E diel, 20 Janar 2019
09:04
Francë, “jelekverdhët” përplasen sërish me policinë

Përplasje janë shënuar sërish, këtë herë në mbarë Francën gjatë së shtunës, teksa rreth 84 mijë demonstrues të mbiquajtur tashmë “jelekverdhë” dolën nëpër rrugët e vendit për të dhjetën fundjavë radhazi, në protestat kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.

08:51
Serbi, mbi 10 mijë protestues kundër Vuçiçit: Liria e medies, parakusht për zgjedhjet

Më shumë se 10 mijë njerëz marshuan rrugëve të Beogradit mbrëmjen e së shtunës, për të vijuar protestat kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në qeveri “SNS”, duke kërkuar më shumë liri për mediet si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

08:34
Meksikë, shkon në 71 numri i viktimave nga shpërthimi i naftësjellësit

Numri i viktimave nga shpërthimi i naftësjellësit, mbrëmjen e së premtes, ka shkuar tashmë në 71, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të plagosur. Hetimet paraprake lënë të besosh se shkak i shpërthimit ka qenë dëmtimi i rrjetit nga hajdutët e lëndës djegëse, pikërisht në pjesën që kalonte në qytetin Tlahuelilpan të shtetit Hidalgo.

E shtunë, 19 Janar 2019
23:50
Matera “kryeqytet” i kulturës, ceremoni dritash dhe muzike në qytetin e gurtë italian

Në qytetin e gurtë italian, Matera, këtë fundjavë ka festë. Mijëra muzikantë nga e gjithë bota janë mbledhur për ceremoninë që e shpall qytetin e lashtë si kryeqytetin europian të kulturës për vitin 2019.

23:28
Kush e përloti aktorin e njohur Agron Llakaj? Surpriza e papritur i vjen nga…

I ftuar natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte aktori i dashur i humorit, Agron Llakaj. Ai ishte ftuar nga moderatorja, Arbana Osmani për të surprizuar Nailen, por Arbana kishte përgatitur një kundër surprizë për Agronin.

23:08
E internuar dhe e mbetur e ve, nëna që përballoi e vetme vështirësitë e jetës / Vajza e falënderon për sakrificat dhe dashurinë që u fali

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Bakija, e cila solli historinë e jetës së nënës së saj, Nailes. Bakija rrëfeu historinë e dhimbshme dhe kalvarin e vuajtjeve që kishte përjetuar Nailja. Ajo që 9-muajshe kishte mbetur jetime dhe në moshën 21 vjeçare ishte martuar me Seferin. Ata kishin sjellë në jetë 4 fëmijë.

22:40
Trump ka gati propozimin për kompromis për hapjen e qeverisë

Presidenti Donald Trump pritet që të ofrojë një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve dhe çështjes së murit që do të ndërtojë në kufi me Meksikën.

22:20
Edhe njerëzit kanë sezon çiftëzimi. Pak a shumë

Shumica e kafshëve kanë një stinë  të caktuar të vitit kur shtyhen drejt çiftëzimit. Një nga përparësitë e njerëzve, nga pikëpamja e mbijetesës, është se mund të çiftëzohen e të shumohen në çdo stinë.

22:20
Tjetër stuhi dëbore godet SHBA-të, paralajmërohen 115 milionë banorë

Një valë e dytë stuhish të ashpra dimërore pritet të godasë gjatë fundjavës rajonet qendrore dhe verilindore të Shteteve të Bashkuara. Rreth 115 milionë banorë janë këshilluar të bëjnë kujdes prej luhatjeve ekstreme të motit.

22:05
10 vite pa u takuar me të bijën/ Nëna e fton në programin “Dua të të bëj të lumtur”, vajza nuk i vjen në studio

Historia e dytë që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e nënë Sanos e cila kishte 10 vite pa u takuar me vajzën e saj.

21:45
E kuronte për një sëmundje tjetër, ndërkohë që vajza vuante nga autizmi / Mamaja surprizon të bijën në programin “Dua të të bëj të lumtur”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme historinë e Denadës dhe vajzës së saj Emilisë, e cila kishte çrregullime të spektrit autik.

21:31
Fituesi i Hells’s Kitchen, Ervin Mahilaj pranon ofertën për të punuar në kuzhinën e Shef Renatos

I ftuar nga gazetarja Xhesika Muçaj në emisionin Pop Culture, Ervini ka treguar vendimin e tij për ofertën nga Shef Renato. Ervini ka pohuar se nëse arrin të gjejë një rrugë të mesme mes dy profesioneve, do kishte kënaqësi të punojë në kuzhinën e Renato Mekollit.

21:21
Ekspozita e Maks Velos nis me një cikël pikturash nudo

“Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë”. Kështu i quan shpërthimet artistike që lidhen me mbresat e jetës dhe origjinës së tij artisti Maks Velo.

20:57
Gjurmë shqiptare – Gjama e burrave

Pasi Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Lek Dukagjini nisi të rrihte gjoksin e të shkulte flokët, siç shkruan Marin Barleti.

20:38
Arsenali thyen Chelsean, Sarri lë jashtë Moratën

Arsenali fiton derbin londinez me Chelsean dhe i afrohet akoma më shumë zonës Champions në Premier League, pasi diferenca me blutë tashmë është 3 pikë.

20:17
Tsipras kërkon votën për “Prespën”, depoziton marrëveshjen në parlament

Zhvillimet politike në Greqi ndodhen në pikën më kulmore të tyre, pasi marrëveshja e Prespës është çuar në parlamentin grek mesditën e së shtunës për t’iu nënshtruar proceseve përkatëse deri në miratimin e saj në fundjavë.

19:44
Përcillet për në banesën e fundit kryebashkiaku i Gdanskut

Të tronditur e të përlotur, mijëra polakë i dhanë lamtumirën e fundit kryetarit të bashkisë së Gdanskut, të qëlluar për vdekje me thikë, gjatë një eventi bamirësie.

19:24
Wanda konfirmon rinovimin e Icardit dhe i dedikon Interit një këngë (Video)

Mauro Icardi duket se po shkon drejt rinovimit të kontratës së tij me Interin dhe kjo është dëshmuar nga vetë gruaja-menaxhere e tij, Wanda Nara.

19:05
“Shi” golash në Paris, PSG-ja “shkatërron” Guingampin

“Shi” golash në “Parc des Princes” të Parisit, ku vendasit e PSG-së mposhtën me rezultatin e thellë 9-0 skuadrën e Guingampit, që pozicionohet në vendin e fundit të renditjes.

18:46
Thaçi kundër taksës për mallrat serbe: Ky veprim nuk i bën krenarë aleatët tanë

Hashim Thaçi e ka kritikuar ashpër qeverinë për faktin që nuk ka lëshuar pe përballë kërkesave amerikane dhe europiane për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

18:20
Liverpool “përmbys” Crystal Palace, Manchester United “harron” blofet

Liverpooli mposhti me përmbysje, me rezultatin 4-3 skuadrën e Crystal Palace, duke u shkëputur me 7 pikë nga City, në renditjen e Premier Leagues.

18:09
Konflikt i çastit në Tiranë, plagoset me armë 20-vjeçari

Një konflikt i çastit i ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, për pak ka rezultuar fatal për jetën e një 20-vjeçari.

17:50
Tender 23 milionë euro Serbisë, reagon ashpër Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj paralajmëron masa ndaj zyrtarëve që shpallën tender për produktet serbe. Reagimi i ashpër i kreut të ekzekutivit lidhej me mundësinë e furnizimit të institucioneve të ndryshme kosovare me produkte ushqimore nga Serbia.

17:49
Pezullohet dosja ndaj Agron Xhafajt, nuk ka prova të mjaftueshme

Pezullohet për mungesë provash nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dosja penale ndaj shtetasit Agron Xhafaj. Dosja është firmosur disa javë më parë nga prokurori i çështjes, Përparim Kulluri, dhe ka urdhëruar rikthimin e materialeve në polici.

17:29
Prodhohen këpucë me lazer, ndihmojnë ecjen te personat e sëmurë me Parkinson

Studiuesit kanë krijuar disa këpucë të reja me lazer, të cilat i ndihmojnë të sëmurët me Parkinson të kapërcejnë ndërprerjen e komandave të trurit që i ndalon ecjen atëherë kur duan të vazhdojnë.

17:08
Spektakli i kandilëve, sensibilizim për pasojat e ngrohjes globale

Me dhjetëra lloje kandilësh deti kanë ofruar një spektakël hipnotizues në akuariumin e Trocaderos në Paris, por qëllimi nuk është vetëm ky: kandilët janë sjellë aty edhe për të sensibilizuar mbi rrezikun që përbën ngrohja e ujit të detit për popullatën e tyre.

16:45
Këshilli Kombëtar i PD-së prezanton sekretarët e rinj

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi edhe rezultatet e zgjedhjeve për sekretariatet pranë këtij institucioni.

16:36
Mick Schumacher bëhet pjesë e Ferrarit

Një tjetër Schumacher hyn zyrtarisht në botën e Ferrarit. bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës së Formula 1, Michael. Piloti gjerman 19-vjeçar, kampion Evrope në F3 dhe që këtë vit do të garojë në kampionatin e Formula 2, do të jetë në Akademinë e Kokëkuqes italiane, lajm që u konfirmua nga vetë drejtuesit e kësaj akademie.

16:24
Sarandë, mbytet një Velierë rreth 8 milje larg bregut

Një velierë është mbytur rreth 8 milje detare larg Sarandës në afërsi të kepit të Qefalit.

16:15
Kampus të ri universitar; Rama te Qyteti Studenti: 11 godina të reja

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj prezantuan në Qytetin Studenti projektin për ndërtimin e një kampusi të ri për studentët. Bëhet fjalë për 11 godina të reja dhe një bibliotekë të madhe. Rama tha se hapësirat u zaptuan nga njerëz me pushtet. Pas kësaj deklarate, ish presidenti Nishani bëri padi për shpifje.

16:09
Rama dhe Veliaj inspektojnë bashkë punimet për rikonstruksionin e konvikteve në “QS”

I gjithë “Qyteti Studenti” është kthyer në një kantier ndërtimi ku po vijon intensivisht puna për rritjen cilësore të kushteve në konvikte, edhe falë përfshirjes së një sërë sipërmarrjesh që po kontribuojnë në këtë proces transformues.

15:57
Mashtrim me 174 milionë lekë; Dy ndërtuesit shitën disa herë apartamentet dhe dyqanet

Fenomeni i mashtrimit me anë të ndërtimeve vijon ende dhe krijon gjithmonë viktima. Një prej tyre në Tiranë ka humbur qindra milionë lekë, të cilat ia kishte dhënë ndërtuesve.

15:48
Dy javë të izoluar; Banorët në Çerenecin e epërm: Mos na vijë më kush për vota

Ne Çerenecin e Epërm banorët janë izoluar nga dëbora dhe nxënësit prej një jave nuk shkojnë në shkollë.

15:43
Ujërat ndoten nga nafta; Kompanitë nxjerrëse shkarkojnë mbetjet teknologjike

Depozitat e naftës që ndodhen në Qafën e Kashit në Mallakastër, të cilat janë pronë e dy kompanive, Albpetrol dhe Anoil, derdhin mbetjet teknologjike në gjendje të lirë. Pas procesit të dekantimit, ujërat me mbetje kimike derdhën në Lumin Vjosë.

15:37
Ushqimet pa etiketa; Nuk zbatohet ligji për bukën dhe për djathin

Me ligj edhe buka edhe djathi që shiten në treg duhet të kenë një etiketë ku të shënohen të gjithë përbërësit. Por nga një verifikim i thjeshtë ne treg kjo gjë nuk ndodh dhe për më tepër asnjë institucion nuk e kontrollon. Personat organizimi, i të cilëve nuk pranon disa lëndë ushqimore, janë edhe më të rrezikuarit.

