E martë, 23 Tetor 2018
20:22
Mbetjet spitalore trajtohen keq; KLSH gjen shkelje

Kontrolli i Lartë i Shtetit konfirmoi shqetësimin që për javë të tëra Top Channel ngriti në investigimin për mbetjet spitalore. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, këto mbetje në disa spitale nuk trajtohen, por hidhen bashkë me mbetjet urbane duke u bërë burim infeksionesh e sëmundjesh.

20:17
“Plehrat na sëmurën. Humba babanë dhe nënën nga helmet”

Mbi 100 ton me mbetje urbane shkarkohen në një ditë në fushën e plehrave të Fierit në lagjen Sheq. Banesat me malin e mbetjeve janë shumë pranë. Kjo fushë nuk është e izoluar apo e rrethuar në mënyrë që plehrat të jetë të lokalizuar, për pasojë plehrat përhapen në lagjen përbri.

20:07
“Kriminelët do izolohen”, skema për të penguar komunikimin jashtë burgjeve

Bardhyl Kaçorri do jetë drejtuesi i e ri të policisë se burgjeve, i cili do të zëvendësojë Enrik Sulemajnin i shkarkuar pas përplasjeve për transferimin e Ervis Martinaj në spitalin e burgut. Në prezantimin e drejtorit të ri, Kryeministri bëri një paralajmërim për të gjithë drejtuesit e institucioneve të cilët bashkëpunojnë me krimin.

20:01
Bastet, Tabaku për Top Channel: Po tërheqin vëmendjen nga krimi. Reagon Rama

Pak minuta pas transmetimit të intervistës në Top Channel me Jorida Tabakun, e cila theksoi se nisma e Ramës për bastet është thjesht një tërheqje vëmendje nga krimi dhe droga, kryeministri ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

19:53
Parku i fshehtë në Nju Jork ku futen vetëm ata që kanë çelës

Thellë në Manhatan është një park me histori të veçantë, histori që e bën të jetë një nga thesaret e qytetit.

19:53
Përgjimet tradhtuan trafikantët, zbulohet dosja se si u implikuan edhe dy ish-deputetë

Droga, korrupsioni dhe skema e tjetërsimit të tokave do të gjykohen si një histori e pandarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila do të vlerësojë kushtet si u arrestuan dy ish-deputetët.

19:52
Bastet, PD nuk beson; Tabaku: Nisma e Ramës do rrisë informalitetin

Opozita nuk beson se qeveria e ka seriozisht mbylljen e basteve. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku në një intervistë për Top Channel thotë se nisma e qeverisë do rrisë informalitetin.

19:36
Pazar për hetimet, skandali sonte në “Fiks Fare”

Fiks Fare do të denoncojë sot në mbrëmje veprimet e një prokurori dhe të disa policëve, të cilët përmenden në disa përgjime të kryera me vendim gjykate.

19:10
Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Presidenti Donald Trump është zotuar të tërhiqet nga një marrëveshje e rëndësishme e armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë me Rusinë, duke akuzuar Moskën për shkelje të saj.

18:51
U pagua nga Greqia? Reagon Shpëtim Idrizi: A jeni në terezi të kokës o shqiptarë!

Lajmi për financime greke të mediave në Shqipëri, por edhe të disa individëve në vendin tonë nuk i shpëtoi pa u përmendur emri as Shpëtim Idrizit, kreu të PDIU, i cili ka reaguar ditën e sotme me një status të gjatë në profilin e tij të “Facebook”-ut.

18:34
Kufiri detar, Turqia paralajmëron Greqinë

Turqia paralajmëroi Greqinë të martën se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmërimi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikuar të zgjeronte ujërat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.

18:21
Veliaj: PD e ka kthyer shpifjen në zanat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi vendimin e sotëm të gjykatës e cila dënoi sot anëtarin e Partisë Demokratike në këshillin bashkiak, Akil Kraja, për akuzën e shpifjes.

18:13
McGregor zbulon pse humbi ndaj Khabib: Rikthehem dhe fitoj!

Conor McGregor ka pranuar se ka bërë shumë gabime në ndeshjen ku u detyrua t’i dorëzohej Khabib Nurmagomedov më 6 tetor, pavarësisht pritshmërive.

