E enjte, 17 Janar 2019
11:31
Superdieta që shpëton jetë, ruan planetin dhe ushqen mbarë njerëzimin

Një dietë e re e zhvilluar premton shpëtimin e jetëve, ushqimin e 10 miliardë njerëzve, gjithçka pa shkaktuar dëme katastrofike për planetin.

11:21
Tregti mes baltës, tregu i Kuçovës rrezikon shitës e blerës

Tregu i Lumasit në Kuçovë është në gjendje skandaloze, mes baltës në dimër dhe pluhurit në verë.

11:17
KQZ, Zguri: Të zhdukim transferimin artificial të vendbanimit

Në një dalje për mediet nga selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetari Klement Zguri deklaroi se në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti nuk do të lejohet më fenomeni i transferimit artificial të vendbanimit.

10:54
“Rally Dakar”, Al Attiyah hipotekon triumfin një etapë nga fundi

Nasser Al Attiyah është virtualisht fituesi i këtij edicioni të “Rally Dakar”, në kategorinë e makinave.

10:44
Kupa e Mbretit, Girona eliminon Atleticon e Madridit

Girona shkaktoi suprizën e madhe në 1/8-at e finaleve të Kupës së Mbretit, në Spanjë.

10:33
Zjarr dhe shpërthim bombolash në Universitetin e Lionit

Një i plagosur lehtë dyshohet të jetë shënuar pas një shpërthimi të fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë.

10:20
Putin viziton Serbinë. Beogradi, i gjithi “në këmbë”

Presidenti rus, Vladimir Putin viziton sot Serbinë, me qëllim çimentimin e bashkëpunimit me një vend që kërkon anëtarësimin në BE.

10:05
Goditja ndaj evazionit fiskal, Rama: Mos luani me taksat!

Menjëherë pasi u njoftua procedimi penal ndaj një “tufe shkelësish” që kishin mashtruar me TVSH-në, kryeministri Rama ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë mesazhin e tij se evazioni fiskal do të ndëshkohet ashpër.

09:35
Përmirësohet situata në Dajt, ARRSH: Ka ende akse ku duhen zinxhirët

Moti i kthjellët ka mbizotëruar në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, duke mos sjellë reshje, por temperaturat e ulëta vijojnë të ruajnë të pranishme ngricat nëpër disa akse nacionale dhe rurale.

09:23
Tiranë, 13 të ndaluar e 12 në kërkim për mashtrim me TVSH-në

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për disa persona, të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.

08:57
Vorë, tentohet të vidhet bankomati

Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është vënë sërish në shënjestër të një grupi hajdutësh, gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Vorës.

08:52
Tsipras ka në duar dokumentin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Ashtu siç edhe pritej, mbrëmjen e së mërkurës ka mbërritur në Athinë dokumenti zyrtar i qeverisë së Shkupit, ku njoftohet se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka aprovuar ndyshimin e emrit të vendit.

08:32
Pas votëbesimit, Theresa May nis konsultimet politike

Të martën i rrëzuan marrëveshjen me Bashkimin Europian, ndërsa 24 orë më vonë Parlamenti i dha votëbesimin kryeministres britanike për të vazhduar punën në krye të qeverisë.

08:16
Greqi, fitoi besimin në Parlament, Tsipras: Të votojmë “Prespën”

Deputetët e shumicës parlamentare në Greqi kanë pritur me duartrokitje përfundimin e numërimit të votave, me të cilat qeveria e kryeminstrit Tsipras ka marrë votëbesimin, pas largimit nga kabineti të Panos Kammenos, kreut të partisë aleate në qeveri “Grekët e pavarur”.

05:35
Tjetër hap drejt planifikimit të takimit të dytë Trump-Kim Jong-un

Tre zyrtarë të Koresë së Veriut, duke përfshirë të dërguarin e lartë të përfshirë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, kanë rezervuar në një fluturim në Uashington, njoftoi media e Koresë së Jugut të mërkurën, duke sugjeruar lëvizjen e mundshme drejt një samiti të dytë midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

04:43
Rouhani: Irani do të nisë një satelit në hapësirë, pas pak muajsh

Irani do të jetë gati për një lançuar një satelit të ri pas disa muajsh, pas një përpjekjeje të dështuar këtë javë, tha të mërkurën presidenti Hassan Rouhani duke injoruar paralajmërimet e SHBA-ve dhe Evropës për të shmangur një aktivitet të tillë.

03:50
Sulmet me armë kimike, ambasadorët e BE-së miratojnë sanksionet ndaj disa rusëve

Ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën të vendosin sanksione ndaj nëntë individëve dhe një entiteti të akuzuar për sulme me armëve kimike, duke përfshirë dy burra rusë që fajësoheshin për helmimin e një agjenti të dyfishtë rus në Britani, thanë dy diplomatë.

03:02
“10 Years Challenge”/ Nga Pogba te Nagatomo, si kanë ndryshuar njerëzit e sportit

“10 Years challenge” është shndërruar në një sfidë të vërtetë në rrjetet sociale, ku njerëzit tregojnë një foto të para 10 viteve dhe një aktuale, për të pasqyruar ndryshimin me kalimin e kohës.

02:11
Pence: Dënojmë sulmin kamikaz në Siri, por vazhdojmë me tërheqjen e ushtarëve

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha të mërkurën se ai dhe presidenti Donald Trump dënuan një sulm vetëvrasës me bombë në Siri, që la të vrarë të paktën 19 vetë, duke përfshirë katër trupa amerikane, por përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me planin e tyre për të tërhequr trupat nga vendi.

01:27
Mori besimin nga parlamenti, May: Tani të gjejmë marrëveshje për Brexit-in

Kryeministrja Theresa May fitoi një votë besimi në parlamentin britanik të mërkurën, përpara se të ftonte krerët e tjerë të partive për bisedime të menjëhershme, që të përpiqen të thyejnë bllokimin e marrëveshjes së divorcit të Britanisë me Bashkimin Europian.

00:54
Turqia kërkon ekstradimin e basketbollistit të New York Knicks

Prokurorët turq po kërkojnë ekstradimin e basketbollistit të Nju Jorkut Knicks, Enes Kanter, i cili akuzohet për lidhjet e tij me klerikun me bazë në Uashington, Fetullah Gulen, i akuzuar për orkestrimin e një grushti të dështuar shteti në vitin 2016, tha agjencia shtetërore Anadolu.

00:19
Sindikata e futbollistëve kërkon ndihmë për lirimin futbollistit nga Bahreini

Sindikata e futbollistëve botërorë FIFPro u ka kërkuar anëtarëve të saj të ndihmojnë futbollistin e Bahreinit, të arrestuar në Tajlandë në nëntor, për një dënim me burg në atdheun e tij, duke thënë se frikësohet për sigurinë e tij.

00:03
Moviola e Superkupës/ Milani penalizohet nga gjykimi, Banti injoron VAR-in

Arbitrat italianë gabuan sërish dhe e bënë këtë sërish në favor të Juventusit, këtë herë nga Jeddah i Arabisë Saudite, ku u zhvillua edhe ndeshja e Superkupës, mes bardhezinjve dhe Milanit, fituar nga torinezët me rezultatin minimal 1-0.

E mërkurë, 16 Janar 2019
23:46
Një vit nga vrasja e Ivanoviçit, serbët marshojnë kundër qeverisë në Beograd

Mijëra protestues marshuan në Beograd për të shënuar përvjetorin e vrasjes së një lider të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç dhe akuzuan autoritetet se po mbronin dhe fshihnin autorët e vrasjes të pazbardhur.

23:20
Tsipras fiton votëbesimin, tani synon miratimin e marrëveshjes me Maqedoninë

Kryeministri grek Alexis Tsipras fitoi një votë besimi në parlament të mërkurën, duke hequr kështu një pengesë të madhe për miratimin nga Greqia të paktit për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje mbi emrin e Maqedonisë dhe për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

22:47
Polemiku Gattuso: Pse nuk e përdorim VAR-in?

Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, nuk është dakord me vendimet e arbitrit në ndeshjen e Superkupës së Italisë, të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 1-0 ndaj Juventusit.

21:56
Të krishterët përndiqen në 73 vende të botës

Përndjekja e të krishterëve nëpër botë është përkeqësuar vitin e fundit. 245 milionë përballen sot me dhunë dhe shtypje, 30 milionë më shumë se një vit më parë.

21:52
Top Story/ Absurditeti, ligji që kontrollon doktoraturat do të votohet nga deputetët injorantë

Shqipëria nuk është i vemti vend që përballet me këtë fenomen. Në Gjermani, që është edhe shteti më i fuqishëm europian, kanë dhënë dorëheqjen 2 ministra pasi janë zbuluar me plagjiaturë në punimet e tyre shkencore.

21:44
Ekskluzive në Top Story/ Njihuni me plagjiaturën e Doktor Taulant Ballës

Tani do t’ju tregojmë se cilët prej zyrtarëve të lartë janë kapur me plagjaturë në doktoraturat e tyre.

21:29
Ekskluzive Top Story/ Deputeti Sadri Abazi paraqiti kursin e shoferave për Universitet

Disa deputetë kanë gjetur marifete të tjera për t’i shtuar vlerat CV-së së tyre në fushën e arsimit. Ata bëjnë kurse të rëndomta disajavore ose mujore jashtë shtetit dhe më pas i fusin në CV sikur janë të diplomuar.

21:26
Top Story/ Ja kush janë politikanët që s’kanë punuar asnjë ditë të vetme

Në Parlament gjejmë edhe nga ata deputetë që konsiderohen si pa profesion. Ata në gjithë jetën e tyre s’kanë bërë asgjë përveç politikës.

21:22
Tiranë, të shtëna me armë pranë QSUT

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së mërkurës pranë QSUT-së në Tiranë, ndërsa nga raportimet e para thuhet se dy persona të cilët kanë qenë në dy makina në lëvizje, kanë shtënë në drejtim të njëri-tjetrit.

21:16
Top Story/ Deputeti socialist Rrahja mbaroi universitetin pas 27 vitesh

Rrahman Rrahja, deputet i Partisë Socialiste në rrethin e Krujës, shënon në CV që ka mbaruar shkollën e mesme Bujqësore në vitin 1980.

21:14
Top Story/ Ish -zv/kryeministri Niko Peleshi, 13 vjet për të mbaruar shkollën e lartë

Niko Peleshi është një tjetër politikan që arriti majat e pushtetit, por me një arsim tepër të dyshimtë.

21:12
Top Story/ Lefter Koka pa universitet, kur ishte Kryetar i Bashkisë Durrës dhe deputet

Top Story, për të parë nivelin e arsimit të deputetëve, u ndal në emrat konkretë. CV-ja e Lefter Kokës. Një personazh që prej vitesh ka pasur një peshë të madhe politike: kryetar i Bashkisë së Durrësit, deputet dhe Ministër i Mjedisit.

21:07
Top Story/ Raporti: Parlamenti shqiptar i mbushur me juristë të shkollave private

Deputetët dhe ministrat janë sonte në fokusin e Top Story, që ndryshe nga se i kemi parë deri tani, ata janë të zhveshur dhe të trajtuar në një këndvështrim tjetër. Kualifikimi, diplomat dhe niveli intelektual i tyre lënë për të dëshiruar.

20:46
Fiks Fare/ Bashkia Kurbin, tender për të blerë soba druri për shkollat në fillim të shkurtit!

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reduktimin e orëve në disa shkolla në Shqipëri. Disa bashki kanë marrë masa disa muaj më parë, duke blerë soba, dru, pelet apo rregulluar dhe linjat elektrike.

20:39
Juventusi mund Milanin, CR7 fiton trofeun e parë si bardhezi

Juventusi vijon dominimin absolut në futbollin italian, teksa në Jeddah të Arabisë Saudite fitoi edhe Superkupën Italiane të vitit 2018, duke mposhtur në finale Milanin me rezultatin minimal 1-0.

20:28
“Të shpëtohet Arkiva e Filmit”. Kërkohet rimasterizim dhe kushte optimale

Si do të ruhen për brezat e ardhshëm një mori e pafund pasurish të kinemasë sonë dhe jo vetëm që janë pjesë e Arkivit Shtetëror të Filmit? Këto imazhe janë pasuria e këtij kombi. Prandaj është përgjegjësi e të gjithëve ne sot për të ardhmën nesër.

20:19
Kryeministrja britanike i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministrja e Britanisë, Tereza Mej, fitoi mocionin e mosbesimit me 325 vota pro saj dhe 306 kundër.

20:15
Kamëz, pushohen pa paralajmërim sanitaret nëpër shkolla

Rreth 10 sanitareve në shkolla të ndryshme të Kamzës u është komunikuar nga Bashkia e Kamzës një vendim, ku u kërkohet që megjithëse me kontrata të pakufizuara pune, të kalojnë në dispozicion të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit.

