Deri më sot, e vetmja gjimnaste e vlerësuar me notën maksimale 10 ka qenë rumunia, Nadia Comaneci, në Lojërat Olimpike të Montrealit të vitin 1976, turne ku ajo arriti të fitojë 3 medalje të arta.

Historia përsëritet pak a shumë pas rreth 43 vitesh, e protagoniste bëhet Katelyn Ohashi, në turneun Collegiate Challenge të zhvilluar në Anaheim të Kalifornisë.

Gjimnastja 21-vjeçare mori notën maksimale në ushtrimet e lira, teksa interpretoi nën tingujt e një kolazhi këngësh të legjendës së muzikës “Pop”, Michael Jackson.

Ushtrimet e kryera nga Ohashi ishin spektakolare, me gjimnasten që i mrekulloi të gjithë. Videoja e interpretimit të saj bëri xhiron e botës, e vetëm pasditen e së martës ajo u pa nga 35 milionë persona, ndërkohë që në “Youtube” ajo ka arritur deri në 4.7 milionë klikime.

Top Channel