18:07
Alibeaj: “Forca e Ligjit” s’ekziston, bosët e krimit janë të lirë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur hije dyshimi mbi mega-operacionet, të cilësuara si suksese nga policia, pasi deri më tani nuk është arrestuar asnjë “bos i krimit”.

17:58
Veliaj: Mbyllja e basteve, ndihmë për ekonominë e familjeve

Pasditen e së martës, Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, zhvilloi një dëgjesë me qytetarët në Njësinë numër 3 në qytet.

17:22
Erdogan: Khashoggi, viktimë e një vrasjeje mizore

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, që ndodhi në Konsullatën Saudite në Stamboll, ishte e planifikuar, si dhe theksoi se kërkesa e tij është që 18 personat e lidhur me vrasjen të gjykohen në Stamboll

17:20
Integrimi, Meta në Austri: Pritshmëria e Shqipërisë, shumë e madhe

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Austri, me ftesë të homologut austriak Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi bisedime dypalëshe në krye të dy delegacioneve respektive.

16:59
Doli nga burgu me leje e s’u kthye më, kapet pas 1 viti në Vlorë

Një 36-vjeçar i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg është arrestuar paraditen e së martës nga policia e Vlorës, pasi nuk është kthyer brenda afateve të lejes së daljes nga burgu.

16:47
Trafiku i drogës drejt Malit të Zi, policia jep detaje për grupin kriminal

Policia ka vazhduar operacionet për goditjen e grupeve kriminale dhe ditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Tamara”, i cili ka vënë në pranga 6 anëtarë të një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës.

16:45
Fuqia e dashurisë – Episodi 87

Xhoisi zbulon se kush është dashnorja e Euzhenios. Sibeli kthehet në Brazil. Mira nervozohet kur Elena i thotë Kaios se babai i tyre do të kthehet së shpejti.

16:36
Gjykata dënon këshilltarin e PD, reagon Basha: Vendimi nga kamikazja e Ramës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka dënuar për shpifje këshilltarin e PD në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja.

16:30
Gjykata dënon këshilltarin e PD për shpifje ndaj Veliajt

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot këshilltarin bashkiak të PD, Akil Kraja, për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

16:13
Top Talk/ Kocaqi: Një vend i NATO-s nuk mund të ndërhyjë në një vend tjetër të NATO-s

Profesoresha e Shkencave Politike, Helena Kocaqi i konsideroi financimet greke në Shqipëri një “ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë që ka qëllim cenimin territorial të Shqipërisë”.

16:04
Top Talk/ Kocaqi sulmon politikën: Po hesht për financimet sepse Greqia ia di të palarat

Profesoresha e Shkencave Politike, Helena Kocaqi deklaroi në studion e “Top Talk” se “politika greke di shumë dhe nëse aktorët politikë shqiptarë flasin mbi financimet greke kanë frikë se mos vënë veten në objekt sulmi të grekëve që ia di të gjitha të palarat”.

15:59
Top Talk/ Financimet greke, Kocaqi: “Zien” Athina, hesht Tirana

Skandali i financimeve greke ka tronditur opinionin dhe politikën në Greqi. Opozita greke kërkon zgjerim hetimesh për sasinë dhe destinacionin e parave, ndërsa në vendin tonë nuk ka asnjë reagim.

15:45
Koleksioni i librave të rrallë. Botime mbi 500 vjet që flasin për shqiptarët

Ca rrëfime librash të vjetër, ndër 500 vite, shkruar në shumë gjuhë, për shqiptarët e djeshëm, por që shumë thonë edhe për ne të sotmit.

15:16
Kontroll bizneseve pasive. Në sitë nga tatimet për fshehje taksash

Bizneset e deklaruara si pasive në tatime, por që në të vërtetë vazhdojnë aktivitetin do të kalojnë në vlerësim tatimor nga zyra.

15:05
Ulen temperaturat, ndotet ajri në Maqedoni

Me uljen e temperaturave dhe me fillimin e sezonit të ngrohjes qendrore, automatikisht është rritur niveli i ndotjes në vend.

14:53
Spital i ri në QSUT. Rama: Rritim pagat për mjekët dhe infermierët

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, u çel kantieri për ndërtimin e spitalit të ri të kirurgjisë dhe sëmundjeve të brendshme, që sipas kryeministrit Edi Rama do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit që i ofrohet pacientëve.

14:36
Hapet mensa e shtatë sociale në Tiranë

Pas rikonstruksionit të 3 mensave sociale ekzistuese dhe hapjes nga e para të 3 të tjerave, kryeqytetit i është shtuar edhe një mensë e re në Njësinë nr.7.

14:24
Pse njerëzit vazhdojnë të punojnë kur fitojnë llotari?

Ka shumë histori njerëzore që kanë fituar llotari dhe përsëri vazhdojnë të punojnë.

14:19
Gjenden pjesë të trupit të gazetarit të vrarë saudit

Pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur këtë të martë në kopshtin e Konsullatës së Përgjithshme të sauditëve në Stamboll, sipas burimeve të Sky News.

14:07
Gjiknuri: Kamionët shkatërrojnë rrugët

Kamionët që tejkalojnë peshën janë cilësuar si shkatërruesit kryesorë të rrugëve kombëtare nga Ministria e Infrastrukturës.

14:03
Akuzat për ryshfet, qeveria e Maqedonisë i mohon

Qeveria maqedonase këmbëngul se askush nuk i ka korruptuar ligjvënësit e opozitës të votojnë në favor të marrëveshjes historike të ndryshimit të emrit, e hedh poshtë edhe raportet se është ofruar rrëzimi i akuzave për deputetët që janë aktualisht duke u gjykuar në disa raste të profilit të lartë.

13:54
Banorët kundër kanalit. Në Këmishtaj thonë se po u ngushton rrugën

Hapja e kanaleve të kullimit duhet të jetë një lajm i mirë për banorët e çdo fshati, por në Këmishtaj të Divjakës banorët po e kundërshtojnë investimin e ri.

13:40
Pa firmosur kontratë, Bolt nuk stërvitet me Mariners

Ëndrra e madhe e Usain Bolt për t’u bërë futbollist profesionist është venitur ndjeshëm kohët e fundit.

13:36
Policia tregon aksionet e një muaji: Kapëm 300 të fortë!

Policia i serviri mediave disa pamje që, sipas saj, i përkasin operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, i nisur që në mes të muajit shtator.

13:33
Makina e kafesë prej ari dhe diamante (Foto)

Ajo quhet Espresso Veloce Royal dhe është një aparat kafeje me vlerë 187 mijë euro.

13:31
A ka ndryshuar mënyra e shprehjes së afeksionit mes Princit William e Kate Middleton?

Kanë kaluar  gjashtë muaj të qetë për Dukën dhe Dukeshën eCambridge që nga ardhja në jetë e fëmijës së tyre të tretë, Princit Louis, e tashmë çifti ka rifilluar detyrat e përbashkëta mbretërore.

13:30
Fitorja e Raikkonenit “çmend” komentatorin finlandez (Video)

Ndodh që edhe një inxhinier mund të humbasë kontrollin. Kështu mund të përshkruhet ajo që ndodhi me Ossi Oikarinen, teknik i Formulës 1 në periudhën 1996-2011, gjatë komentit të tij të garës së Austin në SHBA, që u fitua nga Kimi Raikkonen.

13:14
“Lutuni të mos e fitoni lotarinë”

Kate Maltby, CNN – Filmi i famshëm i vitit 1988, “Heathers”, që tani po jepet si shfaqje muzikore në Uest End të Londrës, ka një pjesë ku “vajzat e famshme” të shkollës bëjnë një sondazh të pazakontë: “Trashëgove 5 milionë dollarë në të njëjtën ditë që alienët zbritën në tokë dhe thanë se do ta hedhin planetin në erë brenda 48 orësh. Çfarë do të bësh?” Përgjigjet janë sa të larmishme, po aq dhe të papritura. Disa betohen të bëjnë bamirësi. Dikush do të joshte Madonën në prostitucion. Dikush do të bënte sulme vetëvrasëse në kopshte zoologjike, që “ju dhe luanët të vdisni njësoj.”

13:11
Naftë në vend të ujit

Banorët e Mbreshtanit në Berat duhet të udhëtojnë 2 km për të mbushur ujë.

12:59
Shkaktarë të sherrit në parket gjatë Lakers-Houston, dënohen 3 basketbollistë

Sherri që shpërtheu në parket, në sfidën mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets në NBA, nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e kampionatit më të bukur të basketbollit në botë.

12:58
80 kg kanabis drejt Malit të Zi, 6 të arrestuar

Policia e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe kanë kapur 80 kilogramë kanabis.