20:13
Vlorë, në radhë për pasaportat

Për të aplikuar për kartën e re të identitetit në qytetin e Vlorës, qytetarët rrinë në radhë për orë të tëra, por shpesh edhe disa ditë rresht për të.

19:54
Antibiotiku i rrezikshëm në farmaci. Ka efekte anësore të pariparueshme

Janë publikuar antibiotikët që nuk duhen rekomanduar nga mjekët ose duhen dhënë në mënyrë të kufizuar.

19:41
Balili do të dalë në gjykatë

Klement Balili do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të enjten në orën 14:00 për vlerësimin e arrestit pas masës së sigurisë të shpallur nga e njëjta gjykatë, në dhjetor 2016.

19:38
Basha njofton: Të shtunën nisim me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar se të shtunën PD-ja do të mbledhë Këshillin Kombëtar për nisjen e protestave popullore.

19:32
Sherr për ministrat e rinj

Pjesëmarrja e opozitës në Parlament, për sesionin e jashtëzakonshëm të votimit të dekreteve mbi ndryshimet në Qeveri, ishte një normalitet që zgjati pak.

18:33
Higuain me temperaturë, nuk luan Superkupën

Sapo ka nisur sfida e Superkupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit, që luhet në Jeddah të Arabisë Saudite, ndërsa është shuar një nga dilemat e mbrëmjes, ajo që lidhej me aktivizimin e Gonzalo Higuain në sfidën e sotme.

18:21
Olsi i BB9 në një lidhje dashurie, ja si quhet vajza që e ka bërë për vete

Olsi Klosi ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, ku bashkë me stilisten Stela Sallaku komentuan postimet e tyre, pjesë e sfidës “10 years challenge”.

18:18
Ministrat e shkarkuar në “bankat” e fundit, të rinjtë në llozha (FOTO)

Parlamenti e ka nisur sesionin e ri me ndryshimet në kabinetin qeveritar.

18:11
A e njihni? Ja si dukej moderatorja e njohur 10 vjet më parë

Sfidës më të re të postimeve në rrjetet sociale, nën hashtagun “10 years challenge”, i është bashkuar edhe moderatorja simpatike e programit “Ftesë në Pesë” Bieta Sulo.

17:42
Deklaratë e fortë e Bashës: Opozita do të…

Mbledhja e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme ka shkaktuar përplasje mes opozitës dhe qeverisë, ku kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI kanë kërkuar që të këtë një debat lidhur me shkarkimet dhe emërimet e reja të ministrave, gjë që nuk është lejuar nga Kryetari i Kuvendit.

17:42
Kryemadhi zbulon planin për largimin e Ramës: Nga nesër…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se prej ditës së nesërme do të këtë shumë zhvillime nga radhët e opozitës për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

17:37
Opozita largohet, Berisha nuk lëshon foltoren

Pasi opozita kërkoi që seanca e sotme e jashtëzakonshme të shoqërohej me debat, kërkesë që nuk u miratua, deputetët e opozitës u larguan nga salla.

17:18
Kuvend, dekretet votohen pa debat. Opozita largohet nga Kuvendi

Seanca e jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri nisi me opozitën në sallë, por, pasi nuk u lejua debati për dekretet, deputetët opozitarë u larguan nga salla.

16:52
Top Talk/ Gjoni: Protesta studentore është zbehur. Ja arsyeja

E ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, ekspertja e shkencave të komunikimit Edlira Gjoni, deklaroi se pjesëmarrja në protestën studentore është zbehur për faktin se ata nuk zgjodhën një përfaqësi.

16:24
Top Talk/ Gjoni: Përplasja Rama-Meta s’ka lidhje me Kushtetutën. Pas saj qëndron…

Edlira Gjoni, eksperte e shkencave të komunikimit, e ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja analizoi përplasjen e kohëve të fundit mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

16:03
Balili do të dalë në gjykatë së shpejti. Dosja ndodhet te Krimet e Rënda

Klement Balili ndodhet në qelitë e paraburgimit në Tiranë, në pritje të daljes para gjykatës për masën e arrestit. Ndërkohë, dosja hetimore ndaj tij është dorëzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në gjykatë.

