Një i burgosur 62-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka pasur komplikacione shëndetësore.

Në orët e para të mëngjesit në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore.

I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore.

Pas marrjes së ndihmës së parë në burg, për shkak të rëndimit të gjendjes ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.

Gjatë transportit, si dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, gjendja e tij ishte e rëndë. Më pas ndërroi jetë.

Në përputhje me procedurat ligjore, organet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel