Presidenti Ilir Meta mori pjesë në Konferencën “Politika e mirë në shërbim të paqes”, që u zhvillua në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku u prezantua mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes 2019.

Në fjalën e tij, duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës shprehu falënderimet dhe kënaqësinë e veçantë për ftesën e marrë, për të qenë pjesë e kësaj aule, për të diskutuar rreth mesazheve të Atit të Shenjtë në Ditën Botërore të Paqes.

Ai theksoi ndër të tjera se, mesazhet e Papa Françeskut vënë në dukje se, politika e mirë në shërbim të paqes, zhvillimit, mirëqenies dhe begatisë është një mision ende i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral, por edhe kombëtar.

Top Channel