12:43
Ankaraja ndalon Athinën. Cavusoglu: Nuk lejojmë zgjerim të ujërave greke

Ankaraja i është kundërvënë sërish Athinës, pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili ndërsa dorëzonte mandatin tha se Greqia do të zgjerojë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, duke filluar nga ishulli Otonos e deri në Kythira, e në vazhdim deri në përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin.

12:40
Maturantja e shkëlqyer e Durrësit

Nensi është një nga maturantet e shkëlqyera të qytetit bregdetar të Durrësit. Ndër vite është fituese e disa olimpiadave dhe gjithnjë synon të arrijë maksimumin në rrugën e gjatë të edukimit, ashtu si dhe motra e saj që studion në Gjermani.

12:28
NBA, me LeBronin dhe sërish pa fitore…LA Lakers

Los Angeles Lakers, edhe me LeBron James e ka shumë të vështirë për të gjetur fitoren e parë në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.

12:23
Çështja “Toyota Yaris”, Basha: Përveç Ballës, të përfshirë edhe dy socialistë të tjerë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në orën 11:30 u paraqit te Prokuroria e Tiranës për çështjen “Toyota Yaris”.

12:15
Akuzohet për trukim, Ylli i Kuq i Beogradit zgjedh heshtjen

Ylli i Kuq i Beogradit (Crvena zvezda) ka vendosur të heshtë në lidhje me akuzat për trukimin e ndeshjes së Champion League me Paris SG, që u fitua nga kjo e fundit me rezultatin tenistik 6-1.

12:07
Balla: Krenar që pasnesër votojmë shfarosjen e basteve

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste të martën përfundoi me propozimin për shkarkim të 11 kryetarëve të degëve në rrethe, për mospërmbushje detyrash e objektivash, neglizhencë dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita.

11:59
Erdogan: Vrasja e Khashoggit, e paramenduar! Ku ndodhet trupi? Kush e urdhëroi?

Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë e planifikuar disa ditë para se të ndodhte.

11:51
Bosnje-Kroaci, gati 100 emigrantë kalojnë natën në rrugë

Rreth 100 emigrantë, përfshi familje me fëmijë, ngritën një kamp gjatë natës në një pikë kalimi kufitar mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, me synimin për të kaluar pikërisht në vendin ballkanik, njëherësh pjesë e Bashkimit Europian.

11:31
Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për Redi Popeskun

Pronari i lokalit në zonën e bllokut ku ndodhi masakra e 4 tetorit me një të vrarë dhe dy të plagosur u lirua paraditen e së martës nga Gjykata e Tiranës.

11:24
Kush janë turqit e laboratorit të Hasit?

Policia ka arrestuar 5 persona për laboratorin e heroinës në Has, që dyshohet se ishin punonjës. Ndërkohë, në kërkim janë dy shtetas turq.

11:21
SHBA heq shkrimet e Detit të Vdekur: Rezultatet treguan se ishin false

Një muze amerikan ka hequr nga ekspozimi fragmente të asaj që besohej se ishin pjesë të shkrimeve të Detit të Vdekur, pasi testet treguan se ato ishin false.

11:13
Champions League, Man. Utd-Juventus ose CR7-Pogba

Këtë mesjavë luhen ndeshjet e radhës për Champions League. Ditën e sotme, vëmendja është e përqëndruar te supersfida e “Old Trafford”-it, mes Manchester United dhe Juventusit.

11:03
Tabaku: Ata që flasin sot kundër basteve, kumarxhinj të politikës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se “ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike”.

11:01
“Lonely Planet”, 10 qytetet që duhen parë në vitin 2019

“Lonely Planet” e ka përfshirë sërish Shqipërinë në listën e vendeve që duhen vizituar për vitin 2019, këtë radhë në kategorinë e vendeve që ofrojnë më shumë për “vlerën më të mirë”.

10:56
Mbyllen edhe bastet “online”. Vendoset në ligj, organizimin do e bëjë shteti

Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin që mbyll nga 1 janari i vitit 2019 të gjitha bastet sportive, bingot, bastet me gara dhe lojrat e fatit “online”.

10:54
Kërcënohet Sorosi, gjendet letër-bombë në shtëpinë e tij

Policia e Nju Jorkut thotë se ka shkatërruar në mënyrë të kontrolluar një letër-bombë, të gjetur në shtëpinë e biznesmenit miliarder George Soros.