15:25
PD zgjedh kryesinë, Basha: Protesta për të rrëzuar Ramën

Partia Demokratike zgjodhi sot kryesinë e saj të re dhe drejtuesit e departamenteve ne mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kryesia do të mblidhet më pas për të vendosur kohën kur do të nisin protestat e lajmëruara. Basha në fjalën e hapjes tha se protestat do të bëhen për të rrezuar Ramën nga pushteti. 

15:16
Lavazhieri “fitoi” 216 mln lekë; Nga skema e vjedhjes së TVSH, u arrestuan të mashtruarit

Një skemë tjetër mashtrimi u zbardh nga Prokuroria dhe hetimi tatimor. Një grup personash u arrestuan si përgjegjës për vjedhjen e 18 milionë eurove nëpërmjet rimbursimit të TVSH. Grabitësit e vërtetë ende nuk janë kapur, ndërsa ata që u arrestua janë kamarierë apo lavazhierë. Një prej tyre për tatimet është biznesmen, por në të vërtetë është aq i varfër sa edhe dhomën e vogël me qera nuk e paguan dot. 

15:10
Farmacitë nuk rimbursohen prej katër muajsh: “Do dalim në protestë”

Farmacistë lajmërojnë se do të dalin në proteste për shkak se prej kater muajsh nuk po marrin rimbursimin e ilaçeve të shitura.

15:08
Vjedhja me recetat e ilaçeve; Zbulohen 400 receta false lëshuar për të vdekurit

Shifrat e abuzimeve me paratë e rimbursimit të ilaçeve janë të larta. Me urdhër të Prokurorisë dje u arrestuan disa persona, të cilët kanë në pronësi farmaci që kanë lëshuar 400 receta për të vdekur. Disa nga këto farmaci kanë përfituar pagesa shumë të larta në pak muaj. Ndërsa dyshimet janë se abuzimi arrin disa dhjetëra milionë euro. Fondi ka ndërprerë çdo rimbursim prej 4 muajsh.

14:32
Qeni i Hamilton, fiton 700 euro në ditë

Është i racës bulldog dhe quhet Roscoe. bëhet fjalë për qenin e kampionit të botës në Formula 1, Lewis hamilton që është shbndërruar në një yll të spektaklit të kafshëve.

14:14
Bamirësia e Crystal Palace, klubi ndihmon të pastrehët

Ndërsa në disa vende është problematik ndërtimi i stadiumeve të reja, në Angli ka klube që i përdorin ambientet e tyre për të bërë bamirësi.

14:12
Higuain te Chelsea, ‘The Sun’ kritikon

Ende nuk është bërë zyrtarizimi, megjithatë kalimi i Gonzalo Higuain te Chelsea ka bërë që në Angli të shpërthejnë polemikat.

13:52
“Vëllai i ish-presidentit ktheu mensën në lloto”, Nishani do padisë kryeministrin për shpifje

Ish presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qyteti Studenti”.

13:45
Gjurmë Shqiptare sjell sonte “Gjama e burrave”

Vetëm pak momente pasi Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Lek Dukagjini nisi të rrihte gjoksin me forcë e të shkulte flokët, siç shkruan Marin Barleti. Është i njëjti rit që Akili e bëri mbi varrin e Patroklit gjatë kohërave të luftës së Trojës.

13:34
Të notosh përkrah peshkaqenit të bardhë – VIDEO

Disa zhytës u bënë protagonistë të një aventure të pabesueshme në brigjet e Hawaiit teksa notuan përkrah një peshkaqeni të bardhë që besohet se është një ndër më të mëdhenjtë.

13:29
Kohë rinovesh te Liverpool, blindohet edhe Robertson

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Liverpool. Vetëm para pak ditësh me The Reds rinovoi mbrojtësi Robertson, ndërsa sot ka ardhur zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Trent Alexander-Arnold.

13:19
Këshilla për gjumë të rehatshëm

Nëse dëshironi të keni jetë të shëndetshëm, atëherë gjithsesi duhet të keni gjumë të mirë dhe të flini pa u zgjuar apo shqetësime të tjera.

