Pritja ndaj tij në stadiumin e Beogradit do të jetë pashmangshmërisht në një atmosferë armiqësore, por përkundër presionit, Xherdan Shaqiri po bën të pamundurën për të mos munguar në Ligën e kampioneve.
Dorëheqja e papritur e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pushtuar vëmendjen e shtypit vendas, por është pasqyruar edhe tek disa media të huaja.
Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur. Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit , strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet: në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale.
Nënkryetari i LSI, Luan Rama, përmes një postimi në “Facebook” e komenton dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si një “parathënie” të rënies së kryeministrit Rama.
E fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Kashoggi ka refuzuar ftesën e Donald Trumpit për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë e madje e akuzoi presidentin amerikan se nuk treguar i sinqertë mbi hetimin e krimit.
Në qytetin e Beratit u promovua libri me 790 këngë ruse që janë përkthyer në shqip, në ceremoni ishte edhe ambasadori i Rusisë në Shqipëri.
Roskoveci organizon për të tretin vit festen e ullirit dhe bashkia synon që ta kthejë këtë zonë në atraksion turistik.
Dhjetëra banesa në qytetin e Korçës që janë braktisur nga pronarët janë degraduar dhe ato përbëjnë rrezik. Bashkia ka ndërhyrë për shembjen e tyre.
Është 10 prilli i vitit 1994, ora 02:30 pas mesnate. Një pikë kufitare në Gjirokastër sulmohet nga njerëz të armatosur të ardhur nga Greqia.
Enver Bajri i dyshuari si drejtuesi i grupit te Bajri është ndaluar nga policia spanjolle, pasi policia shqiptare e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Rikthehet ora diellore. Për të gjithë ata që e pëlqejnë gjumin e mëngjesit ka ardhur koha që të flenë një orë më shumë sepse akrepat do të kthehen 60 minuta prapa duke u gdhire dita e diel, 28 tetor.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se largimi i Fatmir Xhafajt është vetëm fillimi i shkërmoqjes.
Nga Korça, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka komentuar dorëheqjen e papritur të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Është një nga modelet më të famshme në rrjetet sociale falë formave të saj perfekte. Demi Rose duket fantastike me tek pozon me një bikini të kuq.
Ministri i larguar tashmë, Fatmir Xhafaj, përmes një postimi publikuar në faqen e Facebook të Ministrisë së Brendshme, ka falenderuar kryeministrin Rama për mundësinë e dhënë dhe shprehet se e ka dhënë me vullnet të plotë dorëheqjen, por pa dhënë ndonjë arsye konkrete.
Mbi 56-vjeçarin e arrestuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fushatën e pakove-bombë kundër kritikëve të presidentit Donald Trump, janë ngritur 5 akuza, përfshirë atë të dërgimit të eksplozivëve me postë dhe kërcënimin e ish krerëve të shtetit.
Portieri spanjoll, David De Gea ka një kontratë që e lidh me Manchester Unitedin deri në verën e ardhshme dhe tentativat për ta zgjatur edhe më tej bashkëpunimin mes palëve, nuk kanë shkuar aspak mirë deri tani.
Marc Marquez nuk di të ndalet. Me kohën 1 minutë, 29 sekonda e 199 të mijtat spanjolli i Hondës, që javën e kaluar u shpall kampion botë në Moto GP, do të niset i pari në Çmimin e Madh të Australisë.
Pasi dominoi në mënyrë shembullore një kundërshtar si Manchester United, për më tepër brenda në “Old Trafford”, Juventusi i rikthehet kampionatit, ku kalendari i ofron një ekip si Empoli, që nuk fiton një takim që nga java e parë e Serisë A.
Dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka komentuar në Facebook edhe ish kryeministri Sali Berisha
Bibia arrin t’i shpëtojë jetën Kaios në favelë. Kaioja urdhëron Ruin të mos e përndjekë më Irenën. Irena është e shqetësuar me kthimin e Garsias bë Brazil.
