Zyrat e aplikimit për karta identiteti do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë.

Ministria e Brendshme bën me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit.

“Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit të qytetarëve, ditën e shtunë, përveç të gjitha zyrave të njësive administrative të Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë”, lexohet në njoftim.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të verifikojnë afatet e vlefshmërisë së kartës ID, në mënyrë që të aplikojnë më herët pa krijuar flukse dhe radhë pritjeje.

Top Channel