Në 11 shkurt të vitit të kaluar këta banorë protestuan për tokat e përmbytura nga dalja e Lumit Shkumbin.

Një vit më pas këta banorë po protestojnë sërish se i tremben një përmbytjeje të dytë, edhe pse ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjen e parë. Ata janë mbledhur mbi argjinature për t’i bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë që një situatë si ajo e një viti më parë të mos përsëritet më.

Me qindra hektarë tokë rrezikon të përmbytet nëse nuk ndërhyhet në argjinaturën dhe në shtratin e lumit Shkumbin thonë banorët.

Fshati Kalush është një fshat që burim kryesor të ardhurash ka bujqësinë. Vitet e fundit përmbytjet në këtë fshat kanë bërë që shumica e këtyre banorëve të heqë dorë nga punimi i tokës.

Edhe investitorët e huaj të cilët pak kohë me parë morën toka me qera tashmë janë larguar.

Top Channel