Nis seanca e parë për dosjen “Revanshi”, në sallë vetëm një prej të akuzuarve, Durim Bami dhe Aldo Avdyli përfaqësohen nga avokatët
Fshatra të bllokuar, por edhe rrugë të qytetit të Peshkopisë që duhen pastruar. Kjo është situata e paraqitur nga Peshkopia, ku thuhet se puna për hapjen e tyre ka vijuar përgjatë të gjithë natës e po ashtu edhe në orët e mëngjesit të kësaj të marte.
Në Dibër raportohet një situatë më e qëndrueshme, megjithatë, ulja e temperaturave dhe erërat e forta mund të sjellin bllokime rrugësh si pasojë e ngricave.
Situata është më emergjente në fshatrat e njësive administrative të zonave të thella. Deri më tani, puna për hapjen e rrugëve është fokusuar në ato fshatra ku ka më shumë banorë. Pamjet e ardhura në redaksinë e Top Channel tregojnë mjetet borëpastruese dhe të kriposjes së rrugëve, që kanë punuar gjatë natës.
Në këtë zonë verilindore, rreth 20 për qind e fshatrave vijojnë të jenë të izoluara, përmendim këtu Selishtën, Luzninë, Lurën, Arrasin, Zallë Dardhës, disa fshatra të ish-komunës Melan, etj..
Top Channel