E hënë, 29 Tetor 2018
09:44
Dita e të vdekurve në Mexico City

Kryeqyteti meksikan në prag të “ditës së të vdekurve” mban një paradë në kujtim të emigrantëve që humbën jetën në kufirin mes Meksikës dhe SHBA.

09:33
Leicester konfirmon: Presidenti ndërroi jetë në aksidentin me helikopter

Leicester konfirmoi mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet një komunikate për shtyp, vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha, President dhe pronar i klubit.

09:22
“Trumpi Tropikal”, Presidenti i ri i Brazilit

Kandidati i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, ashtu siç edhe ishte parashikuar nga vëzhguesit.

09:07
Durrës, sekuestrohen 2 kg kokainë; dy të arrestuar

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Menaxheri”, në kuadër të të cilit kanë sekuestruar 2 kg kokainë dhe kanë arrestuar dy persona.

08:44
Aksident ajror në Indonezi. Rrëzohet në det avioni me 188 pasagjerë

Një Boeing 737 i “Lion Air”, me 188 persona në bord, është rrëzuar në det pak pas ngritjes në ajër nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta.

08:02
Lopetegui do të shkarkohet. Perez e ka gjetur zëvendësin

Humbja 5-1 e Realit ndaj Barcelonës ka qenë me shumë mundësi ndeshja e fundit e Julen Lopetegui në pankinën madrilene.

E diel, 28 Tetor 2018
21:52
Lewis Hamilton, 5 herë kampion në F1

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tij të pestë kampion bote në Formula 1.

21:37
Milan fiton me përmbysje, Gattuso merr frymë

Pas dy humbjeve radhazi, Milani ka rigjetur fitoren pasi mundi me përmbysje Sampdorian në San Siro.

21:13
Pogba-Martial i japin fitoren Manchester United

Manchester United mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1 Evertonin në “Old Trafford”, duke u ngjitur në vendin e tetë të renditjes së Premier League, me 17 pikë pas 10 ndeshjesh të luajtura.

21:06
“String art” në Shqipëri. Motër e vëlla, punime me gozhdë të vogla dhe fije me ngjyra

Imarionit i nevojiten disa gozhdë të vogla dhe fije me ngjyra për të krijuar punime artistike.

20:46
Kufizimi i pijeve energjike. Nutricionistët: Kanë pasoja

Qeveria ka paraqitur në Kuvend një nismë që ka si qëllim kufizimin e tregtimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç.

20:14
Protestë në Athinë për ngjarjen në Bularat

Mbrëmjen e së dielës, përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë u organizua një protestë për vdekjen e Kostandinos Kaçifës, i cili u përlesh sot me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

19:58
Ngjarja në Bularat, reagon Rama: Fqinj të dashur…

Kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen e sotme në Bularat, ku një 35-vjeçar u vra nga forcat RENEA pasi qëlloi këtë mëngjes mbi policinë.

19:40
Ministria e Jashtme: I pajustifikueshëm politizimi i ngjarjes në Bularat nga Greqia

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, ka shprehur po ashtu “keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj”.

19:28
RENEA vret ekstremistin grek. Qëlloi me armë policinë dhe terrorizoi Bularatin në festën e fshatit

Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçari i cili qëlloi këtë mëngjes mbi policinë në fshatin Bularat, ka humbur jetën pas shkëmbimit të zjarrit për më shumë se një orë me forcat RENEA, në pjesën e sipërme të fshatit. Ai kishte paralajmëruar diçka në rrjetet sociale. Kaçifa njihej si nacionalist në zonë, por nuk jetonte në fshat.

19:02
McLaren prezanton “perlën” Speedtail (Foto)

McLaren ka zbuluar makinën më të fuqishme dhe më të shpejtë të kësaj marke.

18:41
Premier League, ndalet Arsenali; Chelsea fiton me goleadë

Pas 11 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet, Arsenali u ndal në një barazim 2-2 në fushën e Crystal Palace.

18:20
Ngjarja në Bularat, reagon Greqia: E papranueshme!