“Tirana është një qytet i shkëlqyer me një kryebashkiak të shkëlqyer”, shkruan ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, Andreas Scheuer, në profilin e tij në Facebook, pas vizitës së zhvilluar në vendin tonë.
Rreth orës 20:00 të së enjtes kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni, është përfshirë në një aksident automobilistik.
Xhenoveze do të përballet me gjyqin, ne Hagë. Ndërsa mendojnë se e kanë në dorë, ekipi mëson se ai ka një as nën mëngë, një ofertë që Gjykata e Lartë Ndërkombëtare s’mund ta refuzojë.
Një fitore të opozitës e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj
Sipas organizatës Amnesty International, më shumë se njëqind mijë njerëz të cilët u shkarkuan nga puna pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në vitin 2016, janë ende në pritje të drejtësisë ndërkohë që jeta e tyre është shkatërruar.
Gjenerali Sandër Lleshi është emri që do të zëvendësojë Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm. Aktualisht ministri i ri i Brendshëm mbante postin e këshilltarit të kryeministrit Rama për çështjet e sigurisë.
Kryeministri Edi Rama teksa ka njoftuar pranimin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, ka treguar edhe emrin që e zëvendëson në këtë post.
Partnerët që kanë të njëjtin profesion kanë një bashkëjetesë monotone. Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar në “The Telegraph”.
Në orën 08:25 në “Twitter” kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, që drejtoi ministrinë më të rëndësishme për më tepër se një vit. Së bashku me miratimin e dorëheqjes qe erdhi rrufe ne qiell te hapur, Rama bëri publik edhe propozimin e tij për t’ia besuar Ministrinë e Brendshme një gjenerali.
Facebook njoftoi gjatë ditës së sotme se fshiu disa llogari të rreme, të hapura në Iran, por me emra personazhesh të famshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota.
Zyrtarët palestinezë njoftuan se të paktën katër persona humbën jetën, pasi u qëlluan nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë protestave të përjavshme në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka autorizuar përdorimin e trupave dhe burimeve të tjera ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë, thanë zyrtarët amerikanë të premten.
Gjykata e Lartë e Spanjës ka ranë dakord të premten për të ekstraduar një grua venezueliane, e cila ishte pjesë e rrethit të brendshëm të udhëheqësit të vdekur tashmë, socialistit Hugo Chavez, dhe dyshohet se është e përfshirë në aktivitetin e pastrimit të parave dhe pasurimit të paligjshëm.
Johnny Depp nuk do të interpretojë më rolin e Jack Sparrow në filmin “Pirates Of The Caribbean”.
Një karvan me njerëz nga Amerika Qendrore, të nisur për në Shtetet e Bashkuara pritet të arrijë në qytetin e Meksikos të premten e ardhshme, tha ambasadori i Hondurasit, në Meksikë gjatë ditës së djeshme.
Prokurorët turq kanë përgatitur një kërkesë për ekstradim për 18 të dyshuar nga Arabia Saudite, për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, thanë autoritetet të premten, pasi presidenti Tayyip Erdogan i kërkoi Riadit të zbulojë se kush e urdhëroi vrasjen.
Tite, trajner i Brazilit, ka grumbulluar për herë të parë me kombëtaren, mesfushorin e Napolit, Allan.
Franca ka kërcënuar se do të anulojë një projekt franko-gjerman për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme, nëse Gjermania nuk pranon të lejojë eksportet e pakufizuara të avionëve, madje edhe në vendet e përfshira në konflikte, njoftoi të premten revista Der Spiegel.
Ai quhet Rigert Karaj, është nga Tirana dhe prej 25 vitesh jeton në Berlin, në Gjermani, ku ka emigruar nëpërmjet ambasadave, bashkë me nënën dhe vëllanë e tij.
Tjetër humbje në fazën eliminatore të Evropianit për përfaqësuesen U-17 të Shqipërisë.
