E martë, 30 Tetor 2018
09:31
Njerëzit kanë zhdukur 60% të kafshëve… në 50 vitet e fundit

Njerëzimi ka zhdukur 60% të gjitarëve, zogjve, peshqve dhe zvarranikëve që nga viti 1970, duke bërë që ekspertët kryesorë në botë të paralajmërojnë se asgjësimi i kafshëve të egra tani është një emergjencë që kërcënon qytetërimin.

09:13
Moti i keq, viktima në Itali. Shtyhen udhëtimet nga Shqipëria drejt Barit

10 të vdekur, shumica viktima të pemëve të thyera: situata në rajonet më të prekura prej motit të keq në Itali është dramatike.

08:55
Sulmohet agjencia turistike shqiptare në Athinë

Një turmë ekstremistësh të djathtë sulmuan me koktej molotov një agjenci turistike shqiptare në Athinë.

08:48
Lushnje, gjendet foshnje e porsalindur në kazanin e plehrave

Një foshnje e porsalindur është gjetur në kazanin e mbeturinave në Lushnje.

08:21
Itali, 7 viktima nga moti i keq

Ka shkuar në 7 numri i viktimave si pasojë e motit të keq në Itali.

08:05
Lewis Hamilton, “Simfonia nr.5”. Numrat e një kampioni

Lewis Hamilton u rikonfirmua me meritë si kampioni i botës në Formula 1, madje e bëri këtë dy gara nga fundi i sezonit, në një kampionat që dukej i destinuar se do të vuante për shkak të Ferrarit.

05:59
Mbrojtja nga emigrantët, SHBA-të dërgojnë 5200 ushtarë në kufirin me Meksikën

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të dërgojnë mbi 5,200 trupa për të ndihmuar në sigurimin e kufirit me Meksikën, një shifër shumë më e madhe se sa pritej, pasi presidenti Donald Trump ngurtësoi qëndrimin e tij mbi imigracionin përpara zgjedhjeve afatmesme të 6 nëntorit.

05:21
Presioni i BE-së, Italia studion uljen e deficitit në buxhetin e ri

Nëse dy shtyllat e buxhetit të qeverisë italiane për vitin 2019 tregohen më pak të kushtueshme sesa parashikohen, kursimet mund të përdoren për të reduktuar deficitin buxhetor, tha një burim qeveritar të hënën, një mesazh që mund të përshëndetet nga Komisioni Evropian.

04:18
Reali largon Lopeteguin, pasuesi nuk është Conte

Reali i Madridit ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare për mediat, të shpërndarë mbrëmjen e sotme, se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Julen Lopetegui.

03:17
Zbulimi kundër kancerit, gjendet kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave

Është gjetur kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave. Në të ardhmen kjo gjetje mund të bëhet çelësi për kurat anti-kancer, të cilat synojnë të vrasin vetëm qelizat kanceroze.

02:34
Macron nuk e fsheh admirimin për Merkel: Udhëheq me shumë guxim

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se i kishte folur Angela Merkelit për miqësinë dhe admirimin e tij ndaj saj, pasi drejtuesja gjermane tha më parë se mandati i saj i katërt si kancelare do të ishte edhe i fundit.

01:53
Turqia thirrje Arabisë për zbardhjen e vrasjes së Khashoggit

Turqia bëri thirrje të hënën për të zbuluar të vërtetën e plotë rreth vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, pasi prokurori publik i Arabisë Saudite ishte në Stamboll, për të zhvilluar bisedime me autoritetet vendase.

01:07
Përçarjet brenda “5 yjeve”, Di Maio: Nuk duhet të tregojmë shenja dobësie

Zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio bëri thirrje të hënën për unitet brenda Lëvizjes “5 yjet” pasi partia anti-establishment u detyrua të heqë dorë nga një premtim elektoral për të ndaluar një projekt të madh transporti ndërkombëtar të gazit.

00:28
Bjellorusët përkujtojnë viktimat e ekzekutuar nga sundimi i Stalinit

Bjellorusët u mblodhën në Minsk të hënën për të përkujtuar më shumë se 100 vetë, duke përfshirë 22 shkrimtarë dhe poetë, të cilët u ekzekutuan nga shërbimi sekret i NKVD më 29 tetor 1937, gjatë sundimit të diktatorit të madh sovjetik, Josif Stalinit.

E hënë, 29 Tetor 2018
23:19
City “minimal” në Londër, mposht Totenhamin dhe rimerr kreun

Kampionati anglez i futbollit mbylli javën e tij të 10 me një sfidë spektakolare të luajtur në stadiumin legjendar “Wembley”, ku Tottenhami vendas priti kampionat në fuqi të Premier Leagues, Manchester City-n.

22:54
Open/ Idrizi: Vrasja në Bularat, jo kronikë e zezë, por ngjarje politike

I ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se vrasja e Konstandinos Kaçifas nuk duhet parë si një ngjarje e kronikës së zezë sepse është një ngjarje politike, që sipas tij ishte e paralajmëruar.

22:27
Icardi thyen Strakoshën, Inter triumfon bindshëm në “Olimpico”

Interi ka marrë një fitore të madhe ndaj Lazio-s në “Olimpico”, në ndeshjen e fundit të kësaj jave në Serie A.

22:06
“Kacifas kandidoi për kryeplak të fshatit, ndihmoi për vendosjen e flamujve”

Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli “live” në “Open” duke dhënë detaje mbi të shkuarën e 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, i vrarë një ditë më parë në Bularat, pasi qëlloi me armë ndaj policisë.

21:53
Djemtë rrahin vajzat për të festuar moshën e pjekurisë

Femrat e fisit Hamar, të cilat njihen për flokët e veçanta dhe pllakat e mëdha në buzë, lejojnë që të rrihen nga meshkujt e fisit kur ata festojnë hyrjen në burrëri. Por kjo ka dhe përfitime.

21:48
“Open”/ U thirr nga ministria greke, ambasadorja shqiptare në Athinë jep detaje nga takimi

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë është thirrur pasditen e kësaj të hëne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat.

21:25
Open/ Pamjet kur ekstremisti grek qëllon mbi policinë

Kamera e Top Channel ishte në fshatin Bularat të Gjirokastrës aty një grek humbi jetën pasi hapi zjarr ndaj forcave RENEA.

21:22
“Open”/ Në “vatrën” e Bularatit, flasin banorët – VIDEO

Pamje “live” u sollën në “Open” nga “vatra” e të shtënave në fshatin Bularat, ku mbeti i vrarë një ditë më parë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas pasi qëlloi me armë ndaj policisë.

21:00
Vajzat e fshatit promovojnë bujqësinë

12 vajza nga fshatra të ndryshme të Gjermanisë janë mbledhur për të bërë një set me foto që tregojnë jetën në fermat e vendit të tyre.

20:39
Fiks Fare/ Tragetet Durrës-Bari me 2000 pasagjerë, pa mjekë dhe dhomë mjekimi

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës kushtet e trageteve të linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas. Në datën 3 gusht 2018, në pikun e lëvizjeve, një person humbi jetën në mes të detit. Trupi i Isa Konit, 57-vjeç nga Marikaj, u la disa orë në kuvertë dhe askush nga stafi i tragetit nuk i dha ndihmën e parë. Në Kodin Detar, është përcaktuar se çdo mjet lundrues drejtohet nga një ekuipazh i mjaftueshëm për sigurinë e jetës. Në nenin 100, është përcaktuar edhe ekuipazhi, i cili duhet të ketë edhe mjekun.

20:12
Pas përurimit në Stamboll, aeroportet e tjera që priten të ndërtohen nëpër botë

Njerëzit sa vijnë e udhëtojnë më shumë me avionë. Për këtë arsye, qytetet me më shumë trafik po ndërtojnë aeroporte të reja për të balluar fluksin e dhjetëra miliona udhëtarëve.

20:11
Moti i keq në Itali, pezullohet lundrimi Bari-Durrës

Moti i keq në Itali ka bërë që të pezullohet lundrimi trageteve nga porti i Barit në Drejtim të Durrësit.

19:47
“Bularati”, Kacifas i arrestuar për hashash, s’ishte pjesë e “Agimit të Artë”

Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas pasi qëlloi me armë ndaj policisë, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet.

19:20
Ngjarja në Bularat, Athina thërret ambasadoren shqiptare

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë është thirrur pasditen e kësaj të hëne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat.

19:20
TopAwards/ Njihuni me Arissa-n, hyrjen më të re të “The Top List”

Kjo javë ka patur një hyrje të re, e cila ka surprizuar me renditjen e saj në zonën e nxehtë të klasifikimit. Bëhet fjalë për një tjetër talent të ri në fushën e muzikës, i cili duket se premton shumë. Ajo quhet Arissa dhe projekti i titulluar “Emrin Tim” pozicionohet në vendin e 5-të, një vend tepër i rëndësishë për një hyrje të re dhe më tepër një artiste të re.

19:14
Qytetet me kuzhinën e përkryer; Në krye, Kopenhagen prej shqiptarit Rene Rexhepi

Me stilin e tij modern, 15 restorante që kanë fituar çmime Michelin dhe kulturën e dashamirëse ndaj biçikletave, nuk është çudi që kryeqyteti danez kryeson listën e 10 qyteteve të cilat Lonely Planet këshillon me force te vizitohen gjate 2019-tës.

18:44
“Çmendet” moti në Itali, disa të vdekur

Italia është përfshirë nga furtuna dhe rrebeshe të forta shiu. Era ka patur një shpejtësi që ka arritur deri në 100 kilometra në orë.

18:25
Te Fenerbahces dështon dhe Cocu, shkarkohet

Prej disa vitesh, skuadrat turke kryesisht Fenerbahces e Galatasaray janë duke vuajtur paraqitjet e dobëta në Europë, por edhe në kampionat nuk është se kanë pasur ndonjë ecuri të mirë.

18:19
Moshat e Kosovës marrin tjetër sukses, mundin Zvicrën

Nëse te Kombëtarja shqiptare e të grupmoshat e saj situata duket dramatike, duke pasur parasysh rezultatet e ndeshjeve të fundit, e kundërta ndodh me Kosovën.

18:05
Hetimet në Itali për Tahirin, e pushimi i çështjes; Publikohen dokumentet

Tahiri është vënë në hetim nga Prokuroria Antimafia Italiane në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxori dokumentin zyrtar sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.

17:55
TopAwards/ Debutimi më i mirë dhe më i dobët i Kidës

Kida është një artiste, e cila është tepër aktive në tregun muzikor shqiptar. Artistja asnjëherë nuk zhgënjen me projektet muzikore, të cilat thuajse gjithmonë janë bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit.

17:49
PSG ndëshkon Mbappe dhe Rabiot… vetëm për një pjesë loje

Përballja më e rëndësishme e futbollit francez, sfida epike mes Marseille dhe PSG, u mbyll me suksesin 0-2 të formacionit kryeqytetas, mes një klimë ku tifozët vendas nuk kursyen ofendimet e madje dhe lëshimin e sendeve të forta në fushë.

17:37
Basha: Rama, gjuhë banditi ndaj ish-kryeministrit Berisha

Ngjarja e Bularatit ka përplasur në rrjetet sociale, drejtuesit e dy partive më të rëndësishme në vend.

17:20
“Ndëshkimi i të fortëve”, polica: 36 të arrestuar në një javë

Me anë të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike në Policia e Shtetit bëri të ditur se brenda një jave, në kuadër të operacionit, “Ndëshkimi i të fortëve” javë vënë në pranga 36 persona.