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas ngjarjes në Bularat, ku një 35-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj forcave të policisë dhe pas disa orësh u vra nga shkëmbimi i zjarrit me RENEA-n.

18:06
Luis Suarez “çmonton” Realin (Foto)

Barcelona fitoi bindshëm “Klasiken” ndaj Real Madrid. 5-1 ishte rezultati i ndeshjes së luajtur në Camp Nou, me Luis Suarez protagonist kryesor me 3 golat e tij, një prej të cilëve me një penallti që u akordua nga VAR-i.

17:57
Parada në Selanik, Mattarella bashkë me Pavlopoulos

Si çdo vit, edhe sivjet grekët kanë festuar me një paradë madhështore në Selanik 28 Tetorin, ditën kur Greqia iu përgjigj me “Jo” kërkesës së Musolinit në vitin 1940 për të lejuar trupat e Italisë fashiste të pushtonin vendin.

17:20
Kukësi fiton në Laç dhe merr vendin e tretë

William Cordeiro i dha fitoren Kukësin në transfertën e vështirë ndaj Laçit, në “Elbasan Arena”. 25-vjeçari shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 60 dhe e rendit Kukësin në vendin e tretë të klasifikimit.

17:01
3 muaj pas lindjes, Cardi B në super formë! (FOTO)

Cardi B këmbnguli së fundmi se nuk i është nënshtruar kurrë një operacioni për të hequr dhjamin e tepërt në trup.

16:51
Shpëtohen kafshët e Fierit. Nga kopshti zoologjik privat transportohen në Tiranë

Në orën 8 të mëngjesit nisi operacioni për transferimin e 13 kafshëve të “Safari Park”, në Fier, drejt kopshtit zoologjik të Tiranës.

16:37
Shtrëngohet kreditimi

Kërkesa për financim nga biznesi ka qenë në ulje në tremujorin e tretë të vitit, ndërkohë që nga ana tjetër, bankat e nivelit të dytë raportojnë se standardet e kreditimit të sektorit privat vazhdojnë të jenë të forta, madje për biznesin e vogël dhe të mesëm ato rezultuan të shtrënguara edhe më tej.

15:48
Gjirokastër, RENEA vret shtetasin që qëlloi kundër policisë

RENEA ka vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili qëlloi me armë kundër efektivëve të policisë.

15:33
“Ikja e Xhafajt, luftë brenda llojit”

As Fatmir Xhafaj dhe as Edi Rama nuk i kanë bërë publike arsyet e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, por analistët Afrim Krasniqi dhe Mentor Nazarko bashkohen në mendimin se pas këtij largimi fshihen presionet dhe lufta brenda llojit.

15:18
Tabaku: Shteti ka dështuar!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, postoi në Facebook një shembull, sipas saj, të dështimit të shtetit.

14:46
Një “polic” me 4 këmbë, i dënuar me vdekje nga Camorra

E urrejnë dhe kanë urdhëruar vdekjen e tij në çdo mënyrë: copa mishi të helmuara, ushqim me drogë, bustina për minj. Është tentuar shumë herë, e ka madje edhe zëra se për kokën e tij është vënë një shpërblim.

14:35
Grabiti një arkë birrë, identifikohet sozia e Schwimmer

Policia ka identifikuar një sozi të Ross Geller, grabitja e të cilit në një dyqan u pasua me mijëra komente “online”, e madje edhe me një mohim të yllit të “Friends”-ave, David Schwimmer.

14:27
Breshëri në Bularat. I riu i ardhur nga Greqia terrorizon fshatin. RENEA, në ndjekje të tij

Fshati Bularat në Dropull, ku paraditen e së dielës do të mbaheshin festimet e përvitshme që përkujtojnë të rënët e luftës italo-greke, është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku u rrezikua jeta e disa efektivëve të policisë dhe e banorëve që gjendeshin në qendër të fshatit.

14:14
Ndryshimi i orës, kjo mund të jetë hera e fundit

Akrepat e orës u kthyen pas në Europë orët e para të kësaj të diele, por kjo mund të jetë e fundit herë që ndodh.

