Natyrës, diga e HEC-it dhe punimet e tjera duhet të ndërtoheshin mbi 200 metra larg hyrjes së kanionit.

20:53
MAS pezullon drejtoreshën e Zyrës Arsimore Mat pas denoncimit të Fiks Fare

Për rastin e mësuese Shqipes që ishte e detyruar të dilte nga shtëpia që në orën 05:00, të ecte në borë rreth 2 orë që të mund të kapte mësimin, reagoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

20:48
Fiks Fare/Specialisti i hipotekës kërcënon denoncuesin – VIDEO

Menjëherë pas transmetimit në Fiks Fare të sorollatjes që i bëhet një qytetari nga Hipoteka Durrës dhe sjelljes së pahijshme të drejtorit të këtij institucioni, për arsyen se qytetari ishte ankuar tek Portali i Bashkëqeverisjes.

20:45
Njëra këmbë iu pre në 1989-ën, tjetra në 1994-ën, por ai vazhdon

Hoshiar Ali, një banor kurd nga Iraku verior, ka 30 vite që çmonton mina pranë qytetit të tij. Ai thotë që deri më sot mund të ketë hequr me qindra mijëra, ndoshta 1 milion.

20:40
Shkupi pret Marrëveshjen; Dimitrov: Jemi në anën e duhur të historisë

Mbështetësit e marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë janë në anën e duhur të historisë, thotë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për AFP, në kohën kur marrëveshja ka hyrë në fazat finale të saj.

20:29
KE, kundër “shitjes” së Pasaportave

Kundrejt pagesave shumë vende të BE japin shumë shpejt një vizë të BE-së, madje edhe nënshtetësinë.

20:05
Milan prezanton Piatek, sulmuesi që kujton Shevchenkon

Shënoi 5 gola në 4 javët e para të kampionatit dhe karakteristikat e tij i kujtojnë tifozëve ato të Andrij Shevcenkos. Blerja e re ka entuziazmuar kampin kuqezi dhe futbollisti më i ri i Milanit, Kristof Piatek në ditën e tij të prezantimit premtoi të bëjë atë që di më mirë, golat.

19:58
Dentistët fiksojnë çmimet. Vendimi kundërshtohet, zhduk konkurrencën

Tanimë do të përballeni me çmimet më të larta nëpër klinika kur të shkoni për një shërbim dentar. Urdhri i Stomatologe për interesa të caktuara ka publikuar një listë me çmime dysheme që duhet të aplikojë tanimë çdo klinikë dentare.

19:41
Dështim në krye të UT. Studentët duan mësim, Rektori Koni hesht

Universiteti i Tiranës prej disa vitesh është paralizuar nga mosfunksionimi i strukturave drejtuese të tyre.

19:38
“Mynyr Koni të dorëhiqet”; Studentët i kërkojnë rektorit të UT të reagojë. Duan mësim

Fakulteti i Drejtësisë është i vetmi që i ka ende dyert e mbyllura. Krahas studentëve protestues, studentët e tjerë të juridikut, shqetësimin për mosfillimin e procesit mësimor e adresuan pranë rektoratit.

19:36
Rrjedhin fotot e dronit të ri rus, dhe duket si B-2 amerikan

Dikush ka nxjerrë fshehurazi foto të dronit më të fundit rus për bombardime të rënda, të quajtur Okotnik, dhe me sistem “stealth”, që u fshihet radarëve.

19:26
Jelekverdhët, gati listën për zgjedhjet europiane në maj

Lëvizja e jelekëverdhëve në Francë ka përzgjedhur 10 kandidatë për zgjedhjet evropiane të majit, por thotë se synon ta zgjerojë listën me 79 emra.

18:57
Papa thirrje drejtuesve politikë: Refuzoni korrupsionin

Papa Françesku e nisi vizitën e tij në Panama me një thirrje drejtuar liderëve politikë për të refuzuar të gjitha format e korrupsionit, në një fjalim që ai mbajti para komunitetit diplomatik.