Ish e dashura e Emiliano Salas, modelja franceze Berenice Schkair, postoi një mesazh befasues në Twiter të cilin më pas e fshiu.

Ajo thoshte: “Hetoni mafian e futbollit, sepse unë nuk e besoj këtë aksident”.

Më pas e zgjeroi mendimin duke thënë: “Dua të zgjohem e të mësoj që kjo është e gjitha gënjeshtër. Ju lutem të hetoni, sepse nuk besoj që të ketë pasur vërtet aksident, dhe as që të jenë ndërprerë kërkimet për arsye të motit të keq. Ndihem e pafuqishme. Është një makth”, shkroi ajo në mesazhe të cilat i fshiu më pas.

Autoritetet iu rikthyen kërkimeve të mërkurën në zonën ku mendohet se mund të ketë rënë avioni.

Sala u kishte dërguar një mesazh miqve të tij, që nga avioni, ku thoshte se po trembej, pasia vioni po copëtohej.

Avioni i vogël Piper PA-46 Malibu kishte vetëm pilotin dhe Emiliano Salan në bord. Ai u nis nga Nanta për në Kardif, por humbi kontaktet me kullat e vrojtimit pranë ishullit të Xhersit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel