Denoncimi mbrëmjen e së hënës nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, i skandalit të ryshfetit në pikën e kontrollit teknik të automjeteve në qytetin e Korçës, ku shumë thjesht mund të merrej kolaudimi i automjetit pa e vrarë mendjen nëse është apo jo në parametrat e duhura, ka sjellë procedimin penal në gjendje të lirë të një 56-vjeçari, me funksionin e kontrollorit.

Siç njoftohet nga policia e Korçës, specialistët e seksionit kundër korrupsionit kanë nisur procedimin ndaj tij për veprën penale të “korrupsionit pasiv në sektorin privat”.

  Fiks Fare/ Skandali i kolaudimit në Korçë, 3 000 lekë për të kaluar makinën

Procedimi ndaj tij ka nisur mbi faktet e publikuara me zë dhe figurë gjatë emisionit të së hënës në “Fiks Fare” në Top Channel, ku shtetasi në fjalë shihej teksa merrte një sasi parash prej 3.000 lekësh për të mundësuar kalimin e një mjeti në pikën e kolaudimit.

Top Channel