13:08
Shpërthen naftësjellësi në Meksikë, raportohen 20 viktima

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një naftësjellësi në Meksikën Qendrore.

13:04
Nishani në krye të Këshillit të PD, konfirmohen Spaho dhe Paloka

Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur sot Kryetar i Këshillit Kombëtar PD. Këshilli ka pranuar në mbledhjen e sotme propozimet e bëra dje publike një ditë më parë nga kreu PD-së, Lulzim Basha.

12:47
Rama ndërpritet nga studentja, kryeministri e nxjerr nga salla – VIDEO

Teksa në Qytetin Studenti Rama, ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantonin projektin për kampusin e ri universitar, fjala e kryeministrit nuk ka kaluar pa incidente,

12:26
Të gjithë në Ballkan; Rusia dhe Kina nisin ndikimin, përballja me BE

Vladimir Putin akuzoi ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin për destabilizim të Ballkanit përmes zgjerimit të NATO-s, e kjo në një kohë kur sipas Judy Dempsey nga Qendra Carnegie e Europës, Rusia po e kërkon vetë fuqizimin e ndikimit në rajon.

12:20
Frika nga përmbytjet; Lushnjë, banorët në anë të Shkumbinit, në protestë

Në 11 shkurt të vitit të kaluar këta banorë protestuan për tokat e përmbytura nga dalja e Lumit Shkumbin.

11:58
Rama në krah të Veliajt, e konfirmon për një mandat të dytë

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, të dy së bashku ishin të pranishëm në prezantimin e projektit për ndërtimin e Kampusit të Ri Universitar, ku deklaroi se qeveria në bashkëpunim edhe me kryebashkiakun, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të përfundojnë tërësisht ndërtimin e këtij kampusi.

11:36
Basha: Detyra e PD të kthejë besimin tek shqiptarët, se Shqipëria mund të bëhet

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD janë thirrur për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme, në fjalën e tij kreu i partisë më të madhe opozitare ka deklaruar se është detyra e PD të kthejë besimin tek shqiptarët, se Shqipëria mund të bëhet.

10:56
Futbollisti shqiptar drejt Çelsit, ofertë 5 mln paund

Çelsi duket se e ka gati ofertën prej 5 milionë paund për të marrë shqiptarin Arbër Zeneli. “Daily Mail” raporton se ylli shqiptar do të monitorohet këtë fundjavë nga klubi anglez, në ndeshjen e tij kundër Ajaxit.

10:33
Sonte në “Hipokrati”, dermatologjia

Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare, megjithatë mjekët vënë alarmin se kanceri i lëkurës po prek gjithmonë e më tepër moshat e reja. Sipas studimeve të fundit në botë, melanoma përbën 3-5% të Kancerit të Lëkurës dhe është përgjegjës për më shumë se 75% të vdekjeve prej tij.

10:24
‘Heronjtë e ajrit’, pilotët e FA ndihmuan mbi 100 persona – VIDEO

Shpesh herë pilotët dhe teknikët e FA rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit e thjeshtë, por pavarësisht kësaj kurrë nuk tërhiqen prapa.

10:08
Alarmante! Ndotja në Shkup shënon nivele rekord

Problemi i ndotjes së ajrit në Maqedoni vazhdon ende.

10:06
Fasadat shumëngjyrëshe të pallateve, Haaretz vlerëson edhe Tiranën

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, vitet e fundit është bërë jehonë në gazetat e mëdha ndërkombëtare, për ndryshimet e saj dhe zhvillimin në tërësi.

10:02
Shisnin artikuj të falsifikuar, “Fake Grains” arreston 2 persona

Operacioni “Fake Grains” i organizuar nga policia e Lezhës ka përfunduar me 2 persona në pranga, të cilët tregtonin në këtë qytet artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara.

09:34
“Fshati fantazmë”; Turqi, u ndërtua si vend luksi për huajt

Sot e quajnë “fshati fantazmë”; Burj Al babas në Turqi, u ndërtua si një komunitet luksi për blerësit e huaj. Por me goditjen ekonomike që përjetoi vendi, krijuesit e projektit e gjetën veten shumë shpejt të detyruar të kërkonin mbrojtje nga falimentimi dhe blerësit u tërhoqën.