14:08
Buxheti i Tiranës 2019, Veliaj: Do të vazhdojmë projektet e nisura në mandatin e parë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësinë 1 për “Buxhetin e vitit 2019”, e njëkohësisht bëri edhe bilancin e punëve të kryera në këto 3 vite. Veliaj kërkoi mbështetje masive për Partine Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, për të vazhduar punët e nisura gjatë mandatit të tij të parë.

14:04
Mentor Haziri lë Irlandën për projektet në Shqipëri

Mentor Haziri flet për projektet e tij më të reja, përfshirë koncertin recital që do të mbajë në Tiranë më datë 28 tetor.

13:53
Një “El Clasico” pa Messin e CR7, që mbetet sërish “derbi i botës”

Nuk do të jenë Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, të dy për motive të ndryshme. Por, magjia e “El Clasico”-s mbetet e pakrahasueshme me çdo ndeshje të futbollit botëror, edhe pa dy protagonistët e klasit të dekadës së fundit.

13:52
Basha: Xhafaj, frikë nga hetimi. Prej ditës së parë, merak “të shpëtonte vëllain e dënuar”

Partia Demokratike e cilësoi largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm si rezultat i luftës që ajo dhe krejt opozita i ka bërë që nga dita emërimit, për dosjen penale të vëllait të tij. Kryetari Lulzim Basha ishte në një takim partiak në Manëz të Durrësit, ku zbuloi faktorët që sipas tij çuan në largimin e Fatmir Xhafajt.

13:44
Sandër Lleshi, në duart e Metës. Xhafaj, në detyrë deri të enjten

Ministri në detyrë Fatmir Xhafaj nuk ka munguar as këtë të dielë në zyrën e tij, ndonëse një ditë më parë dha dorëheqjen. Rreth mesditës, ai ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme, ndërsa të shtunën qëndroi në zyrë deri në mbrëmje, për më shumë se 9 orë.

13:42
Mjeshtri i çative në Gjirokastër, 85 vjeç dhe nuk i ndahet zanatit

Pano Vlashi, 85 vjeç nga Zagoria, është mjeshtri më i vjetër i këtij zanati në Gjirokastër. Vetëm këtë verë, ai ka shpëtuar më shumë se 10 çati masive në Gjirokastër, e shumë të tjera në zonat përreth.

13:36
Juventus, rekord pas rekordi…por çalon në Champions

Me 28 pikë në 10 javë, Juventusi ka arritur të barazojë rekordin për nisjen e saj më të mirë në Serie A, diçka që mund ta përmirësojë në fundjavën e ardhshme.

13:31
Bularat, qëllon me armë ndaj policisë. Në ndjekje edhe RENEA

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në hyrje të fshatit Bularat, në Gjirokastër, në një ngjarje të regjistruar rreth orës 10 të paradites së kësaj të diele.

13:24
Ditë historike për Atletikën, rekord botëror në gjysmëmaratonë

Ditë historike për atletikën në turneun e zhvilluar këtë fund tetori në Valencia. Keniani Abraham Kiptum vendosi rekordin e ri botëror në gjysmëmaratonën e zhvilluar në qytetin spanjoll, duke e thyer me 5 sekonda kohën e mëparshme të Zersenai Tadese, atleti nga Eritrea që e kishte vendosur atë në vitin 2010.

13:22
Vjeshta e Voskopojës! Fshati turistik pret vizitorë të shumtë

Voskopoja mbetet një prej fshatrave turistike më të vizituar në Shqipëri. Edhe në vjeshtë, turistët pasionantë të kësaj panorame nuk i mungojnë fshatit turistik, ndërsa zgjedhin që përveç turizmit kulturor, të sodisin edhe peizazhin e veçantë.

13:11
“Vende dhe njerëz që frymëzojnë”, “National Geographic” ndalet në Shqipëri

Nga Kina në Japoni, Peru, Kosta Rika apo në malet e Himalajeve, ekipi i “National Geographic” ka zgjedhur si pjesë të dokumentareve edhe Shqipërinë.