Një video dramatike është shpërndarë me shpejtësi në internet, e filmuar në Meksikë.
Shkëmbi i famshëm Taft Point, te parku kombëtar “Yosemite”, në SHBA, u përmend nga mediat dy herë brenda një jave.
Regjisori Martin Scorsese dhe aktori Leonardo DiCaprio do të bashkëpunojnë sërish për një film të ri.
Luis Figo e di shumë mirë se për kë lojtar ka nevojë Real Madrid tani që nuk ka më në gjirin e tij Cristiano Ronaldon.
Marcelo Lippi, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, deklaron se ky mund të jetë më në fund viti i duhur për Juventusin për të fituar Champions League.
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Pogradec-Lin.
Të dielën do të luhet “Klasikja” Barcelona-Real Madrid, ndeshje që zapton vëmendjen e të gjithë futbolldashësve në mbarë botën.
Ju duket e palogjikshme që makina mësimore e një autoshkolle të jetë një Lamborghini që kushton 300 mijë euro?
Rreth 1100 fëmijë, të lindur jashtë Shqipërisë janë të paregjistruar në gjendje civile. Prindërit e tyre, pjesa më e madhe, janë të kthyer nga vende të BE-së, pasi u është refuzuar azili apo janë gjetur pa dokumente. Ata pajisen me certifikata lindje, por që janë pa vulë apostile. Për këtë arsye gjendja civile e ka […]
Në vitin 2017, rritja ekonomike e Europës arriti pikën më të mirë për dhjetëvjeçarët e fundit. Gjasat janë që kjo situatë të mos përsëritet më, të paktën jo së shpejti.
Teatri filozofik, ai që ve publikun në mendime, që nuk ka asnjë mjet ndihmës përveç mjeshtërisë së aktorit, janë zgjedhur nga regjisori Gëzim Kame në dramën “Terror” të Ferdinand Von Shirach , e cila rikthet në “ArTurbina”, pas skenës së Korçës.
Të sëmurët me probleme të shëndetit mendor, pas trajtimit mjekësor dhe terapeutik, mund të rikthehen në normalitet.
Fusha e plehrave të Sheqit është një bombë mjedisore edhe per kreu bashkiakun e Fierit. Për këtë arsye në vitin 2015 Këshilli Bashkiak i Fierit e shpalli atë si emergjencë mjedisore.
Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugore Lozhan- Mesmal në Korçë.
Tim Cook, shefi i Apple, u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual dhe në një intervistë për CNN ai thotë se është i lumtur për vendimin e tij të para 4 viteve.
Milani nuk po gjen qetësi në këtë sezon nën drejtimin e Gattusos dhe në Itali, mediat janë duke aluduar se do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.
Një burrë 56-vjeçar është arrestuar në lidhje me pakot-bombë që u dërguan ndaj kritikëve të Presidentit Donald Trump.
Nuk duhet të humbisni për asgjë këtë të shtunë mbrëma, programin tuaj të preferuar “Shiko kush Luan” në Top Channel me Luana Vjollcën.
Dy pako të reja, që mbanin adresën e senatorit amerikan Cory Booker dhe ish-drejtorit të Shërbimit të Inteligjencës, James Clapper, u gjetën të premten.
Klasikja Barcelona-Real Madrid do të luhet të dielën në orën 16:15. E veçanta e kësaj superpërballjeje është se për herë të parë në 10 vite nuk do të jenë në fushë Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
Pesë të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Cërrikut para një supermaketi ditën e sotme dhe dy prej tyre kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me thikë.
Tashmë nuk ka më dyshime pasi gjithçka ka marrë trajtën zyrtare. Ashtu siç edhe parashikohej Steven Zhang është presidenti i ri i Interit duke pasuar në këtë detyrë indonezian Erick Thohir, post të cilin ky i fundit e mbante që nga nëntori i vitit 2013-të, vetëm pak muaj pasi u bë pronar i mazhorancës së aksioneve të klubit zikaltër.
