‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Klement Balili do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të enjten në orën 14:00 për vlerësimin e arrestit pas masës së sigurisë të shpallur nga e njëjta gjykatë, në dhjetor 2016.
Ndërkohë, sipas një procesverbali të dorëzuar në prokurori nga Policia e Shtetit gjatë ditës së sotme, policia sqaron se çfarë ndodhi në fakt, duke thënë se “pas negociatave për dorëzim, u krye ekzekutimi i masës së sigurisë”, version ky që realisht sqaron edhe debatet nëse Klement Balili u arrestua apo u vetëdorëzua.
Sipas qëndrimit të policisë, e gjitha kjo lexohet si një vetëdorëzim, ashtu sikurse është thënë në rrugë jozyrtare nga burimet e policisë se Klement Balili iu vetëdorëzua policisë pas negociatave me numrin 1 të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen hetimore të dorëzuar ditën kur u vetëdorëzua Klement Balili, ai akuzohet për 4 vepra penale, trafik, grup kriminal, pastrim parash dhe fshehje nga taksat.
Në kërkesën për gjykim, prokurori Eneid Nakuci thotë se Klement Balili implikohet në trafikun e 678 kilogramë kanabis sativa të papërpunuar.
Sipas prokurorisë, në datën 6 maj 2016, dy skafistë u nisën nga brigjet e Sarandës për të transportuar me skafin “Vasilikis” ngarkesën e kanabisit, ata kanë komunikuar me Klement Balilin, i cili gjithashtu ka komunikuar edhe me një shtetas grek për mënyrën se si do të zbarkohej droga në Zakinthos.
Top Channel