15:43
Hetimet për tenderin e Unazës. Drejtori i ARRSH në prokurori për kompaninë DH Albania

Hetimet për tenderat e fituara nga kompania guaskë DH Albania për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” dhe ndërtimin e linjës së tensionit të lartë Burrel-Peshkopi ka hyrë në një fazë intensive.

15:29
Studentët: Duam mësim! Pengohemi në hyrje të universitetit

Një sondazh në Fakultetin e Ekonomisë, ku kanë marrë pjesë 80% e studentëve, tregon planin e protestës më tej.

15:17
Kuvendi voton sot ministrat. Opozita në sallë, 62 deputetë duan të flasin

Parlamenti mblidhet pasdite në seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri.

15:09
Balili u arrestua në vitin 2006. Në pranga bashkë me dy policë, për 750 kg hashash

Klement Balili u arrestua për herë të parë në vitin 2006. Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë.

14:52
Moti i keq, drejtori i Emergjencave Civile, letër bashkive: Duhet të…

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nisur nga situata e ditëve të fundit ku një pjesë e madhe e vendit u përfshinë nga reshjet e dendura të dëborës, u ka dërguar një letër kryetarëve të Bashkive.

14:20
Çështja “Mayorga”, akuzat ndaj Ronaldos në një fazë të re

Çështja Mayorga-Cristiano Ronaldo është pasuruar me zhvillime të reja.

14:15
Mourinho bëhet komentator, 68 mijë euro për ndeshje…me një kusht!

Jose Mourinho gjeti një punë të re pa u mbushur mirë muaji, që nga shkarkimi i tij nga Manchester United.

13:35
Gjonaj sqaron Zërin e Amerikës: Rikonfirmuat qasjen e gabuar

Çështja e procedurave të testimit të punonjësve të rinj në policinë e burgjeve ka nxjerrë sërish përpara medieve këtë të mërkurë, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

13:15
Ndërhyrje në impiantin e Bovillës, Veliaj: Investimi më i madh në ujësjellës në 20 vite

Bashkia e Tiranës ka nisur investimin më të madh në 20 vitet e fundit në ujësjellës, për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e Bovillës, si dhe për të ndërtuar një linjë të re transmetimi, e cila rrit ndjeshëm furnizimin me ujë për qytetarët, veçanërisht ata që jetojnë në periferi.

13:02
Elbasan, emërohet prefekti i ri. Gledian Llatja, kandidat i mundshëm për Bashkinë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, prezantuan Prefektin e ri të Qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja, i cili së fundmi mbante detyrën e shefit të kabinetit në Ministrinë e Energjetikës.

12:31
I nxehti në Australi rrezikon edhe kafshët në kopshtet zoologjike

Ndërsa Europa dhe pjesë të tjera të globit po ngrijnë në temperatura nën zero dhe të mbuluar nga bora, qytetet australiane po përvëlohen.

12:30
Bullgarët blejnë Telekomin për 50 milionë euro

Shitja e kompanisë së telefonisë celulare “Telekom Albania” është finalizuar për 50 milionë euro te shoqëria “Albania Telecom Invest AD”, me aksionerë biznesmenin e fuqishëm bullgar, Spas Roussev, si dhe zotin Elvin Guri, një sipërmarrës shqiptar i mirënjohur në Bullgari.

12:20
Sfidat “e çmendura”, Youtube ndalon videot “e rrezikshme”

Klipet në Youtube që përmbajnë “shaka” të rrezikshme, apo që të trazojnë emocionalisht, janë ndaluar nga platforma.

12:16
Nënshtetësi për refugjatët. Ndryshimet e ligjit do të shkojnë në Parlament

E drejta për të fituar shtetësinë shqiptare do t’u njihet edhe refugjatëve e personave në mbrojtje plotësuese.

12:16
Gërdeci, fruti i egër me shumë sekrete mjekësore

Bima medicilane Gërdeci, ka një veçantë. Ky frut i egër që fsheh shumë sekrete dhe është me plotë vlera mjekësor.

12:12
“Injorantët e Parlamentit” sonte në “Top Story”

“Injorantët e Parlamentit”, kjo është tema që Top Story do sjellë sonte në transmetim në orën 21:00 në Top Channel.

12:12
Banda e Selenicës, historia e atentateve deri tek i fundit në Vlorë

Plagosja e mikut të Llanajve, Mikel Mehmetajt, mbrëmjen e së hënës në Vlorë, është ngjarja më e fundit kriminale e një kalvari të gjatë atentatesh me vrasje dhe plagosje, ndaj asaj që quhet “banda e Selenicës” dhe që përbëhet nga anëtarë të fisit Llanaj.

12:10
Divorci me BE-në, Britania futet në territor të panjohur

Ajo e djeshmja ishte një mbrëmje ku u luajt shumë, e u pasua nga një dramë e paprecedentë që do të ketë pasoja edhe përtej Britanisë së Madhe.

12:03
Në shtëpinë tonë/ Një parukeri vetëm për fëmijë

Prej disa javësh një çift rusë që kanë vendosur të jetojnë në Tiranë, kanë hapur një parukeri për fëmijë, si për vajza ashtu dhe për djem.

12:02
Meta: Politika në shërbim të paqes, mision ende i papërmbushur

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në Konferencën “Politika e mirë në shërbim të paqes”, që u zhvillua në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku u prezantua mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes 2019.

12:00
Tenderi i “Unazës së re”, kreu i ARRSH-së thirret në Prokurorinë e Tiranës

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është thirrur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, për t’u marrë në pyetje mbi tenderin e dyshimtë të “Unazës së re”, që u anulua pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve nga kompania “DH Albania”.

11:54
Wake Up/ Basketbollisti i 40 titujve flet për kushtet skandaloze të stërvitjes

Gerti Shima është një emër shumë i njohur për sportdashësit e basketbollit.

11:50
Wake Up/ Sharr Braina :Unë s’jam Butrint Imeri, di të këndoj

Sharr Braina është një talent i ri në tregun muzikor.

11:46
Wake Up/ Si falsifikohet qumështi/djathi me vaj palme dhe niseshte!

Profesor Kristaq Bërxholi, ekspert i sigurisë ushqimore i ftuar në ” Wake Up” u shpreh se, në Shqipëri përdoren disa mënyra për të falsifikuar produktet ushqimore.

11:45
Superkupa e Italisë, në Jeddah të Arabisë Saudite luhet Milan-Juventus

Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Italisë, mes Milanit dhe Juventusit, në stadiumin “Mbreti Abdullah” e Arabisë Saudite.

11:38
Gjirokastër, moti dhe braktisja rrënojnë shtëpitë historike

Në Gjirokastër, ritmi i rrënimit të banesave historike mbetet shumë i lartë, sidomos për kategorinë e pronave që kanë numër të madh pronarësh.

11:29
Perfeksion në gjimnastikë, Ohashi si Nadia Comaneci

Deri më sot, e vetmja gjimnaste e vlerësuar me notën maksimale 10 ka qenë rumunia, Nadia Comaneci, në Lojërat Olimpike të Montrealit të vitin 1976, turne ku ajo arriti të fitojë 3 medalje të arta.

11:23
Portokallet nuk shiten, fermerët e Karbunarës ankohen për mungesë tregu

Luan Begaj, nga Karbunara e Lushnjes, është një nga fermerët e shumtë që kanë mbjellë agrume në këtë zonë.

11:21
Sfida e radhës për Mayn, tani përballë mocionit të mosbesimit

Qeveria e Theresa Mayt përballet me një mocion mosbesimi gjatë kësaj të mërkure, pasi deputetët refuzuan planin e saj të “Brexit”-it.

10:57
Korçë, procedohet kontrollori i kolaudimit. U denoncua nga “Fiks Fare”

Denoncimi mbrëmjen e së hënës nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, i skandalit të ryshfetit në pikën e kontrollit teknik të automjeteve në qytetin e Korçës, ku shumë thjesht mund të merrej kolaudimi i automjetit pa e vrarë mendjen nëse është apo jo në parametrat e duhura, ka sjellë procedimin penal në gjendje të lirë të një 56-vjeçari, me funksionin e kontrollorit.

10:36
“Rally Dakar”, tërhiqet Brabec, Price merr kryesimin

Renditja e përgjithshme në kategorinë e motorëve pësoi sërish ndryshime. Tani, në krye të saj është Toby Price, edhe pse e mbylli etapën e tetë në vendin e tretë.

