Athinë, korrespondenti i Top Channel sulmohet në lidhje direkte nga anëtarë të ekstremit të djathtë (Video)

20/01/2019 15:41

Artur Bibe, korrespondenti i Top Channel në Athinë, është sulmuar nga anëtarë të ekstremit të djathtë gjatë një lidhjeje direkte nga kryeqyteti grek, që është “mbërthyer” nga protestat në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë.

Gazetari u ngatërrua për maqedonas dhe ia bënë të pamundur vazhdimin e lidhjes direkte, duke i bërtitur në fytyrë.

Korrespondenti sqaroi më vonë se personat që e kishin sulmuar i afroheshin çdo gazetari që nuk fliste greqisht.

“Pasi i thamë që ishim shqiptarë, na quajtën bashkëfajtorë për Marrëveshjen e Prespës”, tha Bibe.

Top Channel