Miliarderët kanë bërë më shumë parà në vitin 2017 sesa çdo vit tjetër në histori.
India po përgatitet për të inauguruar javën e ardhshme statujën më të gjatë në botë.
Filipinet kanë rihapur ishullin e tyre të famshëm të pushimeve, Boracay, i rifreskuar edhe me rregulla të reja, pas një periudhe mbylljeje që kishte si qëllim të minimizonte pasojat e dekadave dëme, të shkaktuara nga turizmi i pakontrolluar.
Përgjimet e Prokurorisë për grupin “Avdylaj” kanë nxjerrë në bankën e të pandehurve dy ish-deputetë të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Gjithashtu në to përmendet edhe emri i kreut aktual të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Michael Jordan hyn në botën e “eSport”. Legjenda amerikane e basketbollit ka hyrë në “aXiomatic”, shoqëri shumë aktive dhe konkurruese në fushën e videolojërave.
I ftuar në studion e “Top Talk” këtë të premte ka qenë drejtori i gazetës “Mapo” Ervis Iljazaj. Gjatë intervistës me gazetarin Denis Dyrnjaja ai ka kritikuar qëndrimin e opozitës me Kuvendin, duke e cilësuar atë si jo efikas.
Roberto Benigni do të luajë rolin e Geppettos në filmin “Pinocchio” të Matteo Garrones. Filmi do të jetë një bashkëprodhim ndërkombëtar italo-francez, e do të xhirohet tërësisht në Itali, në zonën e Lacios, Toskanës dhe Puljas.
Në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor, ku ka mbetur e plagosur një 11-vjeçare.
Java që po lëmë pas ka pasur një sërë zhvillimesh politike në vend, e për të bërë një sintezë të ngjarjeve të fundit i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë drejtori i gazetës “Mapo” Ervis Iljazaj.
Pas arrestimit të anëtarëve të grupit të “Avdylajve”, përgjimet kanë nxjerrë edhe biseda të tyre me kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Sipas PD, Dako është “Xhuxhi” që përmendet në përgjime, e për Edi Palokën këtë e dinë të gjithë.
Autoriteti i konkurrencës ka nisur një hetim të përgjithshëm në sektorin e shërbimit spitalor për të parë nëse në këtë treg ka ngurtësim të çmimeve ose rrethana të tjera që kufizojnë apo shtrembërojnë konkurrencën.
Partia Demokratike përmes këshilltarit ligjor, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas vendimit të marrë në Këshillin e Ministrave për kufizimin e personave të dënuar në vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin, terrorizmin apo korrupsionin, nuk do të kenë më mundësi të përfitojnë tendera publikë apo koncesione.
Publikohet në shqip libri i neokirurgut të famshëm Hanry Marsh. Përkthimi është bërë nga dy kolegët e tij shqiptarë, neokirurgu Mentor Petrela dhe mjeku Flor Dashi.
Pas një seri marrjesh në pyetje për audiopërgjimin “Babalja”, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të gjithë dosjen t’ia transferojë Prokurorisë së Tiranës për shkak se vepra penale nuk cilësohet krim i rendë.
Si pjesë e dosjes “Avdulaj”, Prokuroria po heton edhe për personin me emrin “xhuxhi” që del në përgjimet e Prokurorisë të kryera në dy vite. Dyshimet janë se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Durresit, Vangjush Dako, emri i të cilit përmendet në dosje gjatë komunikimeve me personazhe kryesorë të dosjes së trafikantëve të drogës në Shijak.
Erand Sojli, aktori i njohur i humorit rikthehet këtë të diel në spektaklin e të gjithë shqiptarëve, “Portokalli”. Aktori njihet për personazhet e sjella në jetë si “Xhixh Merimonga”,”Denoncuesi”, “Mantanxheri” apo si “Naqja”.