10:50
Koreja e Jugut: Qytetarë, mos konsumoni kanabis në Kanada! Dënoheni!

Koreja e Jugut ka paralajmëruar shtetasit e saj të mos tymosin marijuanë në Kanada, teksa iu ka thënë se, pavarësisht ligjërimit të saj gjatë javës së kaluar atje, përdorimi i hashashit përbën ende shkelje të ligjeve të Seulit.

10:29
Veset që nuk duhet të shfaqni kur jeni në punë

Në stafin e punës ka dhe nga ata që nuk do ju pëlqejnë. Por nëse shefi dhe kolegët kanë shfaqur shenja që nuk ju pëlqejnë, diçka me siguri keni bërë.

10:23
Palmer ndalet edhe në Prishtinë, takime me Thaçin e Haradinajn

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer pritet të takojë këtë të martë në Prishtinë udhëheqësit më të lartë të Kosovës.

10:08
PS shkarkon 11 kryetarë degësh në rrethe

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste përfundoi me shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve në rrethe, për mospërmbushje detyrash e objektivash, neglizhencë dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita. Elisa Spiropali doli përpara mediave pas mbledhjes, duke thënë se ka pasur shkarkime për shkak të “degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë”. Spiropali tha se […]

09:53
Vrasja e gazetarit saudit, Erdogan: Do të tregoj të vërtetën “lakuriqe”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar se do të zbulojë “të vërtetën lakuriqe” për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, në Konsullatën saudite në Stamboll.

09:46
Cristiano, me orë 2 milionë euroshe në konferencë për shtyp (Foto)

Cristiano Ronaldo doli përpara mediave ditën e hënë, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Manchester United-Juventus. Futbollisti i Juventusit u paraqit me një orë me diamantë që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve. Ora e markës Jacob & Co, e gamës Caviar Torubillon ka plot 424 diamantë të bardhë dhe të kuq, të shpërndarë në të gjithë […]

09:15
Bleinroth: Ballkani Perëndimor trafikon armë në BE dhe kudo ku ka konflikt

Gjermania dhe Franca kryesojnë nismën në Ballkan: Një rajon pa armë ilegale deri në 2024, flet për DW eksperti Marcus Bleinroth.

09:11
Njerëzit po hanë plastikë! Ndotja në trup, nga peshku dhe pirja e ujit me shishe plastike

Ndotja nga plastika nuk ka kursyer as trupin e njeriut. Shkencëtarët e kanë konfirmuar këtë për të parën herë.

09:07
Maqedoni, VMRO DPMNE konfirmon shkarkimet: Bënë marrëveshje me Zaev

Opozita ka njoftuar vendimet e marra në Komitetin Qendror të thirrur me urgjencë.

09:02
Trump kërcënon Rusinë e Kinën: Rrisim arsenalin bërthamor

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të rrisin arsenalin e tyre bërthamor për t’iu bërë presion Rusisë dhe Kinës.

08:54
Kavajë, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 54-vjeçar

Efektivë të Komisariatit të Policisë së Kavajës kanë bërë të mundur arrestimin e një 54-vjeçari, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

08:45
Aksident rrugor në Lushnje, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnje-Rrogozhinë, pranë Konjatit, mëngjesin e kësaj të marte, prej të cilit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit.

08:32
Hapet ura më e gjatë në botë që lidh brigjet e detit, vetëm për shoferë të autorizuar

Një urë 20 miliardë dollarëshe, që lidh Hong Kongun dhe Macaun me qytetin kinez Zhuhai, është hapur zyrtarisht këtë të martë, në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti Xi Jinping, duke shënuar kështu përfundimin e urës më të gjatë në det të ndërtuar ndonjëherë, 9 vite pas fillimit të punimeve.

08:26
Digjen automjetet në Elbasan. Servisi, pronë e një të arrestuari që kërkohej nga drejtësia italiane

Një zjarr ka rënë gjatë orëve të natës mes të hënës dhe kësaj të marte në një servis makinash në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar djegien e 9 automjeteve.

06:03
Kush është njeriu që drejtoi vrasjen e gazetarit në konsullatën arabe

Ai drejton media sociale për princin e kurorës së Arabisë Saudite, ka udhëhequr arrestimin e qindra njerëzve të elitës së vendit të tij dhe, sipas dy burimeve të inteligjencës, ai drejtoi vrasjen brutale të gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, duke dhënë urdhra nëpërmjet Skype.