16:58
Vëllai dëmton vëllain. Arlind Ajeti, dy muaj jashtë fushave

Njëri ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren shqiptare, ndërsa tjetri përfaqësuesen e Zvicrës. Të dy janë lindur në Bazel, por kanë pozicione të ndryshme në fushë, por këtë radhë vëllezërit Ajeti e panë veten përballë njëri-tjetrit, për të demonstruar atë që dinë të bëjnë më mirë, të luajnë futboll.

16:50
“Mozart” mbledh instrumentistët shqiptarë më të njohur në botë

Mozart dhe bashkëkohësit e tij bën bashkë në një koncert ekselencën shqiptare në botë përzierë kjo me eksperiencën e huaj në 31 tetor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse këtu në Tiranë.

16:43
Fuqia e dashurisë – Episodi 91

Xhoisi dhunon Irenën në restorant. Kiao i lutet Bibisë të largohet nga pisllëqet e Rubinjos Euzhenioja del në mbrojtje të Irenës dhe Xhoisi i kërkon divorcin.

16:36
“Bularati”, Artan Hoxha në “Top Talk”: Jo rastësore. Ndërhyrja e RENEA prishi planet e organizatorëve

Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kaçifa pasi qëlloi me armë ndaj policisë, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet. Për hedhur dritë rreth kësaj ngjarje, i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit kjo ngjarje nuk ka qenë rastësore, por e organizuar nga qarqe nacionaliste e shoviniste greke.

16:11
Artan Hoxha zbulon në “Top Talk” provën që Tahiri dorëzoi te Krimet e Rënda

I ftuar në studion e “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha ka shuar një kureshtje të madhe rreth çështjes Tahiri, pasi ish-ministri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të fortë në favor të tij, por pa dhënë detaje rreth saj.

15:44
“Sa herë që bie shi, ikin dritat”

Qyteti i Shëngjinit, por edhe disa zona të tjera në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.

15:43
Gripi, mjekët: Duhet të vaksinohen edhe mësuesit

Mjeket thonë se vaksina anti-grip përveç personelit mjekësor duhet ofruar edhe për mësuesit.

15:36
“The Guardian” artikull për Tiranën: Veliaj, kryebashkiaku i ri i shkëlqyer

Tirana ka zënë sërish vend në faqet e mediave botërore, të cilat po i japin një vëmendje të madhe transformimit që ka pësuar kryeqyteti nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj.

15:33
Orikumi “mbytet” nga plehrat

Mbetjet urbane dhe të ngurta të qytetit të Orikumit janë prej vitesh një shqetësim për banorët dhe ambientalistët e kësaj zone.

15:21
“RENEA veproi sipas ligjit”. Ish-komandanti i forcës elitë: S’marrin urdhër për të qëlluar

Ish drejtuesit e repartit elite, RENEA thonë se ne ngjarjen e Bularatit reparti ka vepruar sipas ligjit. Sadetin Fishta shpjegon për Top Channel se RENEA nuk merr urdhër për të qëlluar. Ata ndjekin procedurën pa u ndikuar nga rrethana te jashtme.

15:17
Buxheti 2019, “i shtrënguar”

Buxheti i vitit 2019 është parashikuar më i përmbajtur për të ardhurat. Ndërsa rritja ekonomike parashikohet 4.3 përqind, qeveria parashikon rritjen e te ardhurave me 4.7 përqind ndërsa vetëm si pasojë e zgjerimit të ekonomisë dhe inflacionit në 2019 të ardhurat duhet të rriteshin minimalisht me 6 perqind.

15:09
Tahiri me prova të reja, Paloka: Skenar i Ramës për t’i mbyllur çështjen

Partia Demokratike e konsideroi dorëzimi në provave te reja nga Saimir Tahiri pjesë të skenarit të kryeministrit për të mbyllur çështjen e ish ministrit të tij.

15:03
“Bularati” te Krimet e Rënda: Vrasje e mbetur në tentativë kundër policisë

Hetimet për ngjarjen e rëndë në Bularat, kur minoritaret po festonin ditën e “Jo-së”, do bëhen nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me prokurorët e Gjirokastrës. Arsyeja është se viktima ka kryer vrasje të mbetur në tentativë ndaj forcave te rendit.