Turi i dëgjesave me qytetarët për Buxhetin 2019 dhe bilanci i punëve të kryera në këto 3 vjet u ndal dje pasdite në Njësinë 2. Nga shkolla 9-vjeçare “Kosova”, e cila u rindërtua tre herë më e madhe mbi rrënojat e ndërtesës së dikurshme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se në kryeqyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor si në infrastrukturë, ashtu edhe në mentalitet.
Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë, me dy ndeshjet e para të ditës së shtunë, Kamza-Tirana dhe Flamurtari-Teuta.
Fatmir Doko nga Kuçova është arrestuar në kushtet e flagrancës pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien masës.
Asnjë nga pakot bombë që u janë dërguar disa prej kritikëve më të ashpër të presidentit amerikan, Donald Trump, nuk ka shpërthyer, por sidoqoftë ato e kanë bërë dëmin.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka vijuar akuzat ndaj Vangjush Dakos si i përfshirë në botën e krimit, e sipas tij falë ndikimit të këtyre të fundit kryebashkiaku i Durrësit ka fituar zgjedhjet.
Paraditen e së premtes Këshilli i Ministrave miratoi një paketë ndryshimesh ligjore që ndalon përfitimet e të mirave publike nga persona fizikë, apo juridikë, të dënuar për një sërë veprash të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin, terrorizmin dhe korrupsionin.
Prej ditësh tashmë Partia Demokratike akuzon se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është i lidhur me bandën e “Avdylaj”, e për këtë Prokuroria ka prova, por nuk guxon që ta arrestojë atë.
Ekonomia e Europës pati performancën më të mirë të saj në dekada të tëra, gjatë vitit 2017, e nuk do të ketë një të dytë si ai, të paktën në të ardhmen e afërt.
Të shtunën deri të martën pritet përkeqësim i detit me forcë deri 8 ballë me shpejtësi erë deri 90 km/orë në det të hapur.
Në takimin e 11 nëntorit në Paris nuk do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, por rasti përbën një mundësi të mirë për afirmimin e shtetësisë.
Deputeti demokrat Ervin Salianji, si përfaqësues i opozitës në Këshillin e Legjislacionit, në dëgjesën e organizuar nga Kuvendi për nismën e opozitës për vettingun në politikë, kërkoi që të përshpejtohet sa më shpejt procesi e të mos shtyhet në pafundësi.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019. Të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë në shumën prej 2.3 miliardë euro.
Audi Q8 ofron një performancë unike dhe vjen me një dizajn fantastik SUV.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Durrësit, këshilltarët kërkuan transparencë për investimet që po kryhen në qytet dhe situatën flagrante të patjetërsuar në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, ku vazhdojnë të hidhen e digjen plehrat.
Premiera e “Hell’s Kitchen” në ekranin e Top Channel ishte një sukses jo vetëm për shikueshmërinë, por edhe për debatet që ka patur.
Pas mospajtimeve në mes deputetëve të mazhorancëw dhe opozitës, është shtyrë për të hënën mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me zbardhjen e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Peshëngritësja Natalia Kuznetsova pa më të voglin dyshim është një prej femrave më të forta në botë.
Femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë.
Rreth 50 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Gjermania, Rusia dhe Ukraina, të cilët marrin pjesë në veprimtarinë “International Kids Fashion Week Albania” kanë vizituar paraditen e së premtes Presidencën, ku u pritën nga presidenti Meta.
Historia e dy ushtarëve amerikanë në zonën e armikut, në ditën e njohur në histori si “D Day”, vjen në ekranin e madh të kinemasë këtë fundjavë në “Overlord”.
Nisur nga përgjimet e Prokurorisë të një anëtari të grupit të “Avdylajve” në Durrës që bisedon edhe me Vangjush Dakon, kryebashkiakun e qytetit bregdetar, Lulzim Basha përmes një postimi në “Twitter” kërkon nisjen e një hetimi të posaçëm për vjedhje të zgjedhjeve.