05:26
Së shpejti premiera e filmit “Klimt & Schiele – Eros and Psyche”

“Klimt dhe Schiele, Eros dhe Psike” është titulli i filmit që do të dalë së shpejti në sallat e kinemave Europiane. Me regji të Michele Mally, ky film u dedikohet burrave, jo vetëm piktorëve, por edhe shkrimtarëve, skulptorëve dhe muzikantëve, që në fillim të 1900-ës “vranë” etërit e tyre artistikë, duke u bërë sjellës idesh të reja në art, larg rrymave klasike dhe atyre që mësoheshin në Akademinë e Arteve të Bukura, në Vienë.

04:31
Khan në konferencën saudite të investimeve: Kemi nevojë dëshpëruese për investime

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan u nis për në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në një konferencë investimi, të bojkotuar nga shumë udhëheqës të tjerë perëndimorë, të ndikuar nga vdekja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.

03:47
Kërkohet nga Bayern, City gati të “blindojë” Sane

Leroy Sane është një nga futbollistët që po spikatin te Manchester City dhe drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje menjëherë për t’i rinovuar kontratën.

02:55
Italia-BE-së: Nuk ndryshojmë buxhetin, por monitorojmë borxhin në vitet në vijim

Italia i tha Komisionit Europian të hënën se do të përmbushte planet e saj të buxhetit 2019 në kundërshtim me rregullat fiskale të BE, por premtoi të mos e fryjë më tej deficitin e saj në vitet në vijim.

02:11
Kushner: Arabia të zbardhë vrasjen e gazetarit, bota po e ndjek me vëmendje

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner tha të hënën se i kishte kërkuar princit të kurorës së Arabisë Saudite të ishte transparent për vrasjen e Jamal Khashoggi dhe i tha atij “bota po e sheh” rrëfimin e Rijadit për zhdukjen e gazetarëve.

01:28
Përcaktohet shkalla e dëmtimit, ja kur rikthehet Messi

Lionel Messi u dëmtua në bërryl gjatë një dyluftimi me futbollistin e Sevillas, Mudo Vásquez, në sfidën e të shtunës në mbrëmje, në “Camp Nou” dhe u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 26′, ndërkohë që deri atëherë kishte shënuar një gol dhe kishte asistuar një tjetër.

00:43
Dalin në shitje sendet personale të shkencëtarit Stephen Hawking

Studimet e tij, librat e tij, teza e tij e doktoratës, por edhe karrigia e tij me rrota, ishin të mirat më ikonike që i përkisnin Stephen Hawking, astro-fizikantit më të famshëm të kohëve tona, i cili ndërroi jetë në mars të vitit të shkuar, në moshën 76-vjeçare.

00:01
Mori ryshfet, ish kryeministri kroat dënohet me dy vite e gjysmë burg

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader u dënua me dy vjet e gjysmë burg të hënën për marrjen e ryshfetit gjatë luftës së viteve 1991-95, nga banka e atëhershme “Hypo Alpe Adria” e Austrisë.

E hënë, 22 Tetor 2018
23:29
Autoritetet turke nuk lejohen të kontrollojnë një makinë të konsullatës arabe

Autoritetet turke u penguan të kërkojnë të hënën një autoveturë saudite të parkuar në Stamboll, sepse nuk iu është dhënë leje nga konsullata arabe.

23:01
Open/ Berisha: Plani B, përmbysje e qeverisë me revoltë popullore

I ftuar në studion e “Open”, kryeministri Berisha vuri në dukje se plani B i opozitës ndaj mazhorancës së kryesuar nga Edi Rama do të jetë revolta popullore.

22:54
Berisha në “Open”: Po humbasim me Marrëveshjen e Detit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për negociatat aktuale të qeverisë shqiptare me atë greke për kufirin detar.

22:34
Bastet, Berisha në “Open”: Edi Rama do t’i japë monopolin kompanisë së Olsi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka shprehur jo pak herë në profilin e tij në “Facebook”, se nisma e qeverisë për të mbyllur pikat e basteve është veçse një manovër për t’i dhënë monopolin kompanisë të vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.

22:25
“Open”/ Berisha: Rama, Bushati e Dako të lidhur me krimin në Shkodër e Durrës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion ‘Open’ riakuzoi kryeministrin Rama si dhe ministrin Bushati, e deputetin Luan Harusha se janë të lidhur me bandën kriminale të Bajrave në Shkodër.