14:54
Dorëheqja e Merkelit mund të mos jetë fjala e saj e fundit

Karikatura më e famshme gjeopolitike e “Punch” ishte “rënia e pilotit”, që tregonte se si kancelari i lodhur gjerman, Bismarku, po binte nga një anije e quajtur “Gjermani”, në vitin 1890, pas 28 vitesh si kancelar.

14:54
Rama inspekton punimet në Vorë-Kashar

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në aksin Vorë-Kashar, pjesë e Programit për Rindërtim.

14:33
Dule në Bularat: Policia, ndërhyrje joprofesionale

Në Bularat kanë mbërritur mëse 100 persona nga Greqia, në pritje të varrimit të 35-vjeçarit që u vra një ditë më parë.

14:21
Luani me sy të nxirë mbërrin në Tiranë

Mbrëmjen e së dielës, duke hyrë e hëna, 13 kafshët e “Safari Park” mbërritën në Tiranë.

14:06
Merkel: Largohem si kancelare në 2021-shin

Angela Merkel do të largohet nga posti i kancelares në vitin 2021. Gruaja e fortë e europës e mori vendimin pas humbjeve të thella në zgjedhjet rajonale te Hessenit këtë fundjave, perfomanca më e fundit e dobët e partive te koalicionit të saj qeverisës.

14:03
Inaugurohet aeroporti më i madh, bota me sytë nga Stambolli

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përuroi aeroportin e ri ndërkombëtar të Stambollit, për të cilin qeveria e tij thotë se do të bëhet më e madhi në botë.

13:44
Vrasja e ekstremistit, reagon Omonia: Klimë dhune!

Organizata “Omonia”, me anë të një deklarate, shpreh pikëllimin e saj për ekzekutimin e Konstantinos Kaçifës.

13:38
Madame Secretary 3 – Episodi 23

Elizabeta merr lajmin e një operacioni politik të rëndësishëm, që krijon një situatë politike të sikletshme me presidentin Dalton, qe po mendon ta zëvendësojë si Sekretare Shteti.

13:34
Përballja e kryesuesve, sot në “Selman Stërmasi”

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e fundit e javës së 10 të Kategorisë Superiore, një takim që do të përballë kryesuesit e kampionatit, Partizanin, dhe ndjekësin e tyre, Skëndërbeun.

13:31
Kafeja në shtatzëni rrit rrezikun e mbipeshës tek fëmijët

Gjatë shtatzënisë çdo grua është “viktimë” e dëshirave dhe e tekave. Por që sot çdo grua shtatëzënë duhet të heqë dorë nga kafeja gjatë kësaj periudhe.

13:21
Tiranë, Gjykata lë në burg italianin e akuzuar për pedofili

Italiani Masimilano Croce, i arrestuar disa ditë më parë pasi ishte i dënuar në Itali për pedofili, do të hetohet edhe në Tiranë për të njëjtën akuzë.

13:11
Tahiri në Prokurori: Dorëzova një provë të re

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë kohë deri në 17 janar për të vendosur se çfarë do bëjnë me dosjen Tahiri-Habilaj. Por ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri nuk ka më kohë për të pritur. Pa u thirrur nga asnjë prej prokurorëve, Tahiri u paraqit vullnetarisht tek Krimet e Rënda, të cilën e ka vizituar shpesh dy vitet e fundit.

13:00
TopAwards/ Kreu nuk ndryshon, surprizon vendi i dytë dhe i tretë

Një javë e rëndësishme kjo për klasifikimin e “The Top List”, i cili mbush plot 150 javë që nga krijimi i saj.

12:56
Meta në Turqi për përurimin e aeroportit të ri të Stambollit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbërriti sot në Stamboll, me ftesë të veçantë nga presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti “Istanbul Ataturk Airport”.

12:36
Bashkia e Tiranës prezanton “Guidën Studentore”

Studentët që kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur studimet e larta do të marrin edhe një broshurë mirëseardhjeje nga Bashkia e Tiranës, e cila do t’u shërbejë si një guidë për të njohur qytetin.