13:08
Jonida Shehu: “Ja çfarë nuk do të prezantoja kurrë”

E ftuar në “Pop Culture”, Jonida Shehu tregoi shumëçka mbi partnerin, sakrificat e bëra për dashurinë, fillimet në “Fiks Fare”, ardhjen e saj në moshën 18 vjeçare në Tiranë, pasiguritë dhe sigurisht eksperienca e re në “Soirée” në Top Channel.

13:02
“WorldChefs” zbret në Elbasan. Kuzhinierë nga bota shijojnë gatimet tradicionale të qytetit

“WorldChefs” zbriti këtë fundjavë në Elbasan për t’u njohur me traditën dhe historinë e këtij qyteti, por edhe me kulinarinë e tij. Kuzhinierë nga e gjithë bota përcollën nga Elbasanit mesazhe bashkëpunimi dhe promovimi, ndërsa u shoqëruan nga presidenti i “Albanian Chefs”.

12:44
Dhunoi “me porosi”, arrestohet 32-vjeçari. Shpallen në kërkim porositësi dhe bashkëpunëtori

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia, në vazhdën e hetimeve për një ngjarje të ndodhur të enjten e 25 tetorit në Kamëz, ku përplasi qëllimisht me automjetin e tij një mjet tjetër, për t’u përleshur më pas fizikisht me drejtuesin e këtij të fundit, duke përdorur edhe një armë zjarri.

12:29
“Exclusive”, pjesa e dytë e rrëfimit të Ismail dhe Elena Kadare për…“Demonët e kuq”

Gati dy dekada më parë, kur në mjediset letrare të vendit nisi një debat për fatin e poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, nuk kishte më asnjë shpresë se ajo mund të gjendej si autoshkrim, edhe pse askush nuk kishte shkuar te burimet.

11:50
Lidhja e sheshit “Skënderbej” me “Pazarin e Ri” dhe transformimi i “Zogut të I-rë”

“Pazari i Ri” dhe zgjatimi i bulevardit nuk do të jenë pjesë të ndara të qendrës së kryeqytetit. Urbanistët po shohin mundësinë e një lidhjeje harmonike mes sheshit “Skënderbej”, Pazarit dhe Bulevardit të Ri.

11:14
Durrës, tenton të vrasë hajdutin, procedohet bashkë me të

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar, të cilin e akuzon për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, pasi sulmoi një hajdut 39-vjeçar, që ishte futur për të vjedhur lokalin e dajës së të arrestuarit.

11:05
Gjermani, Hesse voton. Rezultati mund të lëkundë pozicionin e Merkelit

Banorët e rajonit qendror Hesse të Gjermanisë votojnë këtë të dielë në një palë zgjedhje të shenjuara nga pakënaqësia me luftimet e brendshme të qeverisë kombëtare. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndihmojë gjithashtu të kuptohet nëse administrata e Kancelares Angela Merkel ka apo jo një të ardhme afatgjatë.

11:04
Motivoni veten… dhe çdo gjë do të shkojë mirë!

Të përcaktosh qëllime për veten vjen si dëshirë që ne kemi si individë përballë të papriturave të jetës dhe ndodh shpesh herë që të kuptojmë se të vendosurit e qëllimeve, është i lehtë, por mbajtja e tyre ka sfida gjatë “rrugës”.

10:37
Itali, protesta në Romë për rrugët me gropa dhe mbeturina

Mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Romës për të protestuar mbi gjendjen mjerane të kryeqytetit italian. Demonstruesit u mblodhën përpara Bashkisë së qytetit, për të denoncuar kryebashkiaken Virginia Raggi se ka dështuar të adresojë probleme të tilla si mosmbledhja e mbeturinave apo gropat nëpër rrugë.

10:20
Maqedoni, nga e hëna nis diskutimi mbi ndryshimet kushtetuese

Qeveria e Zoran Zaevit në Maqedoni ka dorëzuar projektligjet për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, ndërsa përmes sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka sqaruar se shqyrtimi i tyre do të marrë rreth dy muaj e gjysmë kohë, pasi për çdo amendament do të duhet të debatohet rreth 3 ditë.