09:31
Elbasan, vdes aksidentalisht në punë një 42-vjeçar

Në fshati Papër, Elbasan, në një punishte mermeri ka humbur jetën aksidentalisht një 42-vjeçar.

08:55
SHBA, mbyllja e pjesshme e qeverisë sjell konfrontime politike

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e 28 dhe është e paqartë nëse po shkon drejt fundit. Ajo që shihet qartë është se situata e bllokuar po karakterizohet nga konfrontime politike.

08:38
Takimi i dytë Trump – Kim, nga fundi i shkurtit

Shtëpia e Bardhë tha se takimi i dytë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të mbahet në fund të muajit shkurt në një vend që “do të publikohet më vonë”.

08:03
MB: Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe sot

Ministria e Brendshme bën me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 19 Janar 2019, deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel.

07:30
PD zgjedh sot kryesinë. Basha lexon emrat e të “preferuarve” të tij

Demokratët sot zgjedhin kupolën e re drejtuese të partisë, duke nisur nga kryesia, nënkryetarët dhe sekretariatet.

01:17
“Rusia do njohë Kosovën”; Paralajmërimi i kryeparlamentarit Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli befasoi me deklaratën e tij, dhënë në kohen kur Vladimir Putin zhvilloi një vizite në Beograd, e cila pati jehone të madhe në media pjesërisht edhe për shkak të pritjes madhështore që iu bë shefit të Kremlinit në kryeqytetin serb.

E premte, 18 Janar 2019
23:58
Rruga e tezgave me libra; Tregu më i vjetër në Kajro, por e ardhmja është e pasigurt

Tezga me libra të përdorur të të gjitha llojeve mbushin një rrugicë të Kajros; me gati 130 shitës që ofrojnë libra me çmim të lirë, tregu Azbakeya është më i vjetri i këtij lloji në Egjipt, por e ardhmja e tij është e pasigurte.

23:23
“The Voice Kids”/ Ja sa artistë rrëmbeu secila skuadër mbrëmjen e parë

Mes shumë emocionesh e momenteve argëtuese përfundon nata e parë e Audicioneve të Fshehura.

22:59
Deportohet familja angleze. Vodhën, ndotën dhe kërcënuan vendasit

Një familje britanike është deportuar me urdhër të prerë nga autoritetet e emigrimit në Zelandën e Re, për shkak se kishin ndotur plazhet, kishin vjedhur nga restorantet dhe kishin kërcënuar banorët vendas me dhunë.

22:52
Akuza të reja ndaj Trump: Ka udhëzuar avokatin e tij që të gënjejë Kongresin

Demokratet në Shtetet e Bashkuara do të nisin një verifikim për akuzat se Donald Trump ka udhëzuar ish-avokatin e tij personal të gënjente në kongres.

22:44
Me qindra emigrantë njëherësh, nga 7 tunele të ndryshme

Me qindra emigrantë nga Amerika Latine janë parë të dalin nga 7 tunele të ndryshme të ndërtuara poshtë murit kufitar që ndan Amerikën me Meksikën.

22:33
Një tjetër lutje anglezëve, gjermanët: Mos u largoni nga BE

Pas një grupi eurodeputetësh, edhe politikanë, biznesmenë dhe sportistë të njohur gjermanë i kërkojnë Britanisë të mos largohet nga Bashkimi Europian. Po përmes një letre të hapur, figura me emër në Gjermani këmbëngulin se për miqtë britanike, dera e BE-së do të mbetet gjithmonë e hapur.

22:10
“The Voice Kids” rikthen Fitnete Tudën në skenë!

Këngëtarja e mirënjohur Fitnete Tuda është shkëputur nga muzika prej një kohe të gjatë e megjithatë hiti i saj i padiskutueshëm “Shi Bie Në Tiranë” vazhdon të jetë në kujtesën e të gjithëve ne.