12:21
Tahiri, sot në prokurori. Do të paraqesë prova të reja

Saimir Tahiri do të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sot, në orën 12:30.

12:17
“Bularati” te Krimet e Rënda

Ngjarja e së dielës në Bularat të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas u vra nga forcat RENEA, do të shkojë te Krimet e Rënda sepse është rrezikuar jeta e efektivëve të Policisë së Shtetit.

12:10
Sherr për Kaçifën, plagosen me sende të forta shqiptarë dhe grekë

Një grindje mes shqiptarëve dhe grekëve ka ndodhur në Athinë pas debateve në rrjetet sociale për ekzekutimin e ekstremistit grek nga RENEA.

11:59
Merkel nuk kandidon më për kreun e CDU-së

Angela Merkel nuk kandidon më si kryetare e CDU-së. Gruaja e fortë e Evropës do të vazhdojë ta mbajë postin e kancelares, por vendimi për të lënë drejtimin e partisë së vet pas dështimit në zgjedhjet e Hessenit, shihet si disfatë më vete.

11:38
Shtyhet varrimi i ekstremistit; Në Bularat shkojnë dhjetëra grekë

Në Bularat  kanë mbërritur mbi 100 persona nga Greqia në pritje të varrimit të 35 vjeçarit, që u vra një ditë më parë.

11:31
Vrasja e ekstremistit e pasqyruar në mediat greke

Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës vazhdon të jetë në epiqendër të mediave greke, qasja e të cilave bëhet si zakonisht me këndvështrime të ndryshme.

11:18
Asociacioni i komunave serbe. Qeveria e Kosovës nuk di nëse drafti serb është në duart e BE-së

Qeveria e Kosovës nuk ka të dhëna nga ekipi i caktuar për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nëse ia ka dorëzuar Bashkimit Evropian draft-statutin e asaj që përshkruhet si bashkësia e komunave serbe.

10:59
Fier, 4-vjeçari mbytet në pus

Një fëmijë 4-vjeçar është mbytur paraditen e së hënës në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes.

10:56
Dossier/ Dita kur Britania e Madhe dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Britania e Madhe dhe Shqipëria më 29 tetor të vitit 1996, bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzit, dhe Londra t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.

10:54
Vlorë, pezullohet lundrimi detar

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi, prej mbrëmjes së djeshme ka dalë në radë për shkak të motit të përkeqësuar.

10:53
Veseli: Të gjithë bashkë në mbrojtje të territorit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli edhe një herë i ka ftuar partitë politike në Kosovë që të bashkohen për mbrojtje të territorit.

10:39
Stresi nuk ankimon masën e sigurisë, mbetet në burg

Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, ka hequr dorë nga ankimimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

10:36
Napoli barazon me Romën, Juventusi falenderon. Ancelotti: Krenar për skuadrën

Napoli barazoi në sekondat e fundit ndaj Romës dhe i largohet Juventusit.

10:12
Aksidenti në Leicester. Piloti hero shmangu rrëzimin mbi turmë

Ajo e Eric Swaffer, pilotit të helikopterit që transportonte pronarin miliarder të Leicester City, është një histori heroizmi.

09:56
Pique i kërkoi publikut që të mos fyente Sergio Ramosin

Gerard Pique i kërkoi tifozëve të Barcelonës që të mos vazhdonin më me koret ofenduese ndaj Sergio Ramos.

09:44
Dita e të vdekurve në Mexico City

Kryeqyteti meksikan në prag të “ditës së të vdekurve” mban një paradë në kujtim të emigrantëve që humbën jetën në kufirin mes Meksikës dhe SHBA.

09:33
Leicester konfirmon: Presidenti ndërroi jetë në aksidentin me helikopter

Leicester konfirmoi mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet një komunikate për shtyp, vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha, President dhe pronar i klubit.