09:54
MotoGP, Vinales fiton në Australi. Marquez zgjat rekordin negativ

Maverick Vinales siguroi një fitore dominuese në Çmimin e Madh të Australisë në MotoGP, këtë të dielë, teksa kampioni i sapokurorëzuar i botës Marc Marquez u detyrua të dilte në mënyrë dramatike nga gara, duke zgjatur edhe më tej tersin e tij në pistën “Phillip Island”.

09:43
Sulmi me 11 viktima në sinagogë, ngrihen akuzat. I dyshuari rrezikon dënimin me vdekje

Ndaj personit të dyshuar për vrasjen e 11 njerëzve në një sinagogë të Pittsburghut, tashmë janë ngritur akuzat për vrasje, në atë që besohet të jetë sulmi më i rëndë antisemitik në historinë e viteve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

09:22
Rrëzimi i helikopterit, në bord edhe pronari i Leicester City (Foto)

Helikopteri i pronarit të Leicester Cityt u rrëzua mbi një parking automjetesh jashtë fushave sportive të klubit anglez, vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim për t’u larguar nga stadiumi, në përfundim të një ndeshjeje të Premier League.

08:03
Mourinho tremb tifozët: Largimi i De Gea, mundësi reale

Në kulmin e kritikave ndaj tij dhe me rezultatet në fushë që nuk po i japin të drejtë, trajneri i Manchester United trembi tifozët e ekipit me mundësinë reale për largim, të një prej shtyllave të ekipit. Tekniku portugez Mourinho tha se nuk është i sigurt për qëndrimin e David De Gea-s, 3 vjet pasi vetëm burokracitë i mohuan portierit spanjoll, kalimin e bujshëm te Real Madrid.

E shtunë, 27 Tetor 2018
23:34
Erdogani, nga shtypës në mbrojtës i fjalës së lirë

Presidenti turk njihet më shumë për shtypjen politike që ka lënë me dhjetëra gazetarë në burg ose të papunë, sesa për mbrojtjen e lirisë së medias. Megjithatë, kohët e fundit ka dalë si kritiku më i zellshëm i vrasjes tronditëse të gazetarit saudit, Xhemal Kashogi.

22:57
Rrëzohet në parkingun e stadiumit helikopteri i pronarit të Leicester

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes Leicester City-West Ham United.

22:53
Kida flet për largimin nga “On Records” ekskluzivisht në “Shiko kush luan”

Edhe këtë të shtunë “Shiko kush luan” veç lojrave, të qeshurave dhe argëtimit, bëri që të kemi deklarata të cilat nuk ishin thënë më parë. Këngëtarja nga Kosova, Kida, foli për herë të parë në lidhje me kontratën që ka me “On records”.

22:52
“Shiko kush luan”/ A është në një lidhje Kiara me Butrint Imerin?

U bënë disa muaj që flitet për një marrëdhënie të mundshme dashurie midis moderators Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri.

22:04
Prezantohet muri i Trump, por është ndryshe nga ç’mendohej

Një pjesë e murit të famshëm të Donald Trump u prezantua për herë të parë për publikun, por pati një problem: nuk është mur. Është gardh.

22:00
SHBA, 11 të vdekur nga sulmi në sinagogë. Identifikohet autori

Personi që vrau tetë persona në një sinagogë në Pitsburg të SHBA-ve, duke plagosur edhe tre oficerë policie, është Robert Bowers, 46 vjeç.

21:51
Pas orës $18 mln, Mayweather blen shtëpinë me kinema brenda (FOTO)

Floyd Mayweather është një njeri që punon fort dhe shpenzon fort.

21:39
“Skënderbeu, At i Kombit”

Këshilli Organizator i Simpozumit Shkencor Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i përberë nga përfaqësitë e shoqatave atdhetare si shoqata “Malësia e Madhe” dhe Federata Pan Shqiptare Vatra, intelektuale dhe qendrave fetare në Michigan si Kisha Katolike e Shën Palit, apo Teqeja Bektashiane, i propozon instancave më të larta të shteteve së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shpalljen me ligj të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, “AT I KOMBIT SHQIPTAR”.

