Tërmeti shkatërrues në Venezuelë/ Shkon në 589 numri i viktimave, 2980 kanë mbetur të plagosur, raportohet për 50 mijë të humbur 26/06 14:50
Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës si ministër i Jashtëm, ka treguar se nuk do të jetë ai që do ta drejtojë këtë institucion, por Gent Cakaj.
“Është fjala më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i Jashtëm i delegoj zotit Gent Cakaj drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Rama.
Kandidatura e Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm shkaktoi përplasje në distancë dhe prodhoi deklarata mes Ramës dhe Metës, pasi nga Presidenti refuzoi që ta dekretonte.
Top Channel