09:22
“Trumpi Tropikal”, Presidenti i ri i Brazilit

Kandidati i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, ashtu siç edhe ishte parashikuar nga vëzhguesit.

09:07
Durrës, sekuestrohen 2 kg kokainë; dy të arrestuar

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Menaxheri”, në kuadër të të cilit kanë sekuestruar 2 kg kokainë dhe kanë arrestuar dy persona.

08:44
Aksident ajror në Indonezi. Rrëzohet në det avioni me 188 pasagjerë

Një Boeing 737 i “Lion Air”, me 188 persona në bord, është rrëzuar në det pak pas ngritjes në ajër nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta.

08:02
Lopetegui do të shkarkohet. Perez e ka gjetur zëvendësin

Humbja 5-1 e Realit ndaj Barcelonës ka qenë me shumë mundësi ndeshja e fundit e Julen Lopetegui në pankinën madrilene.

E diel, 28 Tetor 2018
21:52
Lewis Hamilton, 5 herë kampion në F1

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tij të pestë kampion bote në Formula 1.

21:37
Milan fiton me përmbysje, Gattuso merr frymë

Pas dy humbjeve radhazi, Milani ka rigjetur fitoren pasi mundi me përmbysje Sampdorian në San Siro.

21:13
Pogba-Martial i japin fitoren Manchester United

Manchester United mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1 Evertonin në “Old Trafford”, duke u ngjitur në vendin e tetë të renditjes së Premier League, me 17 pikë pas 10 ndeshjesh të luajtura.

21:06
“String art” në Shqipëri. Motër e vëlla, punime me gozhdë të vogla dhe fije me ngjyra

Imarionit i nevojiten disa gozhdë të vogla dhe fije me ngjyra për të krijuar punime artistike.

20:46
Kufizimi i pijeve energjike. Nutricionistët: Kanë pasoja

Qeveria ka paraqitur në Kuvend një nismë që ka si qëllim kufizimin e tregtimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç.

20:14
Protestë në Athinë për ngjarjen në Bularat

Mbrëmjen e së dielës, përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë u organizua një protestë për vdekjen e Kostandinos Kaçifës, i cili u përlesh sot me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

19:58
Ngjarja në Bularat, reagon Rama: Fqinj të dashur…

Kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen e sotme në Bularat, ku një 35-vjeçar u vra nga forcat RENEA pasi qëlloi këtë mëngjes mbi policinë.

19:40
Ministria e Jashtme: I pajustifikueshëm politizimi i ngjarjes në Bularat nga Greqia

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, ka shprehur po ashtu “keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj”.

19:28
RENEA vret ekstremistin grek. Qëlloi me armë policinë dhe terrorizoi Bularatin në festën e fshatit

Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçari i cili qëlloi këtë mëngjes mbi policinë në fshatin Bularat, ka humbur jetën pas shkëmbimit të zjarrit për më shumë se një orë me forcat RENEA, në pjesën e sipërme të fshatit. Ai kishte paralajmëruar diçka në rrjetet sociale. Kaçifa njihej si nacionalist në zonë, por nuk jetonte në fshat.

19:02
McLaren prezanton “perlën” Speedtail (Foto)

McLaren ka zbuluar makinën më të fuqishme dhe më të shpejtë të kësaj marke.

18:41
Premier League, ndalet Arsenali; Chelsea fiton me goleadë

Pas 11 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet, Arsenali u ndal në një barazim 2-2 në fushën e Crystal Palace.

18:20
Ngjarja në Bularat, reagon Greqia: E papranueshme!

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas ngjarjes në Bularat, ku një 35-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj forcave të policisë dhe pas disa orësh u vra nga shkëmbimi i zjarrit me RENEA-n.

18:06
Luis Suarez “çmonton” Realin (Foto)

Barcelona fitoi bindshëm “Klasiken” ndaj Real Madrid. 5-1 ishte rezultati i ndeshjes së luajtur në Camp Nou, me Luis Suarez protagonist kryesor me 3 golat e tij, një prej të cilëve me një penallti që u akordua nga VAR-i.