22:19
Moratti: Ky Inter më kujton atë të tripletës

Ish-presidenti i Interit, Moratti ka folur për suksesin e zikaltërve në derbi ndaj Milanit, duke thënë se kjo skuadër i ngjan me atë të tripletës së famshme.

22:08
Ronaldo rikthehet në “Old Trafford”: Triumfon Juventusi!

Ronaldo rikthehet mbrëmjen e së martës në “Old Trafford”, aty ku ka zhvilluar një pjesë të madhe të karrierës së tij, por këtë herë si kundërshtar.

21:49
Ngjarja në ish-Bllok, Berisha në “Open”: Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Ervin Matën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar në ‘Open’ përplasjen me armë që ndodhi pak javë më parë në një lokal në bllok, ku mbeti një i vdekur dhe dy të plagosur.

21:28
Berisha: Rama dhe Dako të lidhur me bandën e “Avdylajve”

Nga studioja e “Open” në Top Channel deklaroi se dy nga kriminelët e arrestuar ditën e djeshme, e njohur si banda e “Avdylajve” në Durrës ka lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

21:20
Open/ Laboratori i heroinës, Berisha: U arrestuan fshatarët, jo bosët e drogës

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Open” të Eni Vasilit, teksa foli për operacionin e policisë në Has ku u zbulua një laborator heroine, tha se policia arrestoi vetëm fshatarët dhe jo bosët e vërtetë të drogës.

21:13
Berisha në “Open”: Policia dekonspiroi operacionet e ndërkombëtarëve

I ftuar mbrëmjen e së hënës në “Open” ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, që ka folur edhe për operacionin e fundit policor që çoi në arrestimin e 26 personave.

20:59
Dukeshës Kate nuk i ulet fustani (FOTO)

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet e saj: I qëndrojnë të ngritur.

20:51
Analiza 30 mijë lekë; Prindërit e fëmijëve me sindromën Down tregojnë vështirësitë

Tetori është muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Karotipi është një analizë që e kryejnë të lindurit me sindromën Down. Mbi bazë të saj individi përfiton pagesën e aftësisë së kufizuar.

20:32
Fiks Fare/ Fëmijët e Bulqizës, të dënuar pa fëmijëri

Emisioni Fiks fare solli sonte një reportazh nga qyteti i Bulqizës, ku fëmijët 8 -10 vjeçarë punojnë në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom. Varfëria e tejskajshme ka detyruar shumë fëmijë të këtij qyteti të mbledhin dhe shesin krom. Filmimet e kryera nga gazetarët e Fiks fare tregojnë gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet qyteti i Bulqizës, sakrificën e përditshme të fëmijëve dhe familjarëve të tyre , të cilët detyrohen të bëjnë këtë punë të rëndë për një pagesë minimale. Fitimi për këta fëmijë që punojnë në stogjet e kromit, në të zezë dhe pa asnjë masë sigurie, varion nga 600 deri ne 1000 lekë të reja në ditë.

20:25
Supermarketet amerikane duken ndryshe në Kinë

Walmart është marka më e njohur e supermarketeve në SHBA. Jo një, por disa prej pronarëve të Walmart renditen mes 100 më të pasurve në botë.

19:54
Flamurtari mund Tiranën, vendos goli brazilian

Flamurtari fitoi 1-0 ndaj Tiranës në ndeshjen që mbylli javën e 9 të Kategorisë Superiore, dhe që ringjiti skuadrën bregdetare në zonat e larta të renditjes. Në një 90-minutësh ku trajneri Ardi Mema sfidonte ekipin vendas dhe mësuesin e tij Ilir Daja, triumfuan vlonjatët me një gol në fraksionin e dytë.

19:48
Konviktet, të pajetueshëm; Asgjë s’ka ndryshuar në Qytetin Studenti

Kryeqyteti pret edhe këtë vit të ri akademik studentët nga rrethet, një pjesë e mirë e të cilëve shohin si zgjedhje më të përshtatshme për të banuar në konviktet e Qytetit Studenti. Top Channel ka bërë një vëzhgim brenda godinave të rezidencës universitare studentore nr.1 në Tiranë, për të parë se çfarë ofron kjo rezidencë dhe kushtet në të cilat ata jetojnë.