20:59
Katari punon fort për botërorin 2022, stadiume me ajër të kondicionuar (FOTO)

Disa muaj pas përfundimit të botërorit Rusi 2018, gjithë sytë janë kthyer nga Katari, vendi që pritet të organizojë ngjarjen më të madhe sportive në vitin 2022.

20:54
“Gjurmë Shqiptare”: Masakra e Peshkëpisë

Si u sulmua në prill të vitit 1994 posta kufitare në Gjirokastër nga një bandë e ardhur nga Greqia? Çfarë përfaqësonte Mavi që e mori përsipër këtë sulm dhe cilët ishin anëtarët e organizatës?

20:54
Të gjithë në pritje të Xhafajt, del nga zyra pas 9 orësh!

Qytetarët shqiptarë u zgjuan me një lajm të bujshëm: ministri aq i sulmuar nga opozita dha dorëheqjen.

20:27
Dhurojnë flokët, vajza dhe gra në ndihmë të pacienteve me kancer gjiri

Është vetëm 17 vjeç dhe si çdo vajze e kësaj moshë i dëshiron flokët e gjata, por Jedrita Llapi ka vendosur t’i presë flokët e saj për gratë me kancer gjiri, të cilat pasi i nënshtrohen trajtimit me kimioterapi pësojnë rënie të flokëve.

20:23
Kompania e GTA 5 nxjerr video-lojën e re, pas shumë vitesh

“Rockstar”, kompania e video-lojërave që njihet për “Grand Theft Auto”, një nga video-lojërat më të suksesshme në histori, ka hedhur dje në treg lojën e dytë më të suksesshme, Red Dead Redemption 2.

20:02
“Silura” e Ronaldos “vret” Empolin!

Portugezi Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në ndeshjen në transfertë të Juventusit ndaj skuadrës së Empolit, duke i dhënë bardhezinjve 3 pikë të rëndësishme.

19:44
Në paqe derbi bregdetar

Me nga një pikë të fituar dhe me një barazim të mërzitshëm që nuk iu përgjigj entuziazmit të tifozëve, Kamza dhe Tirana nuk e ndryshuan diferencën mes tyre, dhe as e përmirësuan renditjen e kategorisë Superiore. Bardheblutë e impenjuar në periferinë e kryeqytetit nuk arritën as këtë ndeshje, ti japin gëzimin e parë trajnerit të ri, Ardi Mema.

19:37
Tahiri rikthen “Zërin e Popullit”

Saimir Tahiri kishte njoftuar një konferencë për shtyp paraditen e të shtunës të cilën më pas e anuloi. Ai arriti gjithsesi të bëhej pjesë e lajmeve, me informacionin ndoshta më ironik të javës. Ndonëse po hetohet për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal, ish-ministri i Brendshëm ka vendosur të hapë një biznes të ri, duke u bërë pjesë e botës së medias.

18:31
Eni Çobani ka vendosur: Do nis palestër dhe do dobësohem!

Juristja e njohur, Eni Çobani ishte një nga të ftuarat e kësaj jave në Pop Culture, në Top Channel. Mes batutave, humorit dhe fjalëve të mira, Eni ka folur edhe për peshën e saj fizike dhe raportit me ushqimin.

18:27
Reagon Xhafaj: Sfidoj opozitën të provojë akuzat ndaj meje, ja pse dhashë dorëheqjen

Ish-ministri Xhafaj ka reaguar me anë të një mesazhi në Twitter në lidhje me dorëheqjen e tij mëngjesin e sotëm, ku shkruan se ka marrë me qindra mesazhe vlerësuese.

18:20
“Lonely planet”: Eksploroni një kryeqytet tërheqës si Tirana

Tirana një kryeqytet tërheqës që mund të eksplorohet për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë. Prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për t’u vizituar në 2019.