10:23
Rama: Portal për studentët. Do të marrin përgjigje për çdo pyetje

Pasi mori në telefon një lumë mesazhesh me pyetje nga studentët, Edi Rama ka vendosur krijojë një rubrikë më vete në portalin e bashkëqeverisjes, për këdo kërkon të sqarohet.

10:10
Keqardhje në BE, Juncker-Londrës: Qartësoni qëllimet sa më shpejt

Udhëheqësit e Bashkimit Europian i kërkuan Britanisë të vendosë shpejt sesi do të evitojë “Brexit”-in pa marrëveshje, pasi Parlamenti britanik refuzoi planin e arritur me shumë mund të tërheqjes nga Theresa May.

10:03
Aktorja shndërrohet në një Barbie për filmin mbi kukullën më të famshme (FOTO)

Warner Bros dhe Mattel janë bashkuar për të sjellë kukullën e famshme Barbie në ekranin e kinemasë, që do të portretizohet nga aktorja Margot Robbie.

09:44
Panairi i makinave në Detroit, vetëm Volkswagen nga Gjermania (Foto)

Fuoristrada, kamionçina dhe makina sportive, ishin ato që u vendosën në qendër të skenës në shfaqjen automobilistike në Detroit, që nisi këtë vit me më pak prodhues automobilësh dhe me më shumë paqartësi.

09:27
ARRSH: Jugu “heq qafe” zinxhirët. Në veri e qendër, disa akse me ngrica (Foto)

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në rrugë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ripërsëritur edhe paraditen e kësaj të mërkure thirrjen për kujdes gjatë lëvizjes, sigurisht me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistikën por edhe udhëzimet e Policisë Rrugore, sikurse të përdorin zinxhirët në akset ku është domosdoshmëri.

09:11
Greqi, Tsipras kërkon votëbesimin në Parlament

Parlamenti grek është shndërruar në një arenë debatesh politike, në seancën dyditore për votëbesimin e qeverisë që ka kërkuar kryeministri Tsipras, pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, nga koalicioni qeveritar, dhe largimit të partisë së tij “Grekët e pavarur”, që kundërshton marrëveshjen e Prespës.

08:51
Ish-presidenti meksikan, 100 mln dollarë ryshfet nga “El Chapo”

Ish-presidenti meksikan, Enrique Peña Nieto akuzohet se ka marrë një ryshfet 100 milionë dollarësh nga “mbreti” i karteleve të drogës, Joaquin Guzman, i njohur edhe si “El Chapo”, sipas një dëshmitari në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në SHBA.

08:29
Putin do të vizitojë Beogradin, akuzon SHBA se po destabilizon Ballkanin

Presidenti rus, Vladimir Putin pretendon se Shtetet e Bashkuara po destabilizojnë Ballkanin duke “shpallur rolin e tyre dominues” në rajon, pretendim ky i publikuar gjatë një interviste për mediet serbe.

05:26
Tusk: Qëndrimi në BE, zgjedhja më e mirë për Britaninë

Zgjidhja e vetme pozitive, pasi parlamenti britanik kundërshtoi marrëveshjen e Kryeministres Theresa May për tërheqjen nga Bashkimi Evropian, është që Britania të qëndrojë në BE, tha të martën kryetari i udhëheqësve të BE-së, Donald Tusk.

04:38
Çeçenia vijon përndjekjen e homoseksualëve, vdesin dy burra, torturohen dhjetëra të tjerë

Dy burra kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë arrestuar pasi autoritetet në Çeçeni filluan një sulm të ri ndaj njerëzve homoseksualë. Policia filloi grumbullimin e homoseksualëve në dhjetor dhe i ka dërguar ata në një ‘kamp përqendrimi’ ku ata janë torturuar, pohojnë organizatat LGBT.

03:47
Cavushoglu: Turqia po kontribuon për ruajtjen e paqes në Siri

Turqia po bën atë që kërkohet për të ruajtur paqen dhe për të parandaluar shkeljet në Idlibin verior, bastioni i fundit i madh rebel në Siri, tha të hënën ministri i jashtëm turk.

02:55
Ish mesfushori i Milanit kthehet në Itali, nënshkruan me Parmën

Pas 18 muajsh në tokën turke, ku u aktivizua me skuadrën e Trabzonsporit, mesfushori sllovak Juraj Kucka rikthehet sërish në Itali, por këtë herë për të veshur fanellën e skuadrës emiliane të Parmës.