22:09
Sfida e 10 viteve; Ambientalistët e shfrytëzojnë për mjedisin

Në rrjetet sociale ka marrë hov e ashtuquajtura “Sfida e 10 viteve” yje e njerëz të zakonshëm po hedhin fotot e tyre të një dekade më parë, duke pranuar kështu të tregojnë nëse kanë ndryshuar apo jo, dhe nëse ka ndodhur vërtetë, a ka qenë për mire apo e kundërta.

21:48
“The Voice Kids”/ Çfarë surprize është rezervuar për fituesit e këtij edicioni?!

Sonte nisi rrugëtimi emocionues i sezonit të tretë të “The Voice Kids”. Mes qindra konkurrentësh vetëm më të mirët do të shkelin në skenën e Audicioneve të Fshehura.

21:46
Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe këtë të shtunë

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 19 Janar 2019, deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel.

21:31
Berisha: Klement Balili bleu votuesit për Bashkinë Delvinë me para dhe patenta

Në vitin 2015, Klement Balili akuzohet se ka blerë vota duke shpërndarë para dhe 3 mijë patentat në mënyrë që në krye të Bashkisë së Delvinës të ishte nipi i tij, Rigels Balili. Rigelsi ishte kandidati i përbashkët i së majtës, i propozuar nga LSI në zgjedhjet vendore të 2015-s.

21:17
Shkatërrohet banda kriminale me shqiptarë në Itali – EMRAT

Policia e Italisë godet bandën kriminale me 5 anëtarë, që të gjithë shqiptarë. Ata kryenin vjedhje dhe grabitjes në Salerno dhe Lacio. Mediat fqinje raportojnë se grupi kriminal ishte shumë i organizuar dhe se nuk linin gjurmë në vendin e krimit. Ishin të pagabueshëm dhe vjedhjet e tyre gjithmonë kishin sukses për shkak të metodës që përdornin.

21:07
“The Voice Kids”, startojnë audicionet e fshehura në Top Channel!

“The Voice Kids” rikthehet me sezonin e tij të tretë ku si gjithmonë vetëm më të mirët do të prekin skenën e këtij talent-show. Ata vijnë bashkë me emocionet, historitë dhe ëndrrat, për t’i ndarë me ne e për të na mahnitur me zërat e tyre.

21:04
Lleshaj firmos një urdhër që nuk është i zoti ta vërë në zbatim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk arrin që të zbatojë as urdhrin që firmoset nga vetë dora e tij. Më 14 dhjetor të 2018, ministri u zotua se do të heqë nga rrugët e vendit postblloqet e Policisë Rrugore si dhe të shmangte vendosjen e efektivëve në kryqëzime, të cilët dublojnë semaforët.

21:02
Doktoratura plagjiaturë, si u “fundos” Taulant Balla nga motra e tij

E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë, publikoi listat e notave të tij ndër vite.

21:00
Vijon operacioni “Volvo 4”, arrestohet një tjetër person

Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4” kapen dhe ndaluan një tjetër dyshuar.

20:46
Fiks Fare/ I skadon leja e ndërtimit, ndërtuesi kërcënon banorët që ankohen: Një milionë lekë gjobë për shqetësimin

“Fiks Fare” solli sot ankesën e banorëve të një pallati të ndërtuar në vitin 1958, në rrugën “Dervish Hatixheja”, në Tiranë. Ata ankohen për ndërtimin e një pallati të ri, shumë pranë pallatit të tyre, vetëm 1 metër larg.

20:00
Sot nis “The Voice Kids”. Fëmijët e talentuar vijnë çdo të premte në ekranin e Top Channel

Pas një supersuksesi në “The Voice Kids 2” çdo gjë është gati për një spektakël plot me emocion, risi dhe ide në “The Voice Kids 3”.

19:59
Avokati i Shqipërisë; Flet juristi që na mbrojti kundër Serbisë në KAS

Kanë kaluar mbi 4 vjet nga ngjarja sa e rëndë aq edhe pozitive në përfundim të saj, e tetorit të vitit 2014 në Beograd. Gjithçka ndodhi është për t’u harruar, por fundi i së gjithës që ndihmoi në kualifikimin e Shqipërisë për herë të parë në histori në finalet e një Europiani, nuk do të harrohet.