17:54
Shaqiri, tjetër gol me Liverpool – VIDEO

Xherdan Shaqiri është bërë edhe një herë tjetër protagonist me bluzën e Liverpool, duke arritur të shënojë gol në fitoren e thellë 4-1 të “The Reds” ndaj Cardif.

17:24
Shantazhet nga agjentët e lojtarëve, elita e klubeve mban bisedime sekrete

Klubet elitare të futbollit europian janë përfshirë në bisedime sekrete për të kombinuar forcat mes tyre, e për t’i dhënë fund shantazheve nga lojtarët dhe agjentët, për çështjet financiare. Sporti më popullor i planetit kurrë nuk ka tërhequr kaq para sa në dekadën e fundit, por pavarësisht rritjes së të ardhurave dhe sponsorizimeve, një pjesë e madhe shkon jashtë kësaj loje.

17:05
SHBA, të shtëna në një sinagogë, konfirmohen 8 të vdekur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë në Pisttburgh të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së lutjeve të së shtunës. Teksa qëllonte pa shënjestruar dikë në veçanti, thuhet se agresori thërriste: “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin.”

16:56
Ancelotti do titullin: Koha që të festojë jugu

Carlo Ancelotti kërkon të fitojë titullin kampion në sezonin e tij të parë te Napoli, pavarësisht se duket diçka e pamundur që skuadra e cila dominon futbollin italian në dekadën e fundit, të rrëzohet nga froni. Trajneri veteran nuk u kursye në ambiciet e tij pavarësisht se pretendenti kryesor, Juventus, ka një armë më shumë këtë sezon, dhe jo një lojtar çfarëdo, por Cristiano Ronaldon.

16:37
Të dielën ndryshon ora, do flemë 60 minuta më shumë!

Është një ditë e mirë për të gjithë pasi do flemë një orë më shumë, kur ora të shënojë 03.00 mëngjesin e 28 tetorit. Megjithatë nuk do të jetë një ditë e gëzuar për ata prindër që kanë foshnje të vegjël apo që punojnë natën.

16:23
Kamza e Tirana ndajnë nga 1 pikë, por mbetet “errësira”

Kamza-Tirana është mbyllur në barazim 1-1 ditën e sotme, ku asnjë nga dy ekipet nuk mundi të dalë me kokën lartë dhe të largojë disi situatën aspak të mirë që po kalojnë.

16:19
Tentohet të vidhet “Magna Carta”

Qyteti i vogël britanik i Salisbury-t rrëmbeu kohë më parë vëmendjen e botës për shkak të hetimit ndërkombëtar mbi helmimin e agjentit rus Sergei Skripal me substancën e rrezikshme Novichok.

16:17
“Nuk jemi të vdekur, ndaj Samp dua 23 luanë!”

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat ndaj Interit dhe në Europa League ndaj Betis, Milani po kalon një moment aspak të parë.

16:00
“Shiko kush luan”/ Deputeti i PD-së me të cilin Nard Ndoka ka patur debate është …

Luana Vjollca sonte bëri bashkë në programin argëtues të së shtunës mbrëma “Shiko kush luan” deputetin Nard Ndoka, aktorin e Portokalli Rezart Veleshnja, moderatoren Kiara Tito dhe këngëtaren e talentuar nga Kosova, Kida.

15:43
Vajza e gra në ndihmë të pacienteve me kancer gjiri

Tetori nuk është vetëm muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit, por edhe i solidaritetit me ato që janë prekur. Ndaj sot, gra dhe vajza dhuruan flokët e tyre për të bërë paruke për pacientet e prekura nga kjo sëmundje.

15:40
Bastet, Rama sulmon opozitën: Nuk u shtuan, por u formalizuan

Në turin e takimeve jashtë Tirane, Edi Rama sot u fokusua te ligji që parlamenti miratoi këtë të enjte për mbylljen e kumarit. Ai i ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës.

