Farmacistë lajmërojnë se do të dalin në proteste për shkak se prej kater muajsh nuk po marrin rimbursimin e ilaçeve të shitura.

Ndonëse fondet e destinuara për rimbursimin e barnave do të përfitoheshin abuzivisht nëpërmjet mashtrimit nga ana tjetër. Farmacitë që vijonin të rimbursonin barna sipas kontratës me FSDKSh nuk kanë marrë paratë prej 4 muajsh.

Pronarë farmacish të kontaktuar nga Top channel thonë se ka farmaci që janë drejt falimentit vetëm se nuk janë paguar që nga tetori i vitit 2018.

Dhe për ketë as depot farmaceutike nuk i furnizojnë më barna pasi nuk mund të shlyejnë detyrimet financiar. Të gjendur në këtë situatë të gjithë farmacistët që ushtrojnë aktivitetin në farmaci me kontratë me Fondin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor do të protestojnë të hënën para zyrave të këtij institucioni me qëllim zhbllokimin e kësaj situatë.

Ky është një vendim i marrë nga Urdhri i Farmacistëve të Tiranës. Në rast se nuk do të zgjidhte kjo situatë e krijuar nga Fondi atëherë farmacistët nuk do të pranojnë të ekzekutojnë recetë me rimbursim që lëshohen për pacientët.

Top Channel