Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare, megjithatë mjekët vënë alarmin se kanceri i lëkurës po prek gjithmonë e më tepër moshat e reja. Sipas studimeve të fundit në botë, melanoma përbën 3-5% të Kancerit të Lëkurës dhe është përgjegjës për më shumë se 75% të vdekjeve prej tij.

Shanset janë të pakta për mbijetesë pasi kjo sëmundje mund të shfaqet pa kuptuar dhe në zona të padukshme. Veç kostos së lartë, pacientët kanë vetëm një shans, kapjen në stadet e hershme të kësaj sëmundje. Edhe për sëmundjet e tjera të lëkurë rreziku nga prekja mbetet në rriten për sa kohë që trupi i njeriut ekspozohet masivisht ndaj rrezeve të forta diellore. Nishanet dhe aknet janë gjithashtu një tjetër shqetësim për shumë prej nesh.

Të gjithë dëgjojmë shpesh se nishanet nuk duhen prekur. Por sa e vërtetë është kjo dhe çfarë sugjerojnë mjekët? Si duhet të kujdesemi për lëkurën? Cilat janë disa sëmundje të tjera të lëkurës dhe si trajtohen ato?

Kur duhet t’i drejtoheni dermatologut dhe sa të riskuar jemi nga rrezatimi diellor? Këto dhe shumë pyetje të tjera, do të gjejnë përgjigje sonte duke nisur nga ora 18:20 në Top Channel. Hipokrati, shëndet për të gjithë!

Top Channel