15:19
100 mln euro për PPP-të; Fatura e koncesioneve rritet me 50% vitin e ardhshëm

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 100 milionë euro nga taksat për kompanitë koncesionarë gjatë vitit të ardhshëm. Sipas relacionit të projektbuxhetit 2019, që u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, fatura e koncesioneve do të rritet me 50 për qind krahasuar me këtë vit, për shkak të hyrjes në fuqi të tre kontratave të reja. Ato janë rruga e arbrit, koncesioni i laboratorëve dhe mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës.

15:09
Profil/ Ikja e vonuar e Xhafajt; Njeriu që çoi vëllanë në burg për të mbajtur postin e ministrit

Kjo e sotmja ishte një ikje e vonuar e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Njeriu që u sulmua nga opozita që kur u propozua në këtë detyre për hir të së shkuarës së tij në komunizëm, arriti kulmin me akuzat për vëllanë e dënuar në Itali, histori që bëri bujë me audio-përgjimin, por që në atë rast Xhafaj nuk u dorëhoq.

15:00
“Extra Service 2”, arrestohet për prostitucion një tjetër menaxhere e një qendre masazhi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Extra Service 2” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.V.P. Tiranë. Arrestohet menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratorja.

14:52
Greqi, tërmetet s’ndalen në ishullin e Zakinthos

Ishulli i Zakinthos vazhdon ende të lëkundet nga tërmete më të vogla pas tërmetit të fuqishëm të së premtes me magnitudë 6.8 Rihter sipas matjeve të reja që dha Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës.

14:42
Kanceri i gjirit, Veliaj: Kontrolli i vazhdueshëm shpëton jetë

Tetori nuk është muaji i sensibilizimit vetëm për gratë, por edhe për burrat e tyre. Gratë duan mbështetje dhe kurajo jo vetëm për të bërë kontrollet rutinë, por edhe në rastet kur duhet të luftojnë me sëmundjen e rendë.

14:31
Shaqiri shkon në Beograd

Pritja ndaj tij në stadiumin e Beogradit do të jetë pashmangshmërisht në një atmosferë armiqësore, por përkundër presionit, Xherdan Shaqiri po bën të pamundurën për të mos munguar në Ligën e kampioneve.

14:11
Dorëheqja e Xhafajt, jehonë në mediat ndërkombëtare

Dorëheqja e papritur e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pushtuar vëmendjen e shtypit vendas, por është pasqyruar edhe tek disa media të huaja.

13:53
DW: Xhafaj një nga arkitektët e reformës në Drejtësi. Pse dha dorëheqjen?

Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur. Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit , strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet: në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale.

13:38
Luan Rama: Dorëheqja e Xhafajt, parathënie e rënies së kryeministrit

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, përmes një postimi në “Facebook” e komenton dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si një “parathënie” të rënies së kryeministrit Rama.

13:30
E fejuara e gazetarit të vrarë, refuzon ftesën e Trump

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Kashoggi ka refuzuar ftesën e Donald Trumpit për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë e madje e akuzoi presidentin amerikan se nuk treguar i sinqertë mbi hetimin e krimit.

13:01
790 këngë ruse; Militiadh Bode i përkthen dhe i sjell në një libër

Në qytetin e Beratit u promovua libri me 790 këngë ruse që janë përkthyer në shqip, në ceremoni ishte edhe ambasadori i Rusisë në Shqipëri.

12:49
Festa e ullirit, Bashkia e Roskovecit e organizon për të tretin vit me radhë

Roskoveci organizon për të tretin vit festen e ullirit dhe bashkia synon që ta kthejë këtë zonë në atraksion turistik.  

12:39
Shtëpitë e braktisura; Bashkia e Korçës ndërhyn që t’i shembë

Dhjetëra banesa në qytetin e Korçës që janë braktisur nga pronarët janë degraduar dhe ato përbëjnë rrezik. Bashkia ka ndërhyrë për shembjen e tyre.

12:25
Masakra e Peshkëpisë; Si u sulmua pika kufitare nga njerëzit e armatosur nga Greqia

Është 10 prilli i vitit 1994, ora 02:30 pas mesnate. Një pikë kufitare në Gjirokastër sulmohet nga njerëz të armatosur të ardhur nga Greqia.