19:53
Qendra e re për “check up”. Mbi 90% e shqiptarëve kanë kryer analizat

Vitin e shkuar, mbi 90% e qytetarëve kanë kryer “check up”-in në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit. Koha e pritjes për vizitën e 428 mijë shqiptarëve teksa kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, është përgjysmuar.

19:43
Ilaçi përgjegjës për tumore. Shkakton tumore në buzë

Përveç udhëzimit të mjekut se si duhet përdorur një medikament, pacientët duhet të tregohen të kujdesshëm që të lexojnë me kujdes fletën shoqëruese të barit.

19:42
“Tërhiq ligjet e shpifjës”; Thirrja e organizatave të gazetarëve për kryeministrin

Një grup organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e lirisë së fjalës si dhe organizata përfaqësuese të gazetarëve i kërkuan Kryeministrit, të tërheqë dy projektligjet për median online, të cilësuara si ligjet anti-shpifje.

19:08
Hoteli më luksoz në botë – FOTO

Aty një natë kushton 10 mijë paund nata dhe ky çmim të lë të kuptohet “The Grand Resort Bad Ragaz” është një vend i “shenjtë” për super të pasurit.

19:01
“Sfida e 10 viteve” e vajzës më të bukur në botë (Foto)

Thylane Blondeau njihet në industrinë e modës si vajza më e bukur në botë.

18:56
Kujdes me blerjet online – FOTO

Në internet ka pafundësisht faqe online, të cilat reklamojnë e shesin produkte nga më të ndryshmet nga telefonat e kompjuterat tek sandalet e fustanet. Çmimet e tyre shpesh herë janë me leverdi, pasi janë shumë më lirë se sa tek dyqani i lagjes.

18:46
Pilotja më seksi në botë (Foto)

Ana Paula Cespedes konsiderohet si “pilotja më seksi në botë”.

18:26
Samanta në një bashkëpunim me Elinel, mbyll listën e kësaj jave…

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka vendosur ta nisë këtë vit në një mënyrë mjaft speciale, pikërisht duke publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Artistja ka bashkuar fuqitë me reperin e njohur, Elinel për këngën e titulluar “Vone”.

18:12
Bashkia e Tiranës, internet falas për studentët në Qytetin Studenti

Të gjithë studentët të cilët jetojnë në Qytetin Studenti do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë shërbimin e internetit. Pas ofrimit të shërbimit “Free Wi-Fi” në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës ka startuar nismën “Tirana Smart City” për ofrimin e internetit falas edhe në kampusin e “Qytetit Studenti”.

17:43
Ligji për sportin; Në FSHF, eksperiencë me juristë të huaj për çështjët e arbitrazhit

Federata Shqiptare e Futbollit dhe departamentet juridike të saj organizuan në Tiranë një workshop të veçantë lidhur me ligjin e sportit dhe arbitrazhin.

17:40
Ervini, fituesi i Hell’s Kitchen zbulon vendimin bujar: Çmimi do të shkojë për bamirësi

Ervin Mahilaj, fituesi i edicionit të parë të Hell’s Kitchen ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel.

17:21
Dojna Mema e thotë për herë të parë: Kur më propozuan në fillim, u thashë JO!

Moderatorja simpatike Dojna Mema ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, për të folur mbi rrugëtimin në “The Voice Kids”.

17:12
Banda me policë e doganierë

25 persona, që të gjithë ish-policë dhe doganierë, kanë përfunduar të pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën dyshimet se kanë ndihmuar trafikun e të paktën 8 tonëve drogë me destinacion Italinë.

16:44
Librazhd, rinisin reshjet. Fshatrat në zonat e thella, të bllokuara

Edhe pse ka ende zona të bllokuara nga bora e disa ditëve më parë, në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës, e ngricat gjithashtu po e rikthejnë situatën drejt përkeqësimit.