Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit Parlamenti mblidhet pasdite në seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri.
Ilir Meta duket se e ka marrë me qetësi dhe pritet që të mos dekretojë para seancës propozimin që Edi Rama të jetë edhe ministër i Jashtëm.
“Kushtetuta e para, Kushtetuta e para”, tha Meta për gazetarët.
Pa qetësi, mazhoranca po pret që kreu i shtetit të shprehet para seancës për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e kryeministrit Edi Rama formalisht në krye të diplomacisë.
“Besoj se deri në 17:00 Presidenti t’i ketë dhënë fund kësaj historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe në të gjitha ministritë të vijojë puna”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Ndryshimet e fundit në kabinet nuk kanë lënë indiferentë opozitën, e cila, si rallëherë, ka regjistruar të gjithë emrat e deputetëve për të folur në Parlament, veprim që, sipas mazhorancës, rregullorja nuk ua lejon për shkak se sot nuk parashikohen diskutime, por vetëm votim të dekreteve të Presidentit.
Porositë e fundit, opozitarët pritet t’i marrin në mbledhjen e orës 16:00, para nisjes së seancës ku do të vendoset mbi mënyrën e reagimit nëse fjala e tyre nuk lejohet në Parlament.
Top Channel