23:54
May publikon “Planin B” të hënën, e çon për votim më 29 janar
Të hënën e ardhshme, Theresa May, do të publikojë “Planin B” për Brexit-in dhe më 29 janar ky plan do votohet sërish në parlament, kur publikisht nuk ka asnjë njoftim për ndonjë negocim apo kompromis të saj me zyrtarët më të lartë evropianë, përveç se ka filluar konsultimet me udhëheqësit politikë të vendit, por jo më të rëndësishmin, udhëheqësin e opozitës laburiste Jeremy Corbyn.